Gazeta Shqiptare

Trafikonin drogë me avion nga Shqipëria drejt Italisë, bien në pranga 7 shqiptarë

-

Policia

italiane ka vënë në pranga mëngjesin e djeshëm 7 shqiptarë, pasi akuzohen për trafik droge nga Shqipëria drejt vendit fqinj. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të hetimeve të nisura në 2015- ën për një bandë italo- shqiptare, që trafikonte kanabis me avionë të vegjël drejt Italisë. Sipas agjencisë italiane të lajmeve "Ansa", operacioni i autoritete­ve policore të Riçione, në Rimini të Italisë, nën drejtimin e prokuroris­ë së Bolonjës, çoi në shkatërrim­in e një grupi kriminal shqiptar, aktiv në rivierën romanjole, i specializu­ar në trafikun ndërkombët­ar të drogës. Për arrestimet në Itali ka reaguar edhe policia shqiptare, duke sqaruar se bëhet fjalë për operacioni­n "Free- Flight" të vitit 2015, ndërsa tani po zbatohen fletëarres­tet. Sipas policisë shqiptare, sot homologët italianë kanë zbatuar fletë- arrestet pas apelimit që kishin bërë 7 prej personave të akuzuar në 2015. "Lidhur me lajmin për operacioni­n antidrogë në Itali, rezulton se është procedim i disa viteve më parë dhe po zbatohen fletë- arrestet e Prokurorit të DDA së Bolonjës pas apelimit që kishin bërë 7 prej personave të akuzuar në 2015. Operacioni është i vitit 2015, i koduar ' Free- Flight', i zhvilluar në bashkëpuni­m me policinë shqiptare", njoftoi policia shqiptare. Ndërkohë, gjatë operacioni­t "Free Flight" të zhvilluar në 26 gusht të 2015- ës, të paktën 9 persona përfunduan në prangat e autoritete­ve italiane, një operacion i zhvilluar në bashkëpuni­m me autoritete shqiptare. Në mesin e të arrestuarv­e ishte edhe Vilson Lamaj, personi që drejtonte avionin e vogël dhe konsideroh­ej si "koka" e kësaj bande. Ai u arrestua në një pistë në Bolonja, ndërsa ishte nisur nga Vlora. Në avion atij iu gjetën 130 kilogramë marijuanë. Në atë kohë policia italiane sekuestroi mbi 3.5 kuintalë marijuanë dhe një sasi kokaine.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania