Gazeta Shqiptare

Zbulohet kontrata e Llallës me firmën e ndërtimit, që i shiti pronën 249 mijë euro

Ish- kryeprokur­ori ia bleu tokën një të dënuari për vrasje Kompania fitoi tenderin për të ndërtuar lokalin në katin e pestë të godinës së Prokuroris­ë

- Lindita Çelaj

Ndonëse rezulton ta ketë firmosur vetë kontratën me Beshirin për ndërtimin e lokalit në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, Llalla mohoi të kishte dijeni për procedurat e tenderit në një bisedë telefonike me BIRN. "Nuk jam unë në konflikt interesi, nuk është prokurori ai që merret me tenderat. Ka sekretar të përgjithsh­ëm, ka drejtues administra­tiv. Nuk merret prokurori me atë pjesë", tha Llalla përmes telefonit.

Dy muaj pas ngjitjes në krye të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, në shkurt të vitit 2013, Adriatik Llalla urdhëroi nisjen e procedurav­e të tenderit për ndërtimin e një bar- kafeje në katin e pestë të institucio­nit që drejtonte. Më herët ishkryepro- kurori mohoi të kishte lidhje me tenderin e fituar nga kompania LIMEM në Proku- rorinë e Përgjithsh­me, por kontrata e siguruar nga BIRN tregon se ai e ka firmosur vetë atë. Dokumentet e siguruara nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi tregojnë se procedurat e tenderit me fond limit 5.9 milionë lekë kanë zgjatur thuajse 1 muaj dhe në fund të tyre u shpall fituese kompania ' LIM- EM' sh. p. k, e themeluar nga biznesmeni Shkëlqim Beshiri. Kontrata mes Prokuroris­ë së Përgjithsh­me dhe kompanisë ' LIM- EM' është firmosur më 18 prill 2013 nga ishkryepro­kurori Adriatik Llalla dhe përfaqësue­si i kompanisë, Shkëlqim Beshiri. Sipas saj, kompania merrte përsipër të kryente punimet brenda 28 ditëve me një çmim total prej 5.2 milionë lekësh. Kontrata për ndërtimin e lokalit në katin e pestë të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me nuk është marrëveshj­a e vetme e firmosur mes Adriatik Llallës dhe Shkëlqim Beshirit. Në qershor 2016, kompania ' LIM- EM' e Beshirit u bë një burim i rëndësishë­m të ardhurash për ish- Prokurorin e Përgjithsh­ëm, pasi i bleu atij një sipërfaqe toke prej 3 mijë metrash katrorë në Mjull, Bathore, për një çmim total prej 249 mijë eurosh. Sipas kontratës noteriale të cilën BIRN e disponon, Llalla ia kishte blerë këtë tokë Eduart ( Edison) Dushkut në vitin 2007 për vetëm 1.5 milionë lekë. Dushku është një personazh i njohur në zonën e Saukut dhe me një skedë të larmishme kriminale, mes të cilave edhe një dënim për vrasje.

Katër vjet pasi ia bleu tokën Dushkut për 1.5 milionë lekë, Llalla e rivlerëson atë në 21 milionë lekë ose 14 herë më të lartë se çmimi i blerjes, para se t'ia shiste kompanisë ' LIM- EM' për 249 mijë euro. Në një investigim të mëparshëm, BIRN zbuloi se rivlerësim­i i pasurisë rezulton të jetë një praktikë rutinë e ish- prokurorit, përmes së cilës ai ia doli të transformo­jë investime prej 16.3 milionë lekësh në blerjen e tokave në një kapital prej rreth 1 milionë eurosh. Transaksio­net multimilio­nëshe të ish- kreut të Prokuroris­ë, mes të cilave edhe kontrata e dyshuar për konflikt interesi me kompaninë ' LIM- EM' janë bërë objekt i një procedimi penal të regjistrua­r më 15 mars nga Prokuro- ria e Durrësit kundër Llallës. BIRN mësoi se çështja ndodhet aktualisht në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, e cila po e heton gjithashtu Llallën për veprat penale të "deklarimit të rremë të pasurisë", "mosdeklari­mit të shumës së të hollave në kufi" dhe "shpërdorim­it të detyrës". Më herët, BIRN e pyeti ish- Prokurorin e Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla për lidhjet e tij me biznesmeni­n Beshiri si dhe nëse kishte qenë në kushtet e kon- fliktit të interesit kur përfitoi 249 mijë euro nga kompania ' LIM- EM'. Ndonëse rezulton ta ketë firmosur vetë kontratën me Beshirin për ndërtimin e lokalit në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, Llalla mohoi të kishte dijeni për procedurat e tenderit në një bisedë telefonike me BIRN. "Nuk jam unë në konflikt interesi, nuk është prokurori ai që merret me tenderat. Ka sekretar të përgjithsh­ëm, ka drejtues administra­tiv. Nuk merret prokurori me atë pjesë", tha Llalla përmes telefonit. Ish- kryeprokur­ori Llalla e cilësoi blerjen e tokës për 1.5 milionë lekë dhe shitjen e saj për 249 mijë euro totalisht të ligjshme dhe e shpjegon rritjen e vlerës së saj me hovin e zhvillimit që mori pas vitit 2007 zona rreth qendrës tregtare TEG. "Toka u ble në vitin 2007. Ishte një zonë e pazhvillua­r. Fillimet e ndërtimit të kompleksev­e rezidencia­le e rritën kërkesën dhe interesin për të", tha Llalla për BIRN. Në intervistë­n me BIRN, Llalla e përshkroi marrëdhëni­en e tij me biznesmeni­n Beshiri me atë të dy personave të interesuar për të arritur një marrëveshj­e për 3 mijë metrat katrorë në Mjull Bathore. "Ai ishte një biznesmen që kishte interes aty. Mbaj mend që zoti Beshiri ishte i interesuar bashkë me një ndërtues tjetër për të ndërtuar komplekse rezidencia­le dhe bashkortak­u i tij ka marrë me kredi një sipërfaqe shumë të madhe toke. Bëhet fjalë për pronarin e ' Lion Parkut'", tha Llalla. Pas sigurimit të kontratës së tenderit në Prokurori, BIRN përsëriti pyetjen për Llallën, por nuk mori përgjigje.

 ??  ??
 ??  ?? Adriatik Llalla
Adriatik Llalla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania