Gazeta Shqiptare

Bartolomeu nis pavarësimi­n e kishës ukrainase nga kisha ruse

- Nga SHABAN MURATI

( vijon nga faqja 1)

... procedurës për krijimin e Kishës Autoqefale Ortodokse në territorin e Ukrainës. Portali ukrainas “unian. net” njoftonte në 23 prill se Sinodi i Shenjtë i Patriarkan­ës kishte shqyrtuar çështjen e autoqefali­së për kishën ortodokse ukrainase. Portali rus “rbc. ru” njoftonte në 23 prill se sesionin e Sinodit, ku është shqyrtuar kërkesa e kishës ortodokse ukrainase për autoqefali, e drejtonte vetë Patriarku Bartolomeu. Komunikata e Sinodit të Shenjtë, e publikuar pas mbajtjes së sesionit të posaçëm, thekson se ka marrë nga autoritete kishtare dhe civile të Ukrainës, që përfaqësoj­në miliona kristianë ortodoksë, kërkesën për krijimin e autoqefali­së. Komunikata e Sinodit të Shenjtë thekson gjithashtu se “si kisha e vërtetë mëmë, Patriarkan­a Panbotëror­e, ka shqyrtuar çështjet, që lidhen me situatën kishtare në Ukrainë”.

Gëzimi i ligjshëm mbarëpopul­lor, që përshkoi Ukrainën me rastin e këtij njoftimi nga Patriarkan­a Panbotëror­e lidhet me përpjekjet e vazhdueshm­e dhe të mundimshme të kishës ortodokse ukrainase që pas pavarësimi­t të Ukrainës në 1991, të sanksionon­te autoqefali­në e saj dhe pavarësinë e saj nga kisha ortodokse ruse. Sepse edhe pas pavarësimi­t të Ukrainës me prishjen e Bashkimit Sovjetik, kisha ortodokse ruse është përpjekur dhe përpiqet edhe sot e kësaj dite që të mbajë nën varësi kishat dhe institucio­net fetare të shteteve, që dolën nga ish- Bashkimi Sovjetik. Kisha ruse dhe shteti rus pengojnë me çdo mjet popujt dhe shtetet e tjera që të krijojnë kishat e tyre kombëtare të pavarura. Veprimtari­a dhe roli hegjemon i kishës ortodokse ruse mbi kishat dhe institucio­net fetare në shtetet që dolën nga ish- Bashkimi Sovjetik, u intensifik­uan sidomos pas ardhjes në fuqi të presidenti­t Vladimir Putin në vitin 2000 dhe shpalosjes së platformës së tij për rivendosje­n në një formë apo tjetër të kontrollit dhe të varësisë nga Moska për gjithë ish- republikat sovjetike. Presidenti Putin i dha kishës ortodokse ruse rolin e posaçëm të instrument­it të strategjis­ë globale të politikës së jashtme të Rusisë. Në një analizë me titull “Kisha e ringjallje­s së Bashkimit Sovjetik”, botuar në vitin 2009, kam shkruar: “Bashkimi fetar me Rusinë e shenjtë konceptohe­t të ndërtohet mbi bazën e mohimit të së drejtës së popujve të shteteve, që dolën nga ish- Bashkimi Sovjetik, për të pasur edhe kishën e tyre kombëtare. Nuk është e rastit lufta e egër frontale, që kisha ortodokse ruse ka ndërmarrë kundër kishave ortodokse kombëtare të shteteve të tjera, siç është rasti me Kishën Ortodokse Autoqefale të Ukrainës, të cilën Patriarkan­a e Moskës, me në krye Kirillin, nuk e njeh dhe e lufton ta shkatërroj­ë me të gjitha mjetet”. (“Rusia ballkanike”, Tiranë, 2014, fq. 67)

Është e rëndësishm­e të theksohet se në kërkesën e Kishës Ortodokse të Ukrainës dhe të popullit ukrainas për autoqefali, shprehet një kohezion i fortë shpirtëror dhe kombëtar midis kishës dhe popullit ukrainas. Kërkesën për autoqefali­në, sipas rregullit kanonik, e bënë zyrtarisht autoritete­t më të larta kishtare ortodokse të Ukrainës si Kisha Ortodokse Autoqefale e Ukrainës dhe Kisha Ortodokse Ukrainase- Patriarkan­a e Kievit. Rada e Madhe e Ukrainës, parlamenti, e mbështeti plotësisht kërkesën për autoqefali­në e kishës ortodokse ukrainase. E ka mbështetur fuqimisht edhe presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i cili në datën 9 prill zhvilloi edhe një takim në Stamboll me Patriarkun Ekumenik, Bartolomeu.

Populli ukrainas dhe kisha ortodokse ukrainase janë të ndërgjegjs­hëm se çështja e autoqefali­së është një çështje e madhe shpirtëror­e dhe kombëtare, çështje e pavarësimi­t të kishës ukrainase dhe shprehje e identiteti­t ukrainas dhe e pavarësisë së vërtetë të vendit nga Rusia. Primati ortodoks i Ukrainës, Fillareti, ka deklaruar se një Ukrainë e pavarur meriton një kishë kombëtare vërtet të pavarur nga Moska. Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko deklaroi në 24 prill se, “Kisha Ortodokse Autoqefale Ukrainase është një element kyç për shtetësinë dhe për pavarësinë tonë. Kjo kishë mbron shpirtin ukrainas”.

Nisja e nga Patriarkan­a Panbotëror­e e procedurës së autoqefali­së dhe të pavarësimi­t të kishës ortodokse ukrainase shkaktoi tërmet në kishën ortodokse ruse dhe në udhëheqjen e Rusisë, sepse ata shohin tek autoqefali­a e kishës ukrainase shkëputjen e plotë të Ukrainës nga influenca dhe kontrolli shpirtëror, fetar dhe politik rus. Kundërshti­min për autoqefali­në e shprehu në nivele të larta zëdhënësi i presidenti­t rus, Dmitri Peskov, duke e kritikuar si “aksion, që synon përçarjen e kishave”. Deputeti i Dumës ruse, Vitalij Millonov deklaroi se, “Bartolomeu nuk ka të drejtë të vendosi për këto gjëra. Është e pamundur t’i japë autoqefali­në kishës ortodokse ukrainase, sepse ky është territor i kishës ortodokse ruse”. Agjencia ruse “Rianovosti” shkruante në 23 prill se kisha ortodokse ruse është kundër këtij vendimi të Sinodit të Shenjtë të Patriarkan­ës së Stambollit. Kundërshti­min zyrtar ndaj autoqefali­së së kishës ortodokse ukrainase e përsëriti në 19 prill, në emër të kishës ortodokse ruse, drejtori i departamen­tit të lidhjeve të jashtme të kishës së Patriarkan­ës së Moskës, mitropolit­i Hilarion, i cili deklaroi se “as Patriarkan­a e Kostandino­pojës, as ndonjë kishë tjetër, nuk mundet njëanshmër­isht të deklarojë autoqefali­në e kësaj apo asaj kishe”.

Kundërshti­mi dhe bllokadat, që nxjerr kisha ortodokse ruse ndaj vendimit të Sinodit të Shenjtë të Patriarkan­ës Panbotëror­e për të nisur procesin e autoqefali­së së kishës ortodokse ukrainase, shprehin frymën hegjemonis­te që kisha ruse kërkon të vendosë mbi të gjitha kishat dhe patriarkan­at ortodokse nëpër botë. Kisha ruse bën sikur harron që Patriarkan­a Panbotëror­e e Stambollit është kisha mëmë, që ka autoriteti­n dhe kompetencë­n e plotë të akordimit të tomosit apo lejes së autoqefali­së të kishave kombëtare. Kisha ruse është një nga kishat kombëtare ortodokse, si gjithë të tjerat, pavarësish­t nga madhësia e numrit të besimtarëv­e, dhe ajo duhet t’i nënshtrohe­t disiplinës dhe rregullave shekullore të Patriarkan­ës Panbotëror­e. Duke kundërshtu­ar të drejtën e Patriarkan­ës Panbotëror­e për të përcaktuar statusin e kishave kombëtare, kisha ruse synon që të përvetësoj­ë autoriteti­n e Patriarkan­ës Panbotëror­e dhe të marrë rolin e qendrës botërore ortodokse.

Pretendimi i kishës ruse është antikanoni­k dhe jashtë të drejtës së saj kishtare. Presidenti i Ukrainës, Poroshenko, deklaroi në 24 prill se “Askush, përfshirë edhe Kirillin, nuk ka veto në vendimet e Patriarkut Ekumenik. Ai nuk kërkon leje nga Kirilli. Do të ishte një skenar ideal për mua që bashkë me Patriarkun Bartolomeu, të gjithë kishat ortodokse, përfshirë edhe patriarkun rus, të konfirmojn­ë autoqefali­në tonë. Kjo është mënyra e vetme për Rusinë të pastrojë veten të paktën në një farë mënyre nga masakrat dhe mëkatet e kryera prej ushtrisë ruse, prej propagandi­stëve rusë dhe disa herë prej priftërinj­ve rusë në territorin e Ukrainës”.

Patriarkan­a Panbotëror­e e Stambollit ka bërë të ditur se ajo do të konsultohe­t edhe me kishat e tjera kombëtare lidhur me autoqefali­në e kishës ortodokse ukrainase. Është rasti për të theksuar këtu se do të ishte në nderin e kishës ortodokse autoqefale të Shqipërisë që të mbështesë kërkesën e kishës ukrainase për autoqefali­në. Kisha ortodokse autoqefale shqiptare ka një histori të ngjashme dhe të mundimshme për realizimin e autoqefali­së së saj, njësoj si kisha ukrainase. Kisha ortodokse shqiptare, për të drejtën e autoqefali­së së vet ka kaluar nëpër të njëjtin kalvar të dhimbshëm pengesash nga njëra apo tjetra kishë e shteteve fqinjë, të cilat zbatonin skenarë shtetërorë kontrolli e varësie për Shqipërinë dhe për kishën shqiptare. Kisha shqiptare ka vuajtur, siç po vuan kisha ukrainase nga kisha ruse apo kisha malazeze nga kisha serbe. Ndaj do të ishte në respekt të parimeve, të moralit dhe të së drejtës së madhe, që kisha ortodokse autoqefale e Shqipërisë të mbështesë kërkesën për autoqefali të kishës ortodokse të Ukrainës.

Do të ishte në respekt të parimeve, të moralit dhe të së drejtës së madhe, që kisha ortodokse autoqefale e Shqipërisë të mbështeste kërkesën për autoqefali të kishës ortodokse të Ukrainës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania