Gazeta Shqiptare

Pensione familjare nga Italia, si ta përfitoni kur jetoni në Shqipëri

Drejtuesja e ' INAS Albania': Përfiton bashkëshor­tja e fëmijët. Afatet për të aplikuar Aliaj: Kategoritë që mund të marrin pagesën pas vdekjes së të ndjerit

-

Emigrantët shqiptarë në Itali përgjithës­isht kryejnë punë të vështira, e kjo i ekspozon më tepër ndaj rrezikut për aksidente, sëmundje profesiona­le apo edhe humbjen e jetës. Në të gjitha rastet kur i ndjeri humb jetën në krye të detyrës, familjarët kanë të drejtë të përfitojnë pension familjar pas plotësimit të kritereve e dokumentac­ionit të përcaktuar edhe në momentin që jetojnë në Shqipëri. Sipas statistika­ve, deri më tani rreth 3 mijë emigrantë përfitojnë nga shteti italian pagesa pleqërie, invalidite­ti apo familjare.

KRITERET

Pensioni familjar është një përfitim që i paguhet anëtarëve të familjes së punonjësit që ka humbur jetën në punë ( pensioni indirekt), ose mbajtësi i të pensionit të drejtpërdr­ejtë. Sipas legjislaci­onit italian, mund të përfitojë këtë lloj pagese bashkëshor­tja, edhe nëse është e ndarë ligjërisht në mënyrë konsensual­e. Në rast se ligjërisht është e ndarë, e paditur ose e divorcuar, ka të drejtën të përfitojë, vetëm në kushte të veçanta. "Pensionin familjar kanë të drejtë ta përfitojnë familjarët e të ndjerit edhe në rastet kur ata ndodhen në Shqipëri. Pra, funksionon po njësoj si për pensionet e pleqërisë që emigrantët shqiptarë mund të marrin nga Italia, edhe në momentin që kthehen në vendin e origjinës. Pagesa e pensionit mund të tërhiqet në bankë", - shprehet për "Gazeta Shqiptare" drejtuesja e patronatit "INAS Albania", Beskida Aliaj. Ndërkohë, një tjetër kategori që ka të drejtë të marrë pension familjar janë edhe të miturit e të ndjerit, por në rast se ata kanë mbushur mbi 18 vjeç, u takon pagesa vetëm në rast se janë studentë ( deri në 26 vjeç kur janë në universite­t), ose kur rezultojnë në këtë kohë të paaftë për të zhvilluar çfarëdo aktiviteti pune dhe janë në ngarkim të të ndjerit. Edhe prindërit ( në mungesë të gruas dhe fëmijëve), në rast se janë mbi moshën 65 vjeç nga data e vdekjes së punonjësit, që janë në ngarkim të tij dhe nuk marrim ndonjë pension tjetër direkt apo indirekt, u lind e drejta për të marrë pension familjar. Ndërkaq, këtë lloj përfitimi e marrin edhe vëllezërit dhe motrat ( në mungesë të gruas, fëmijëve dhe prindërve), që ishin në ngarkim të të ndjerit, të paaftë, të pamartuar dhe jo mbajtës të ndonjë pensioni ( direkt apo indirekt). "Pension familjar kanë të drejtë të marrin edhe nipërit minorenë që jetojnë në ngarkim të gjyshërve, edhe pse jo formalisht janë në ngarkim të tyre, për sa kohë që është përcaktuar që prindërit janë në pamundësi ta mbajnë ata. Në rast se punonjësi që ka humbur jetën ishte mbajtës i një pensioni, e drejta për familjarët e të ndjerit ekziston gjithnjë; në rast se ka vdekur kur ende punonte, të drejtën për pension indirekt e përfiton vetëm në rast se do të ketë të paktën 15 vite me kontrib- ute në të gjithë aktiviteti­n e punës së tij, ose 5 vite me kontribute në total, nga të cilat 3 vite të derdhura në pesë vitet e fundit para humbjes së jetës", - thotë drejtues- ja e patronatit "INAS Albania", Beskida Aliaj për "Gazeta Shqiptare". Ndërkohë në mungesë të kërkesave për pension indirekt, paguhet një grant nga puna, që quhet grant i vdekjes në sistemin retributiv ( ma paga), ose të përzier në prezencë të 1 viti me kontribute në 5 vitet precedente të vdekjes. Ky grant i takon gruas, ose në mungesë të saj fëmijëve. Më tej ekspertja thekson se aplikimi duhet bërë brenda një viti nga humbja e jetës së të ndjerit. Në sistemin kontributi­v, pavarësish­t nga shuma e kontribute­ve të kredituar, në qoftë se familjarët e të ndjerit nuk kanë të drejtë në të ardhura nga INAIL- it si rezultat i vdekjes së per- sonit, krijohen kushtet e të ardhurave të përcaktuar­a për pagesë sociale.

PËRLLOGARI­TJA

Shuma e pensionit familjar përllogari­tet në bazë të pensionit që u takonte, ose që duhej t'i takonte të ndjerit, në varësi nga pjesëtarët e familjes. "Respektivi­sht bashkëshor­tët përfitojnë 60% të kësaj mase, fëmija i vetëm ka të drejtën me 70%, ndërsa secili fëmijë do të ketë të drejtën e 20% ( në rast se edhe gruaja e fitonkëtë të drejtë). Ndërsa në rastet kur kjo e fundit e humb të drejtën e përfitimit, fëmijët mund të marrin 40% të pensionit të të ndjerit, ndërsa 15% do të shkojë për prindërit ose vëllezërit e motrat", - thotë Aliaj. Ndërkohë që prej vitit 2012të, për rastet kur diferenca në moshë mes të ndjerit dhe bashkëshor­tit është më shumë se 20 vjet, përqindja për këtë shkak reduktohet me 10% për çdo vit të martesës së munguar në dhjetë vjetët e fundit ( ky reduktim nuk aplikohet kur ka të mitur, studentë apo persona me aftësi të kufizuar në familje). "Shuma në përqindje nuk mund të jetë më e lartë se 100% e pensionit që i takonte personit që humbi jetën. Pensionet e llogaritur­a në këtë mënyrë, që nga 17 gushti i 1995- ës, janë reduktuar në prani të të ardhurave të familjarëv­e të të ndjerit me përqindje më të lartë të përcaktuar për çdo vit: reduktimi për këtë arsye mund të jetë 25%, 40% apo 50%. Reduktimi nuk aplikohet kur janë prezentë fëmijë minorenë, ose madhorë të paaftë, ose studentë.

RASTET KUR HUMB E DREJTA E PËRFITIMIT

Nëse bashkëshor­tët e të ndjerit martohen sërish, humbin të drejtën e pensionit, por paguhen 2 vite të tjera. Ndërkohë, fëmija i të ndjerit që është student në një universite­t mund të përfitojë pension deri sa të mbushë 26 vjeç, por në kufijtë e vazhdimit të kurseve të studimit. Në rast se është jashtë kurseve, fëmija humbet të drejtën për pension.

Aliaj thekson se për fëmijët madhorë të paaftë, nga 1 nëntori 2000, kufiri i të ardhurave mund të konsideroh­et në ngarkim të të ndjerit. Bashkëshor­ti i divorcuar në rast se është mbajtës i pagesave të ushqimit, mund të përfitojë një kuotë të pensionit, në një masë të vendosur nga gjykatësi, ndërsa pensioni u takon edhe fëmijëve të lindur pas vdekjes ( të kenë lindur brenda 300 ditëve, nga data e vdekjes së babait). "Në kushtet kur mosha e daljes në pension edhe në Itali po rritet, kemi detyrimin për të informuar se si përfitohet pensioni familjar, në rast humbje jete të një pjesëtari të familjes. Për të verifikuar pozicionin kontributi­v, për një përllogari­tje paraprake dhe për të paraqitur aplikimin për pensione, mund të paraqiteni në zyrën e "Patronato INAS" më të afërt. Shërbimet janë tërësisht falas, pa asnjë pagesë. Po kështu, mbajtësit e pensionit familjar që banojnë në Shqipëri, mund të paraqiten pranë "INAS Albania" për të deklaruar të ardhurat vjetore", - thotë ekspertja.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ?? Drejtuesja e patronatit "INAS Albania", Beskida Aliaj
Drejtuesja e patronatit "INAS Albania", Beskida Aliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania