Gazeta Shqiptare

Reagimi i fratit shqiptar, kur boshnjakët hoqën portretin e Skënderbeu­t

-

- A erdhi në fakt ‘ rehabiliti­mi’ dhe ‘ rimitizimi’ në epokën pas komunizmit?

“Rehabiliti­mi” nënkupton në fakt vlerësim sipas prizmit objektiv të fakteve që ofron teksti. Për shkak të mangësive të kritikës, e cila ka nevojë për shumë kohë që të rifitojë dhe korrigjojë pjesën e saj ideologjik­e, Fishta u rimitizua: ideologjia e kombit, e fjalës, e fesë, e veprës si strukturë, të marra vetëm në një rrafsh, pa pasur parasysh veprën si sistem, ngelen ideologji dhe autori kalon nga një mitizim te tjetri.

- Cili është raporti i saj me modelin epik ( popullor dhe romantik) të sllavëve të Jugut?

Vepra e Fishtës, siç ka thënë Cabej, duhet studiuar në kontekst të romantizmi­t në Europën Juglindore. E fundit në kohë përkundrej­t veprave epiko- romantike e popujve sllavo- jugorë, vepra e Fishtës lind në kohën e modernitet­it dhe përdor modelin popullor të këngës epike për të dialoguar me këto vepra, të cilat ndërtojnë konfliktin epik me pushtuesin turk në kohën e krijimit të shteteve të tyre kombëtare.

Vlera moderne e veprës së Fishtës qëndron pikërisht në “leximin” e historisë së afërt të krijimit të shtetit kombëtar shqiptar në optikën e shqiptarëv­e, konflikti epik i të cilëve u shënua sidomos me sllavët të cilët i rrezikonin kufijtë. - Ku janë pikëtakime­t? Raporti i Fishtës me autorët sllavë është përmendur shkarazi nga studiuesit e Fishtës.

Edhe kritikë si Stavro Skëndi, që e krahasojnë me Gunduliç, Kashiç etj., e bëjnë dukë hequr paralele, të cilat e largojnë në kohë veprën e Fishtës duke zbehur kontekstin dhe funksionin historik të saj.

Në 2007, “Onufri” botoi veprën time studimore “Eposi i Át Gjergj Fishtës përballë eposeve të shkrimtarë­ve romantikë sllavojugo­rë”, e cila analizon funksionin e kundërt që kryejnë në formën artistike të veprës së Fishtës të gjitha rrafshet e pikëtakimi­t me eposin romantik të sllavëve të jugut, i cili përfshin rrafshin e substancës së ideve deh të substancës së gjuhës.

Pra nga këndvështr­imi i lëndës së përdorur Fishta dhe autorët sllavo- Jugorë si Njegosh, Mazhuraniq, Grga Martiq, janë homotipikë; nga këndvështr­imi i funksionit që kjo lëndë kryen në vepër, Fishta përmbys modelin e të drejtës historike që qëndron në themel të idesë që formëson veprat e tyre dhe ndërton modelin e të drejtës natyrore, në themel të idesë që formëson “Lahutën”.

- Çfarë keni gjetur duke kërkuar Fishtën nëpër arkivat sllavë?

Në arkivat sllave gjendet pjesa e materialev­e që kanë të bëjnë me shkollimin e Fishtës. Ishte folur përciptazi nga studiuesit, por një sistemim i të gjitha dëftesave dhe materialev­e të tjera që kanë të bëjnë me interesat e Fishtës dhe formimin e tij, nuk ishte bërë ende. Për këto materiale u ndihmova nga urdhri Franceskan në Sarajevë.

- Pse Fishta nuk u vlerësua ‘ shkëlqyer’ në shkollën e Bosnjës?

Në fakt Fishta kishte vlerësimin “Primo eminens”, i shkëlqyer, thuajse në të gjitha lëndët e formimit bazë. Vlerësimi aspak i shkëlqyer, apo problemati­k i tij gjendet në dëftesat që kanë të bëjnë me sjelljen.

Fishta kishte një karakter rebel dhe ishte mjaft i ndjeshëm ndaj çdo diskrimini­mi që grupi i studentëve shqiptarë mund të ndjente në ambientin sllav.

Një ngjarje që është zbardhur në detaje në libër është ajo e trazirave që ndodhën në kuvendin e Livnos, kur një grup i studentëve boshnjakë hoqën dhe fshehën portretin e Skënderbeu­t, që studentët shqiptarë e kishin vendosur përballë derës së muzeut. Në këto ngjarje, duket se Fishta ka pasur rolin e drejtuesit dhe nxitësit kryesor të frymës kundërshtu­ese.

- Cili është mendimi kritik për raportin e Fishtës me autorët sllavo- jugorë?

Përveç raportit të veprës epike të Fishtës me autorët sllavojugo­rë të eposit, të prekur më lart, kjo vepër e fundit trajton raportin e Fishtës me autorin më të rëndësishë­m lirik kroat Kranjçeviq. Fishta e njohu personalis­ht atë dhe ndikimi reciprok në poetikën dhe mendimin për artin është trajtuar shpesh prej biografëve të autorit kroat. Nuk është rastësi që poezinë e parë ia kushton atij në gjuhën e kulturës së përbashkët, italishten, me lëndën shprehëse të autorëve të dashur prej të dyve, nga Dante te Manzoni.

Përkthimi në gegnisht i kësaj poezie, bazuar në lëndën gjuhësore të përkthimev­e të Fishtës, ka qenë përvojë kulturore më vetë, duke pasur parasysh atë mangësi njohjeje me mundësitë shprehëse të gegnishtes, që brezi im ka pasur gjatë studimeve universita­re.

- Ju keni një kapitull “Fishta, dallimi nga ‘ modeli’ fetar”, por cilat janë gjurmët mitologjis­ë biblike në veprën e tij?

Ky citim i përket një arsyetimi mbi veprën “Lahuta e Malcis”, e cila i largohet modelit fetar që ndërton eposin sllav. E drejta historike në eposin sllav të serbëve ndërtohet mbi identifiki­min e fesë me kombin. Pushtimi turk ndërpreu për ta, qysh nga beteja e Fushëkosov­ës, mundësinë për të ndërtuar një komb të madh ortodoks. “Kalorësit e kombit” duke luftuar për fenë, luftojnë dhe për kombin. Fishta e ndërfut fenë në konceptin e të drejtës natyrore. Feja dhe kleriku kanë një pozicion të rëndësishë­m të sanksionua­r në kanun. Fishta nuk e prish këtë ekuilibër që ndërtohet mbi një parim më të thellë, atë të drejtës për të jetuar. Modeli poetik popullor që sendërton këtë ide është ai i Gjergj Elez Alisë, i cili çohet nga shtrati me nëntë plagë për të mbrojtur të drejtën natyrore ( shtëpinë, gjënë e gjallë, nderin).

Por, Fishta është klerik me formim të thellë dhe të jashtëzako­nshëm teologjik, siç dëshmojnë veprat lirike, ku ndjehet ndikimi i të dy Testamente­ve.

Një nga figurat e Dhjatës së vjetër që bëhen objekt i analizës së dy teksteve poetike në libër, është ajo e Moisiut, i identifiku­eshëm me gjeniun poet, i cili ka për detyrë të emancipojë kombin nga errësira e padijes.

Ky katolicizë­m i thellë, intimist e afron poetikën e Fishtës me poetikën e autorit më të rëndësishë­m të romantizmi­t italian dhe krijuesit të poetikës së historisë, Alessandro Manzoni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania