Gazeta Shqiptare

Sukaj i mjafton Vllaznisë ndaj Laçit, Teuta dhe Kamza e bëjnë festival golash për 1 pikë

-

Vllaznia

bën një hap të madh drejt mbijetesës, ndërsa kur mbeten edhe 5 javë kampionat ka mundur të shkëputet me 2 pikë nga Teuta, me të cilën ndante vendin e fundit në kuotën e 33 pikëve. Por fitorja në "Loro Boriçi" ndaj Laçit i ka mbajtur kuqeblutë në sipërfaqe, duke zhytur rivalët. Në Shkodër ndodh gjithçka shumë shpejt. Minuta e gjashtë dhe Sefgjini bën portierin duke u ndëshkuar me karton të kuq, ndërsa nga pika e bardhë Xhevahir Sukaj nuk fal, duke realizuar golin e epërsisë. Pavarësish­t përpjekjev­e të të dyja ekipeve, ky do të jetë dhe goli i vetëm i ndeshjes me Vllazninë që ngjitet në kuotën e 36 pikëve, ndërsa Laçi mbetet i pesti me 43 pikë. Ndërkohë, në sfidën tjetër të pasdites luhej një përballje e drejtpërdr­ejtë mbijetese. Në "Niko Dovana" Teuta priste Kamzën, me durrsakët që nisin ndeshjen me marshin e pestë. Latif do të çelë rezul- tatin në minutën e 12- të, ndërsa në të 31- ën dyfishon Alhasan, duke krijuar idenë e një ndeshjeje të arkivuar. Por, goli i Plakut në minutën e 40- të rindez shpresat e Kamzës, e cila do të shpërthejë në pjesën e dytë. Çukoviç me kokë do të rikthejë baraspeshë­n, ndërsa në minutën e 90- të Fili realizon përmbysjen e madhe. Lojtarët e Kamzës janë në delir dhe këtu e pësojnë, pasi Teuta u ngrin buzëqeshje­n me golin e minutës së 94- ën, kur Latif shtyn në rrjetë topin e goditur fillimisht me kokë nga Moçka, duke bërë që të dyja ekipet të ndajnë nga një pikë. Teuta mbetet e parafundit në kuotën e 34 pikëve, ndërsa Kamza ngjitet në 38 pikë, dy më shumë sesa Vllaznia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania