Gazeta Shqiptare

Akuzohen për pastrim parash, prokuroria çon për gjykim dosjen e vëllezërve Hasanbelli

Geron e Erion Hasanbelli akuzohen për vrasje në Belgjikë pas masakrës së Sanatorium­it Nën akuzë, edhe motra. Gjykata u sekuestroi pasurinë, dyshohet se është siguruar në rrugë të paligjshme

-

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen në ngarkim të shtetasve Gentjan ( Geron) Hasanbelli, Erion ( Mikel) Hasanbelli dhe Hysnie Hasanbelli. Sipas burimeve zyrtare nga organi i akuzës, dy vëllezërit dhe motra e tyre akuzohen për veprën penale "Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale". Pasuritë e tyre ishin vendosur në sekuestro preventive nga Gjykata e Shkallës së Parë e Fierit me kërkesë të prokuroris­ë së këtij rrethi, pasi dyshohet se janë siguruar në mënyrë të paligjshme. Dy vëllezërit Hasanbelli­u nga Patosi, vite më parë ishin shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga autoritete­t italiane si pjesë e një organizate kriminale, që shfrytëzon­in për qëllime prostituci­oni në Milano vajza nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Rusia, Maroku, Moldavia etj., si edhe për trafik lëndësh narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Policia e Elbasanit ekzekutoi më 25 korrik të 2015- ës një urdhër ndalimi ndaj vëllezërve, me akuzën e trafikut të drogës dhe prostituci­onit. "Këta shtetas u ndaluan nga efektivët e policisë, pasi Gjykata e Milanos në Itali ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale ' Trafik droge', ' Organizatë kriminale, ndihmë dhe nxitje prostituci­oni'", thuhej në njoftimin zyrtar të asaj kohe.

MASAKRA E SANATORIUM­IT

Më 19 gusht të vitit 2000, Kasandër Noga hyri në Sanatorium i shoqëruar nga Julian Çela dhe pasi shkelmuan dhomën e reanimacio­nit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelli ( babai i vëllezërve Hasanbelli) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit, u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi për motive hakmarrjej­e, pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain Kasandër Nogës.

HAKMARRJA NË BELGJIKË

Vëllezërit Hasanbelli u vunë në ndjekje të djaloshit nga Patosi dhe dy vjet më vonë, më 17 mars të vitit 2002, Geroni së bashku me Erion Hasanbelli­un tentojnë të hakmerren. Në Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelliu ekzekutojn­ë Julian Celën dhe plagosin rëndë Kasandër Nogën. Pas ngjarjes në Belgjikë, Geroni arriti të arratisej dhe u strehua në Itali, ku u arrestua në vitin 2009 dhe u ekstradua në Shqipëri. Kurse Kasandër Noga, autori i masakrës së Sanatorium­it u arrestua nga policia belge në vitin 2003 dhe në 2005 u ekstradua në Shqipëri, pasi mbi të rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm. Ndërkohë, autoritete­t belge sollën dosjen e vrasjes në Anvers në Shqipëri. Në shtator të vitit 2008, Gjykata e Fierit vendosi në mungesë masën e sigurisë "Arrest me burg" për Geronin dhe vëllain e tij. Ai u shpall në kërkim dhe u ekstradua nga Italia më 17 qershor të vitit 2009. Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit me vendimin e datës 7 shtator 2009 e shpalli të pafajshëm Geron Hasanbelli dhe urdhëroi lirimin e menjëhersh­ëm, duke dënuar vetëm të vëllanë, Erionin me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprave penale "Vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpuni­m", "Vrasje me paramendim për gjakmarrje" e kryer në bashkëpuni­m mbetur në tentativë si dhe "Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit". Çështja shkoi në Gjykatën e Apelit

të Vlorës, e cila rrëzoi këtë vendim dhe e dënoi Geronin me 14 vite burg. Në zbatim të këtij vendimi, policia e Tiranës arrestoi mbrëmjen e 13 qershorit 2013 Geron Hasan-

belli në Rrugën e Barrikadav­e. Ndërkohë që më 21 tetor 2013 nga Belgjika u ekstradua vëllai i tij, Erion ( Mikel) Hasanbelli, atëherë 35 vjeç, nga Fieri.

 ??  ?? Kasandër Noga
Kasandër Noga
 ??  ?? Geron Hasanbelli
Geron Hasanbelli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania