Gazeta Shqiptare

Vrau gruan me çekiç, gjykata e Shkodrës lë në burg 69- vjeçarin

Avokati: Të kryhet ekspertim psikik, të konfirmohe­t gjendja e shëndetit të tij mendor Dëshmon Bashkim Teli: Më kërkonte para, humba kontrollin dhe e qëllova

-

Gjykata e Shkodrës ka zhvilluar ditën e djeshme seancën gjyqësore nda 69- vjeçarit Bashkim Teli, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshor­tes së tij, Suzana Shemuni. Teli u njoh me masën e sigurisë "arrest me burg" pa afat. Seanca u kryesua nga gjyqtarja Izabela Radovani. Prokurori Vat Staka kërkoi arrest me burg pa afat për shtetasin Bashkim Teli, ndërsa avokati i caktuar, Agim Martini, ka kërkuar të kryhet një ekspertim psikik për të konfirmuar gjendjen e shëndetit mendor të tij. Gjykata vlerësoi të ligjshëm ndalimin e 69- vjeçarit dhe vendosi masën e sigurisë arrest me burg.

SEANCA GJYQËSORE

Bashkim Teli, i akuzuar si autor i vrasjes së bashkëjetu­eses së tij disa ditë më parë në Shkodër, u njoh ditën e djeshme me masën e sigurisë ' arrest me burg' deri në përfundim të hetimeve. Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se Teli ka shfaqur çrregullim­e. Përpara trupës gjykuese 69vjeçari ka rrëfyer krimin e kryer, ndërkohë që ka tronditur trupin gjykues me dëshminë e tij, duke shfaqur shenja të qarta halucinaci­onesh. Ashtu si edhe në dëshminë e dhënë përpara grupit hetimor, Teli ka treguar se e ka vrarë gruan e tij të dytë, pasi i ka kërkuar paratë e pensionit. Ai tregoi se mjekët e kishin këshilluar të merrte ilaçe dhe të rrinte i qetë, të mos kishte konflikte me njeri, por debatet me Suzanën ishin të shumta. Në debatin e fundit, ai tregon se situata i doli nga kontrolli dhe më pas kishte ndërmarrë aktin makabër, duke e qëlluar me çekiç bashkëshor­ten, çka i ka shkaktuar asaj vdekjen e menjëhersh­me. "Donte të dinte se ku i shpenzoja paratë dhe i donte ajo për vete. Disa herë ia kam dhënë, ndërsa këtë herë nuk doja t'ia jepja. Ajo u nervozua dhe filloi të ngrinte zërin. Me pas humba kontrollin dhe e qëllova. Kuptova pas pak se kishte humbur jetën dhe dola nga banesa", - dëshmoi ai. Ndërkohë, avokati mbrojtës ka kërkuar ekspertimi­n neoro- psikik të klientit të tij, pasi në bazë të të dhënave dhe ngjarjes, Bashkim Teli shfaq shenja të forta psikike, të cilat mund ta kenë çuar atë të kryejë këtë krim. Sipas avokatit, Teli ishte rrëzuar disa vite më parë duke pësuar tri të çara në kokë, gjë e cila vërtetohet dhe nga shtrimi në spital për afro 45 ditë. Çfarë lë të dyshohet se i moshuari vrasës mund të ketë probleme psikike, për të cilat u kërkua një ekzamin- im. Në fund të seancës, gjykata vlerësoi të ligjshëm ndalimin e shtetasit Bashkim Teli dhe vendosi masën e sigurisë arrest me burg. Sakaq, në seancën gjyqësore mësohet se nuk kanë qenë pjesëmarrë­se asnjëra nga vajzat e 69- vjeçarit. Dy vajzat e tij jetojnë prej vitesh në Tiranë dhe nuk kanë pasur kontakt me babain, pasi nuk kanë qenë dakord me martesën e tij me Suzanën pas vdekjes së nënës së tyre.

NGJARJA

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës mbrëmjen e 26 prillit, ku një 69- vjeçar ka vrarë bashkëshor­ten e tij, duke e goditur me çekiç në kokë. Mësohet se krimi ka ndodhur në familjen Teli, ku Bashkim Teli i ka marrë jetën gruas së tij, Suzana. Shkak për krimin e rëndë janë bërë paratë, ku pas një debati, burri ka masakruar me çekiç gruan. Krimi ka ndodhur në lagjen "Parrucë", ku mbeti viktimë 58vjeçarja Suzana Shemuni. Pas ndarjes nga gruaja e parë, Teli është zhvendosur në Tiranë për të shkolluar vajzat, ku ka jetuar për shumë vite në kryeqytet. Pikërisht në Tiranë i moshuari ishte njohur me Suzana Shumanin, edhe kjo nënë me fëmijë. Sapo kishte dalë në pension, 69- vjeçari kishte marrë bashkëjetu­esen e tij dhe kishte vendosur të bashkëjeto­nte në Shkodër, në banesën e tij, aty ku ndodhi krimi. Gruaja e parë e Bashkim Telit është ndarë nga jeta para disa vitesh, ndërsa ka dy vajza nga martesa e parë. Ndërsa viktima Suzana Shemuni ka 6 fëmijë, të cilët jetojnë në Itali, ndërsa ka qenë disa herë e martuar para bashkëjete­sës me Bashkim Telin.

 ??  ?? Autori i krimit, Bashkim Teli
Autori i krimit, Bashkim Teli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania