Gazeta Shqiptare

Vrasja në Kamëz, Petrit Kurti mohon djalin e tij: Të kthehet dënimi me vdekje

Babai i Vladimirit, autorit të krimit, i kërkon falje familjes Buçi për tragjedinë "Po rrisim monstra, si mund ta vrasësh tjetrin në banesën e tij"

-

Pas ngjarjes së rëndë në Kamëz ku humbi jetën Agim Buçi dhe u plagos bashkëshor­tja e tij, policia vuri në pranga dy nga autorët e dyshuar, shtetasit Ruzhdi Hode dhe Vladimir Kurti. Babai i autorit të tragjedisë, i cili akuzohet se qëlloi me armë mbi çiftin Buçi, kërkoi falje ditën e djeshme për veprimin e djalit të tij. Petrit Kurti mohoi Vladimirin, duke e konsiderua­r ish- djalin e tij. Në një intervistë për "TV Klan", 55- vjeçari tha se nuk ka fjalë për atë çfarë shkaktoi Vladimiri. "I kërkoj falje familjes Buçi për tragjedinë që i shkaktoi ish- djali im… Të na falin, ne nuk e kemi traditë këtë gjë. U dhëntë Zoti durim se nuk i kthehet më buzëqeshja dhe botën po t'u japësh. I bëj thirrje si prind me shpirt e zemër, Presidenti­t të Republikës, kryetarit të Parlamenti­t, Edi Ramës të mblidhen direkt ta shfuqizojn­ë atë ligj famëkeq, për këta monstra që dalin. Jemi duke rritur mostra, dënimi me vdekje të nisë nga djali im, pasi po rrisim monstra. Si mund t'i shkosh tjetrit në banesën e tij", u shpreh Petrit Kurti, babai i autorit të vrasjes së Agim Buçit. Petriti nuk ka qëndruar në banesë pas krimit, duke iu frikësuar ndonjë hakmarrjej­e. Ai rrëfen se ka tentuar të kontaktojë me familjen Buçi me anë të njohjeve të përbashkët­a, por asnjë person nuk e merr përsipër ndërmjetës­imin, pasi krimi konsideroh­et i rëndë. "Nuk e merr kush përsipër me aq sa njoh unë këtu. Edhe sot kam tentuar, por me kanë thënë se krimi është i rëndë. Shpresa e vetme është ndihmë e Zotit", u shpreh 55- vjeçari. Më herët vëllai i viktimës, Rufat Buçi tha se vendosjen e drejtësisë ia kishin lënë në dorë shtetit. Dy të rinjtë Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hoda pritet të dalin sot para gjykatës për të mësuar masën e sigurisë. Ata e kanë pranuar krimin, ndërsa kanë treguar edhe vendin ku kanë hedhur pistoletën, e cila me gjithë përpjekjet e policisë nuk është gjendur ende.

GRABITJA

Falë pamjeve filmike të sekuestrua­ra nga kamerat e sigurisë në marketin ku ndodhi grabitja në Kamëz, policia ka rindërtuar skenën e krimit ku mbeti i vrarë kryefamilj­ari Agim Buçi dhe u plagos bashkëshor­tja e tij. Ngjarje e cila ndodhi në prani të djalit të mitur të çiftit Buçi, në rrugën "OSBE" rreth orës 21: 07 të së mërkurës. Kur Merita Buçi po bëhej gati të mbyllte dyqanin ushqimor, dy persona të armatosur, konkretish­t Ruzhdi Hode dhe Vladimir Kurti, të maskuar me kapele dhe me veshje sportive hynë për ta grabitur. Në ato momente në dyqan ndodhej 44- vjeçarja së bashku me djalin e mitur 6vjeçar. Për të frikësuar autorët ajo ka nxjerrë një thikë dhe ka thërritur bashkëshor­tin. Në këtë moment, në market hyri Agimi, i cili u përlesh me agresorin Vladimir Kurti. Ky i fundit nuk ka hezituar dhe i ka drejtuar pistoletën në gjoks, duke e qëlluar nga afër. Bashkëshor­tja Merita ka tentuar t'i vijë në ndihmë Agimit, por grabitësit kanë qëlluar edhe mbi të duke e plagosur. Pasi kanë qëlluar dy herë në drejtim të çiftit, autorët kanë marrë paratë dhe kanë dalë në rrugë, duke ecur për disa metra në këmbë.

 ??  ?? Petrit Kurti, babai i Vladimirit
Petrit Kurti, babai i Vladimirit
 ??  ?? Vladimir Kurti
Vladimir Kurti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania