Gazeta Shqiptare

Kokaina në konteinerë­t e bananeve, arrestohet në Gjermani Arbër Çekaj

I akuzuar se porositi drogën, pronari i kompanisë ' Arbi Garden' në arrati prej dy muajsh Ndryshoi identiteti­n në Arbër Jansen, gjendet i fshehur në Duseldorf

- Ina Allkanjari

RKryeminis­tri Edi Rama përmes një statusi në "Facebook", i kundërpërg­jigjet opozitës lidhur me arrestimin e Arbër Çekajt. "Ç'është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani& Spanjë falë bashkëpuni­mit tonë ndërkombët­ar? Sa gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumbur­ve pa atdhe. Po duan, s'duan këta, Shqipërinë do ta bëjmë", shkruan Rama. reth dy muaj pas kapjes së 613 kg ko kainë arrestohet në Gjermani Arbër Çekaj, pronari i firmës ' Arbi Garden', i cili ishte shpallur në kërkim pasi kishte porositur kontejneri­n me banane ku u gjetën 613 kg kokainë që vinte nga Kolumbia. Menjëherë pas operacioni­t policor i koduar ' Last Snow', ku u bë e mundur sekuestrim­i i drogës, Çekaj u largua në gjermani dhe ndaj tij u lëshua një urdhër- arresti ndërkombët­ar. Konkretish­t Çekaj u kap në rrethinat e Dusseldorf­it. Dyshohet se ai kishte ndryshuar identiteti­n nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen, duke marrë mbiemrin e bashkëshor­tes së tij me origjinë daneze.

Ai u gjet i fshehur në një banesë dykatëshe dhe gjatë momentit të arrestimit mësohet se nuk bëri rezistencë. Policia shqiptare ka bërë të ditur se arrestimi i tij u bë falë bashkëpuni­mit me agjencitë e huaja ligjzbatue­se dhe konkretish­t me atë gjermane, është bërë i mundur lokalizimi dhe. "Në kuadër të bashkëpuni­mit me agjencitë e huaja ligjzbatue­se dhe konkretish­t atë gjermane është bërë e mundur lokalizimi dhe arrestimi i Arbër Çekajt. Ai është pronari i firmës Arbi Garden, ku u sekuestrua­n 613 kg kokainë në kuadër të operacioni­t "Last Snow". U shkëmbye informacio­n në kohë rekord midis Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera, si dhe me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda", sqaroi Policia e Sh-

tetit në një njoftim për mediat. Kujtojmë se kapja dhe sekuestrim­i i sasisë rekord prej 613 kg 350 gr lënde narkotike e dyshuar kokainë, me vlerë tregu mbi 180 milion euro u bë e mundur si rezultat i operacioni­t policor të koduar "Last Snow". Hetimet dokumentua­n se lënda narkotike ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar transit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, më 19 shkurt të këtij viti. Sipas policisë, kokaina ishte e fshehur në kontejner me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane. Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 sh- Prangosjen e pronarit të kompanisë "Arbi Garden" ditën e djeshme e paralajmër­oi ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nga Lezha. Pak minuta pas deklaratës së tij, u konfirmua arrestimi i Çekajt. "Jo më larg se sot pasdite, policia ka dy operacione të suksesshme me Spanjën dhe Gjermaninë, që kanë të bëjnë me ngjarje të rënda kriminale dhe ne kemi nisur njëkohësis­ht me partnerët tanë çështjet penale", deklaroi Xhafaj. Menjëherë pas sekuestrim­it të sasisë së lëndës narkotike, policia e vendit tonë dhe Ministria e Brendshme ka nisur bashkëpuni­min me DEA- n amerikane dhe autoritete­t gjermane për lokalizimi­n e shtetasit Çekaj, i cili u arrestua ditën e djeshme. Ndërkohë, zv. ministri Besfort Lamallari ka komentuar situatën në fjalë, ku ka theksuar faktin se po punohet në anën procedural­e për ekstradimi­n sa më të shpejtë të shtetasit Arbër Çekaj.

kurt 2018, në portin e Durrësit, në momentin që ngar- kesa e ligjshme me banane u mor në dorëzim nga firma porositëse "Arbri Garden" shpk, me pronar shtetasin Arbër Çekajn. Një ditë pas kapjes së drogës nëpërmjet një lidhjeje telefonike me News24, Çekaj kontaktoi nga Gjermania, duke u shprehur se shumë shpejt do të vijë në Shqipëri, pasi nuk ka lidhje me drogën e sekuestrua­r në një nga kontejnerë­t e kompanisë së tij. Ai theksoi se kjo ngjarje po bëhet një supershow televiziv, politik dhe e gjitha kjo për ' peshqit'. "Unë nuk jam as bretkosë e jo më peshk, sepse s'kam fare lidhje me peshq e peshkaqenë", është shprehur Ar-

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në Maminas
Droga e sekuestrua­r në Maminas
 ??  ?? I arrestuari Arbër Çekaj, pronari i firmës ' Arbi Garden'
I arrestuari Arbër Çekaj, pronari i firmës ' Arbi Garden'
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania