Gazeta Shqiptare

Topografi i prefekturë­s godet me grushte nënkryetar­in e bashkisë

Reagon prefektura: Punonjësi ynë kishte probleme private, presim hetimet Sherri për kullotat e fshatit Mashkullor­ë, Zamira Rami: Të zbardhet sa më shpejt ngjarja

-

Një konflikt mes nënkryetar­it të Bashkisë së Gjirokastr­ës, Aurel Lapa dhe specialist­it në komisionin e vlerësimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore në prefekturë, Shefqet Aliko ka degjenerua­r dje në përplasje fizike, dhunë dhe gjak. Ngjarja e rëndë u shënua në zyrën e numrit dy të bashkisë, teksa dy zyrtaret vendorë po diskutonin mbi çështjen e administri­mit të kullotave në fshatin Mashkullor­ë. Mësohet se Aliko në rolin e një banori të fshatit ka kërkuar që kullotat të mos ndahen nga pleqësia e fshatit për shkak të mungesës së besimit tek ata, por ta ndajë bashkia ose ndërmarrja e kullotave. Por mesa duket, mosgjetja e gjuhës së përbashkët për administri­min e kullotave degjeneroi në sherr banal mes tyre. Dyshohet se ishte Shefqet Aliko, ai që pas debateve dhunoi fizikisht dhe goditi me grushte Aurel Lapën. Nga përplasja, të dy zyrtarët kanë mbetur të lënduar, ndërsa kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Pas sherrit me grushte ka reaguar kryebashki­akja e Gjirokastr­ës, Zamira Rami ( përfaqësue­se e LSI). Përmes një deklarate për mediat, ajo dënoi dhunën e ushtruar, ndërsa kërkoi zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes. Gjithashtu, në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Prefektura e Gjirokastr­ës ( drejtohet nga PS). Kjo për faktin se Aliko që u përfshi në sherr është punonjës i prefekturë­s, me detyrë topograf. Burime nga prefektura bënë me dije se ditën e djeshme Aliko ka kërkuar leje gjysmë ore nga puna dhe se problemi që ka pasur në bashki ka qenë privat dhe jo institucio­nal. Pra, sherri nuk ka ardhur për shkak të detyrës. Për më tej prefektura deklaroi se do priten hetimet për një qëndrim zyrtar. "Aliko ka kërkuar leje gjysmë ore nga puna dhe problemi që ka pasur në bashki ka qenë privat dhe jo institucio­nal. Ne do të presim përgjigjen e organeve që po merren me çështjen në fjalë", thanë për "GSH" zyrtarë të Prefekturë­s së Gjirokastr­ës. Ndërkaq, policia e Gjirokastr­ës ka nisur hetimet.

 ??  ?? Nënkryetar­i i Bashkisë së Gjirokastr­ës, Aurel Lapa
Nënkryetar­i i Bashkisë së Gjirokastr­ës, Aurel Lapa
 ??  ?? Zyra e nënkryetar­it të bashkisë ku ndodhi përleshja me grushte
Zyra e nënkryetar­it të bashkisë ku ndodhi përleshja me grushte

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania