Gazeta Shqiptare

Kuvendi i PD, Boçi: Po përgatitem­i të rikthehemi në qeveri

"Kritikët morën ofertë të pastër"

-

Deputeti

i Partisë D e m o k r a t i k e , Luçiano Boçi, shpreh bindjen se në Kuvendin Kombëtar të së dielës, kritikëve të Lulzim Bashës iu bë një ftesë të pastër bashkuese. Në një shkrim në faqen e tij në "Facebook", deputeti demokrat ndan në tri kategori diskutantë­t e djeshëm, ndërsa shton se PD përgatitet të vijë në qeveri. "Kuvendi i Partisë Demokratik­e, deshën nuk deshën kritikët e zemëruar dhe të pazemëruar ishte një ofertë e pastër bashkuese për të gjithë ata që kritikën e shohin dhe e konsideroj­në si mekanizëm demokratik për të diskutuar dhe dhënë opinione hapur, ' në mes të shtëpisë', pa u keqgjykuar e anatemuar. Gjithçka me dëshirën dhe angazhimin për të ngritur PD në piedestali­n e suksesit. Shembujt nuk munguan. Kritika e mirë është si oguri i mirë. Skeptikët, gjykuesit objektivë të furtunave politike, panë qartazi dhe prekën ngritjen reale të PD", tha z. Boçi. Sipas tij, z. Basha me fjalën e tij nuk la vend për ekuivok e hezitime. PD përgatitet të marrë fatet e vendit në dorë. Starti ka nisur. "Bindja e përhapur tejkaloi sallën e pamjaftues­hme të Pallatit të Kongreseve. ' Fanatikët', ata që kanë sakrifikua­r dhe flijuar shumë gjëra për PD, tejmbushën sallën dhe përputhen dje dëshirën me faktin. Prekën vërtetësin­ë dhe seriozitet­in e një opozite, që shpalosi alternativ­ën dhe moralin politik qytetar. Më shumë se kushdo, ata e ndjejnë që ngritja është e pandalshme. Prandaj suksesi i këtij Kuvendi nuk ishte vetëm statuti i ri, por njëkohësis­ht mbjellja e bindjes e shpresës së re. Kritikët, skeptikët e ' fanatikët' nuk duhet të shkëpusin më zinxhirin e besimit", theksoi deputeti i PD- së.

 ??  ?? Arben Ristani, sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së
Arben Ristani, sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania