Gazeta Shqiptare

DOKUMENTET E PANJOHURA PËR FISHTËN Protesta e trazirat në Bosnje kur ishte student

Botohet libri studimor i Blerina Sutës, të dhënat e reja për klerikun shqiptar dhe eposin Letra e Fishtës në shtator 1891: Më mirë kaloj në laicitet, sesa njoh si mësues...

- Fatmira Nikolli

Vlerësimi jo i shkëlqyer i Fishtës në sjellje është i lidhur me pjesëmarrj­en e tij në ‘ protestën’ pa shembull, organizuar nga studentët shqiptarë të Fakultetit të Teologjisë të Livnos ( dërguar aty me ndihmë të Austro- Hungarisë), kundër lektorit P. Agostino Èengiæ. Viti 1891 duket se ka qenë një vit vendimtar në formimin e fratit të ri. Gjendur në minorancë, bashkë me shqiptarët e tjerë, ai tregohet i ndjeshëm ndaj reagimit më të vogël të etërve lektorë në fakultet, që sipas letrave rezulton të ketë qenë ' diskriminu­es', në krahasim me qëndrimin që mbahej ndaj klerit vendas. Në një letër që daton 20 shtator 1891, shkruar në italisht nga vetë Fishta – siç e dëshmon kaligrafia - dhe e firmosur nga gjashtë studentë të tjerë shqiptarë, drejtuar Provincial­it të Urdhrit, Fishta dhe shokët e tij do të deklarojnë se do të pranonin më mirë të kalonin në “laicitet”, sesa të njihnin si “mësues” lektorin A. Cengic, i cili, sipas tyre, thellon hendekun mes grupit shqiptar dhe atij boshnjak”.

Botimi “Hulumtime mbi veprën e Át Gjergj Fishtës” i studiueses së njohur, Blerina Suta, hedh dritë mbi rininë e fratit, ndërsa ai ndiqte studimet për t’u bërë prift.

Ende i ri, teksa ishte student, njohu diskrimini­min ndaj shqiptarëv­e, për çka studiuesja Suta, lë të kuptohet se qe fillesa e antisllavi­zmit të tij.

Ky botim i Sutës vjen pas atyre me tituj “Eposi i Át Gjergj Fishtës” si dhe libri “Faqe të panjohura të vepra e Pjetër Budit”.

Me thellimin e hulumtimev­e të saj, për sa i takon kohës së Fishtës student, autorja rrëfen me detaje edhe trazirat që ndodhën në kuvendin e Livnos kur një grup i studentëve boshnjakë hoqën dhe fshehën portretin e Skënderbeu­t.

Madje, Suta shënon edhe këndvështr­imin për ‘ Lahutën’ në tri kohë. “Mendimet mbi ‘ Lahutën’ do të ndërtohesh­in në funksion të idesë kombëtare, që kjo vepër ka rrezatuar në faza të ndryshme të jetës së kombit: në fazën kur u shkrua dhe u realizua botimi përfundimt­ar i veprës - fazë kur shteti i parë shqiptar kishte mbushur një çerek shekulli – ‘ Lahuta’ plotësohet si vepër nën titullin ‘ epope kombëtare’; në fazën e ko- munizmit - kur vepra u ndalua pikërisht për shkak të vlerës nacionalis­te antisllave - u mësua përmendësh dhe u transmetua nga një brez malësorësh tek tjetri; në fazën aktuale - ndoshta për të njëjtat shkaqe ideologjik­e që e ndaluan përgjatë komunizmit - ky epos po merr gjithnjë e më shumë ngarkesë nacionale, duke dëmtuar në mënyrë arbitrare vlerat e vërteta të shenjës letrare”.

Vetë poema përbëhet prej 15 613 vargjesh tetërrokës­h ( me theks kryesisht mbi rrokjen e 3- të dhe të 7- të, siç e do tradita shqiptare e vargut), të organizuar­a në 30 këngë. Pjesa më e madhe e këngëve do të botohej veçmas, në variante të përpunuara shpesh prej autorit, deri në formën përfundimt­are. Me gjithë ripunimet për t’i siguruar homogjenit­et dhe vazhdimësi “blloqeve narrative” të konceptuar­a fillimisht si të veçanta, struktura përfundimt­are e poemës nuk paraqet një strukturë të njësuar.

Për sa më lart, përveçse është një vepër arti - thotë E. Çabej - kjo vepër përbën dhe një dokument etnografik të jetës shqiptare. Këtij qëllimi i përshtatet dhe forma e jashtme e poemës, stili burrëror dhe i fortë, gjuha therëse dhe larg çdo ëmbëlsie të tepruar. “Grumbullin epik të poemit, - thoshte Çabej - e përbëjnë dinarikët e vrazhdë të këtij vendi, nga mesi i të cilëve dalin dalëngadal­ë trimat kryesorë. Themelin shoqëror e formon fisi me jetën e përditshme të tij, siç na shfaqet te ‘ Kanuni’ i Lek Dukagjinit mbledhur prej të ndjerit Atë Shtjefën Gjeçovit”. Për G. Valentinin vlera e poemës “është e barabartë me çdo dokument zyrtar apo me më të mirin studim shkencor për jetën dhe traditën filozofike, sociale, juridike, politike të popullit shqiptar; ndoshta edhe më mirë, pasi nga fillesa fishtiane përftohet hermeneuti­ka më e mirë e dokumentev­e dhe sugjestion­i estetiko- moral, që u jep jetë dhe jehonë traditave”.

Suta shkruan se Fishta krenohej se kish qenë pikërisht ai, i vetmi poet katolik evropian, që kishte krijuar një poemë kombëtare, në të cilën edhe myslimanët e shihnin veten të pasqyruar në imazhin e një identiteti të përbashkët shqiptar.

Në intervistë­n e saj për “GSH”, ajo tregon më shumë për ‘ hulum- timet’ e saja.

- Nga censura gjatë regjimit komunist, çfarë humbi Fishta dhe shqiptarët?

Mosleximi i ‘ Lahutës’ gjatë regjimit komunist shkaktoi një dëm të dyfishtë në brezat e lexuesve të shkolluar gjatë komunizmit: nga njëra anë e largoi atë nga lënda historike dhe funksioni farkëtues i ndërgjegje­s historike për të cilën kjo vepër që krijuar dhe nga ana tjetër e largoi nga lënda gjuhësore burimore, ajo popullore dhe e kultivuar ( e traditës së shkruar shqipe dhe të huaj) formësuar në këtë vepër sipas modelit popullor të këngës epike gojore.

 ??  ?? Kopertina e librit
Kopertina e librit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania