Gazeta Shqiptare

MURE PËR DASHURINË DHE PAQEN

-

fjalën “Paqja”, u ngrit në “Champs de Mars” (“Fushën e Marsit”, që të kujton perëndinë antike të Luftës, meqë aty, në atë fushë, ku ndodhet “École Militaire”, ishte kavaleria napoleonia­ne). Një projekt i mbështetur nga UNESCO, një simbol për kohën që jetojmë, për këtë epokë aq të trazuar nga konfliktet dhe luftërat është një klithje, një dëshirë, që njerëzimi kërkon që të zotërojë shpirtrat e të gjithë popujve për një jetë të përbashkët. Vallë a do të triumfojë kjo një ditë?!... E duke parë këtë fjalë në këto kolona që ngrihen në kaltërsinë e qiellit të kujtohen martirët e paqes, ata të të gjitha kohërave, hekatombat dhe plagët e mëdha njerëzore, deri tek poemat e Eluarit në emër të Paqes apo pëllumbat e pikturuara të Picasso- s.

Dhe një “mur” tjetër në Paris, “Muri i Dashurisë”. Ai mur nuk ka madhështin­ë e “Murit të Lotëve” apo atë të “Murit të Paqes”, e megjithatë, edhe pse i thjeshtë, disi i humbur në lagjet e Montmartrë­s, pranë metrosë “Abesse”, në “Square Jehan Rictus”, i fshehur disi nga gjelbërimi, përsëri ai mur në ato kaligrafi marramendë­se është i dashur për njerëzit e të gjitha moshave, veçanërish­t për të rinjtë. Një mur me pllaka të emaluara, i konceptuar dhe realizuar nga Claire Kito dhe Frederic Baron, me një sipërfaqe 40m ² , në një gjatësi prej dh- jetë metrash që flet për dashurinë: “Je t’aime!”... “Të dua!”… “Ti amo!”, “I love you!”... shprehja e dashurisë në gjuhët kineze, ruse, indiane, spanjolle, afrikane, në gjuhët madje edhe indigjene. Ky mur është kthyer në një dekor më vete filmimi, fotografim­i. Gjithmonë do të jetë i përmbytur nga kineastë e fotografë. Të ngjan se je para një perdeje studioje fotografi “alla Marubi”, ku njerëzit vijnë të fotografoh­en për të pasur në sfond të tyre, në sfond të përqafimev­e dhe puthjeve të çastit, ato qindra fjalë të botës që thonë të njëjtën gjë: Të dua! Fjalët vargëzojnë, vijnë rrotull, sikur të vazhdojnë këtë udhëtim përgjatë rruzullit tokësor për të riardhur përsëri këtu, për të pritur natën me hënë apo agun e freskët të mëngjesit. “Të dua”, një fjalë, një pëshpërimë, një klithje, një përgjërim… Nuk ka shpirt njerëzor që të mos e ketë shqiptuar këtë fjalë, këtë kryefjalë të jetës!

Flasim për dashurinë, paqen dhe e dimë se ky udhëtim nëpër rrugët dhe sheshet e Parisit nuk ka përfunduar… ai vazhdon nëpër kohë, epoka dhe fate njerëzore.

 ??  ?? Luan Rama
Luan Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania