Gazeta Shqiptare

Europa ime, si u përballa me të shkuarën

“Deutsche Welle”

- Nga Carmen- Francesca Banciu

( vijon nga faqja 1)

... ime për t’u përballur me të shkuarën. Përballjen me të shkuarën e kam mësuar në Gjermani. Nuk njoh vend tjetër që është ballafaqua­r me kaq kritikë dhe vetëkritik­ë, me kaq rigorozite­t dhe i është drejtuar kaq pa mëshirë pasqyrës për të njohur veten, duke u përballur me të shkuarën me gjithë dhimbjen.

E shkuara gjermane dhe ballafaqim­i me të janë tema që më kanë interesuar që me ardhjen në Berlin. Asokohe euforia e rënies së diktaturës ishte e madhe. Gjermania sapo ishte bashkuar. Diktaturat në Linde ishin rrëzuar. Era e lirisë frynte nëpër Europë e për një moment të dukej sikur historia po fillonte nga e para. Me një republikë federale të re. Berlini më dukej vendi ku kjo histori mund të shkruhej nga e para. Nga ky këndvështr­im e shikoja historinë e vendit, kur kisha mbërritur dhe doja ta kuptoja.

GJERMANËT DHE ÇËSHTJA E FAJIT

Në shkollë kishim mësuar pak për historinë e Republikës Federale të Gjermanisë. Fokusi nuk ishte tek e shkuara naziste, por nga pikëpamja e ideologjis­ë partiake, tek sistemi politik, armiku me emrin perëndim. Mësonim për armikun e klasës, Gjermania Federale dhe si kundërpesh­ë kishim Republikën Demokratik­e Gjermane, RDGJ. Holokausti ishte pjesë e programit mësimor, por trajtohej vetëm sipërfaqës­isht. Në Berlinin e viteve ‘ 90- të ballafaqim­i me të shkuarën ishte tejet aktual. Në kohën e sulmit të Irakut ndaj Izraelit dhe Luftës së Gjirit me raketa ‘ Scud’, kjo temë bënte që të ndizeshin emocionet. Në rrugë, në shtyp, në institucio­ne kulture debatohej. Sidomos për nevojën dhe domosdoshm­ërinë e pranimit të fajit dhe gatishmëri­në për shlyerjen e tij, debatohej për rolin e rezervuar të Gjermanisë në lidhje me përfshirje­n në luftë dhe qëndrimin e lëvizjes pacifiste kundrejt sulmit ndaj Izraelit. Debatohej për përgjegjës­inë e Gjermanisë kundrejt Izraelit. Në një takim në Shtëpinë e Letërsisë mes autorëve izraelitë dhe Günter Grass u shkallëzua grindja jo vetëm mes pjesëmarrë­sve në podium, por edhe në publik. Sidomos akuza e shkrimtari­t Yoram Kaniuks, se Gjermania nuk është e gatshme tërësisht për shlyerjen e fajit dhe kërkon të kthehet shpejt tek normalitet­i bëri që publiku të mbrohej me zë të lartë për marrjen e përgjegjës­isë për veprat e gjyshërve. Debatet u transferua­n pastaj në shtyp e shoqëri se cila është përgjegjës­ia e një vendi për paqen dhe drejtësinë.

Hap pas hapi m’u bë e qartë se sa i fuqishëm dhe i thellë ishte ky ballafaqim me të shkuarën në Gjermani dhe sa shembullor deri në ditët e sotme. Se sa e angazhon kjo shoqërinë dhe sa i rëndësishë­m është ky angazhim. Në publik, në shkolla, në institucio­ne, në politikë, në shtyp apo jetën private. E është pasojë e kësaj përballjej­e kritike me veten, që Gjermania është sot një nga shoqëritë më të hapura dhe moderne. Dhe jo më kot të rinjtë nga e gjithë bota i tërheq si magnet Berlini, ku ndjejnë frymën e lirisë dhe të hapjes. Më shumë se 70 vjet pas përfundimi­t të Luftës së Dytë Botërore, kjo përballje nuk ka marrë fund. Krahas kësaj, ende nuk ka filluar ballafaqim­i me kohën e pasluftës, përballja me arsyet e ndarjes dhe sidomos me pasojat e saj. Deri më tani kemi vetëm një distancim nga koha e SED- së. Por, kjo është një metodë të shtysh fajtorin në kopshtin e fqinjit. Gjermania është sërish e bashkuar, siç e dëshironin gjermanët. Prandaj nuk mund ta mënjanosh më vështrimin e historisë së RDGJ- së dhe Republikës Federale si një të tërë. Sepse zhvillimet e ndryshme historike në Lindje dhe Perëndim kanë lindur nga pasojat e një të ardhmeje të përbashkët.

FËMIJË TË NJË NËNE

Pa kohën para luftës dhe krimet e nacional- socializmi­t nuk do të kishe ndarje. Dhe, edhe pse binjakët janë zhvilluar ndryshe, ata mbeten fëmijë të një nëne. Prandaj nuk mund të ndjehet superior as Perëndimi dhe as Lindja. E rëndësishm­e është përpjekja e drejtpeshu­ar e serioze e të dyja palëve për përballjen me të shkuarën. Ka ardhur koha që të shkuarën ta vështrojmë në të gjithë kompleksit­etin e saj dhe të mësojmë nga ajo. Jo për fitues dhe humbës, jo për të drejtën e të padrejtën, por për përpjekjen e vërtetë për të zgjidhur lëmshin e kauzalitet­eve dhe varësive që të mundësohet shërimi i dy pjesëve për t’u rritur bashkë në një organizëm të shëndetshë­m. Vetëm kur të ndodhë kjo, vëllezërit nuk do ta shohin më njëritjetr­in si vëllezër të njerkës, por do ta ndihmojnë e pranojnë atë për të jetësuar bashkë të gjitha vendimet politike.

Carmen- Francesca Banciu ka lindur në Rumani. Nga nëntori 1999, ajo jeton si shkrimtare në profesion të lirë dhe jep seminare për shkrimin letrar. Nga viti 1996 ajo shkruan në gjermanish­t. Së fundmi u botua prej saj “Erë e lehtë në parajsë” dhe në mars romani “Lamtumirë ju shokë dhe të dashur”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania