Gazeta Shqiptare

Guri- gol, Kukësi i prish festën Skënderbeu­t

Korçarët bëjnë çmos të shënojnë, por kampionët nuk e dorëzojnë kollaj skeptrin Bardhekuqt­ë e shtyjnë edhe me një javë kurorëzimi­n

-

Kukësi shtyn festën e Skënderbeu­t. Kampi onët falë golit të Sidrit Gurit nuk e dorëzuan skeptrin në fushën e kurorëmbaj­tësit të ardhshëm, teksa vendosën ta thonë edhe njëherë fjalën e tyre. Në Korçë, Skënderbeu luan më mirë, por bardhekuqt­ë nuk do të konkretizo­jnë, ndërsa Kukësi veç golit, sheh t'i mohohet edhe një penallti, të cilën vetëm kryesori Hamiti nuk e pa.

Në minutën e Skënderbeu provon edhe nga krahu i majtë, me një kombinim të shpejtë të dyshes Lilaj- Xhejms, por finalizimi i këtij rasti është një gjuajtje në hyrje të zonës nga Muzaka, që përfundon qetësisht në duart e Frashërit, sikundër bën edhe Muzaka shtatë minuta më pas, me gardianin e kampionëve që kontrollon. Në minutën e 12- të do të vijë dhe momenti më i diskutuar, pasi Kukësi sheh t'i mohohet një penallti. Aliti rrëzon me faull Gurin, por Hamiti vendos të vijojë lojën mes protestave të miqve. Skënderbeu në 22' kërkon ta marrë epërsinë, por nuk ka qetësinë e duhur në finalizimi­n e aksioneve. Në minutën e 26- të Vangjeli del në sulm dhe lëshon një predhë nga e majta, Frashëri përgjigjet me një pritje vendimtare. Në minutën e 40- të Soue ka një rast të mirë shënimi, por gjuan jashtë pas asistimit të Xhejmsit. Pakult, i pakënaqur me lojën e të tijve largon Kalen dhe fut Peposhin, me të sapofuturi­n që kërkon të bëhet protagonis­t, por bllokohet nga mbrojtja bardhekuqe. Në kohën shtesë të pjesës së parë Soue provon të befasojë Frashërin me një gjuajtje të kalibruar nga distanca, por vetëm jashtë, ndërsa ekipet shkojnë në dhomat e zhveshjes me rrjeta të paprekura. Në pjesën e dytë Kukësi fillon të shfaqet më shumë në zonën e Shehit, ndërsa veterani mund të kishte gabuar rëndë në të 57ën, me topin që i ikën nga kontrolli, por nuk përfitojnë kampionët. Në minutën e 60të përpiqet edhe njëherë Soue, kësaj radhe me kokë, por sërish Frashëri kontrollon i pashqetësu­ar. Në minutën e 78- të do të vijë edhe ndryshimi i rezultatit. Njeriu më në formë i kampionati­t shqiptar, Sidrit Guri, do të ekzekutojë shkëlqye- shëm një goditje dënimi, duke thyer Shehin dhe duke kaluar Kukësin në avantazh. Skënderbeu shokohet, madje dy minuta më pas është me fat kur sheh gjuajtjen e Et'hemit të stampohet në shtyllën e Shehit me gardianin të mposhtur. Skënderbeu provon të mos e humbasë ndeshjen, por me minutat që ikin dhe me rastet e pakta në sulm, mbeten vetëm goditjet standarde. Por edhe aty vendësit nuk kanë fat, pasi Radas gjen vetëm traversën e Frashërit në të 91'- ën, ndërsa përpjekjet e çasteve të fundit nuk do të sjellin asgjë. Kukësi del fitimtar nga Korça, ndërsa Skënderbeu­t do t'i duhet të presë të paktën dhe një javë për të hapur shampanjën, kur do të udhëtojë për në transfertë­n e Laçit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania