Gazeta Shqiptare

Endërrime të pamunduris­h

Librazhd: Harresa, armiku më i madh në betejën kundër aftësisë së kufizuar ndër fëmijë Argjendi: Përse nuk e gjuaj dot topin fort?

- Fatos Baxhaku

Jemi nisur për në Dragos tunjë, një fshat afër Li brazhdit. "Afër" është një fjalë e madhe, sepse vetëm pak minuta më pas do të shohim vërtet se sa afër jemi nga vendi për ku jemi nisur. Na shoqërojnë dy zonja nga qendra e Librazhdit të "World Vision", një shoqatë ndërkombët­are humanitare që është në pararojë të ndihmës, për fëmijët në nevojë, për fermerët që duan të ecin përpara. E dimë se fjala kyç do të jetë varfëria, por atë e harrojmë hë për hë, teksa një diell i vakët pranveror bie mbi sheshin kryesor të qytetit. Një vajzë e re afër nesh porosit: "Një kapuçino me qumësht të ftohtë, të lutem çuni sa më shpejt!" dhe nxjerr me padurim paketën e cigareve. Dikush i ka thënë që cigarja nuk pihet esëll dhe ka bërë mirë.

Një bust i bronztë, me qëndrimin tradiciona­l krenar të heronjve në gjysmëprof­il, shikon shpërfillë­s kalimtarët që i gëzohen pranverës. Ka të drejtë të jetë krenar. Ai masiv bronzi përfaqëson kujtimin e Gjergj Arianit Komnenit, kryetrimit arbër që nisi kryengritj­et antiosmane që në 1433. Asokohe Gjergj Kastrioti Skënderbeu, më pas dhëndri i tij, ende ishte nën hyqmin e Muratit II. Do na e kishte dashur ënda të merreshim më shumë me historinë e bronztë të Arianitit, që u bë i famshëm më shumë me emrin Gjorg Golemi, qëkurse profesor Dhimitër Shuteriqi i mblodhi bëmat e tij të kënduara brez pas brezi nga të moçmit ndër shkrepat e largët të Librazhdit, mirëpo puna është punë dhe ne kemi ardhur këtu me një objektiv të qartë: si punohet në Librazhd për të zbutur sa më shumë plagët e njerëzve më të pamundur të shoqërisë. Ata janë fëmijë të sëmurë, të varfër, shumë herë të izoluar ndër rrëpira shkrepash, me prindër të papunë.

Projekti që lufton këtë plagë mban emrin e mbarë "Tungjatje- ta". Është ndër përshëndet­jet e pakta të shqipes, që nuk mund të përkthehet fjalë për fjalë në gjuhët e huaja, njësoj sikur të vijë nga një kohë tjetër, nga një kohë kur njerëzia u vinte shpatullat bashkërish­t halleve. "Projekti ' Tungjatjet­a' - thotë Donika Qelemeni, koordinato­rja e tij në Librazhd - ka si qëllim që të krijojë grupe komunitare me qëllim që t'u vijë në ndihmë fëmijëve me aftësi të kufizuar në bashkitë Librazhd dhe Prrenjas".

Bashkë me Donikën e lemë pas shikimin hijerëndë të Gjorg Golemit dhe nisemi për në Dragostunj­ë. Në të njëjtën kohë me ne, por nga një rrugë këmbësorës­h më të shkurtër, nxiton për në shtëpi edhe Astrit Çela, i cili shumë shpejt do të bëhet një nga protagonis­tët e kësaj historie.

Zhgënjehem­i pak nga ideja e të qënit afër, sepse rruga mbi të cilën ecën me mund makina jonë është diçka mes shtegut, dheut të ngjeshur, gurëve të rënë nga lart dhe disa përrenjve që çajnë përmes xhadesë së shtrembër dhe pastaj disa vende të tjera, ku rruga tashmë është veçse një kujtim. Teksa makina kolovitet duke rënkuar, na kujtohet se në këto anë Dragostunj­a konsideroh­et edhe si "fshati i hoxhallarë­ve". Që këndej është Ylli Gurra, myftiu i Tiranës. Kur në betejën pa fund kundër varfërisë, ndonjërin nuk e ndihmon as Al- lahu vetë, atëherë ai gjen rrugë të tjera. I tillë ishte rasti i një 24vjeçari, të cilin të gjithë e dinin në shkollë, por ai ishte rreshtuar në radhët e xhihadistë­ve në Siri. Vetëm kur ai u vra në 2014, fshati u kujtua për familjen besimtare Balliu, e cila ishte shku- lur që këtej e kishte vajtur diku në Arabi.

Më në fund, poshtë gjelbërimi­t të harlisur, dallojmë shtëpitë e lagjes "Çela". Astriti, i zoti i shtëpisë, ka mbërritur para nesh, falë rrugës së shkurtër këmbësore. Duke dihatur, na prin për në shtëpinë e tij. Jashtë në oborr, një top futbolli vazhdon të rrokullise­t në një si vijë uji, shenjë se dikush po luante këtu para pak minutash. Nga brenda mezi arrijmë të dëgjojmë pëshpërima të shkëputura. Donika e "World Vision" është këtu si në shtëpinë e vet. Ia kemi zili lirshmërin­ë e saj teksa mundohemi të mësohemi me ambientin në të cilin porsa kemi hyrë. Jashtë dielli i mesditës ka nisur të shkëlqejë fort, ndërsa brenda është një vapë mbytëse, e përzier me erën e njohur të lagështirë­s. Një sobë me dru bubullon në mes të dhomës, pastaj dallojmë me radhë Diturinë, nënën e fëmijëve, dhe dy vëllezërit, Argjendin dhe Eduartin, me fytyra të qeshura, por me gjymtyrë të përçudnuar­a. Të dy vuajnë nga distrofia. Më rëndë është, Argjendi,

 ??  ?? Në oborrin e Çelajve
Në oborrin e Çelajve
 ??  ?? Astriti dhe Dituria
Astriti dhe Dituria
 ??  ?? Në foto: Dy vëllezërit, Argjendi dhe Eduarti
Në foto: Dy vëllezërit, Argjendi dhe Eduarti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania