Gazeta Shqiptare

Ngacmoi 11- vjeçaren në Delvinë, nxënëse e klasës së pestë, ndalohet mësuesi

Tepelena: Jam i pafajshëm, po akuzohem për një gjë që nuk e kam kryer

-

DELVINE: Specialist­ët e Seksionit për Krimet në komisariat­in e policisë të Delvinës kanë ndaluar mbrëmjen e së shtunës mësuesin Neshat Tepelena, 58 vjeç, banor i fshatit Kalasë, Bashkia Delvinë. Ndalimi i 58- vjeçarit Neshat Tepelena u bë sepse akuzohet për veprën penale "Veprime të turpshme me të mitura", pasi duke qenë mësues ciklin fillor në shkollën 9vjeçare "Ali Hajdini" në Delvinë, dyshohet se ka kryer këtë vepër penale ndaj një nxënëseje të klasës së pestë, 11 vjeçe. Materialet hetimore në ngarkim të Neshat Tepelenës iu referuan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme. Pas denoncimit të familjarëv­e, por edhe të vetë vajzës në komisariat­in e Delvinës dhe pas dëshmisë së tyre, Tepelena është sho-

DËSHMIA

"Ata kot më akuzojnë. Keni bërë gabim që më kë keni sjellë këtu. Jam fare kot këtu. Vajza ka qenë për disa vite radhazi nxënësja ime, që nga klasa e parë dhe tani është në të pestën. Edhe herë të tjera e kam thirrur këtë nxënëse, por edhe të tjera në klasë për probleme të ndryshme të klasës. Mua edhe mund të më ndaloni, por shumë shpejt do të më lironi se jam i pafajshëm dhe akuzohem kot për një gjë që nuk e kam kryer kurrë", është shprehur Neshat Tepelena. qëruar në komisariat. Speasnjë moment nuk e ka prancialis­të të hetimit në policinë uar akuzën. "Ata kot më e Delvinës për orë të tëra kanë akuzojnë. Keni bërë gabim që marrë në pyetje të akuzuarin kë keni sjellë këtu. Jam fare e dyshuar për veprime të turpkot këtu. Vajza ka qenë për shme me të mitur, por ai në disa vite radhazi nxënësja ime, që nga klasa e parë dhe tani është në të pestën. Edhe herë të tjera e kam thirrur këtë nxënëse, por edhe të tjera në klasë për probleme të ndryshme të klasës. Mua edhe mund të më ndaloni, po shumë shpejt do të më lironi se jam i pafajshëm dhe akuzohem kot për një gjë që nuk e kam kryer kurrë", është shprehur Neshat Tepelena. Rreth dy muaj më parë, 11vjeçarja me inicialet A. H., ka qenë duke pastruar bashkë me një shoqen e saj në korridorin e shkollës. Sipas dëshmisë së vajzës, mësuesi i kërkoi asaj që të shkonte në klasë. E mitura ka shkuar tek mësuesi, ndërsa ai e kishte puthur në faqe. Fill pas këtij episodi, vajza e traumatizu­ar ka shkuar në shtëpi dhe i ka rrëfyer episodin gjyshes e gjyshit me të cilët ajo jetonte, ndërkohë që nga frika nuk pranonte të shkonte në shkollë. "Ajo çfarë i ndodhi vajzës nuk u denoncua menjëherë për paragjykim", thotë nëna e vajzës. Bërja publike nga media vuri në lëvizje edhe familjarët për të bërë denoncimin bazuar mbi dëshminë e vajzës. Sakaq, hetimet policore kanë vijuar edhe paraditen e së dielës, ku janë thirrur për të pyetur në prani të psikologes edhe disa vajza të tjera, shoqe të 11- vjeçares. A. S.

 ??  ?? Mësuesi Neshat Tepelena
Mësuesi Neshat Tepelena

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania