Gazeta Shqiptare

"Dorëheqja", Lu: E mirëpresim, Tahiri përballë drejtësisë pa imunitet

Lista e zezë e ambasadori­t amerikan, nga Balili e Llalla tek ish- ministri "Arrestoni ' peshqit e mëdhenj' kriminalë"

- Valentina Madani

Ambasadori ameri kan, Donald Lu, e ka mirëpritur lënien e mandatit të deputetit nga ishministr­i i Brendshëm, Saimir Tahiri, për t'u hetuar pa mburojën e imunitetit. Diplomati amerikan u shpreh se askush nuk mundet që të dalë mbi ligjin, ndërsa shtoi se edhe për ish- kryeprokur­orin Adriatik Llalla po vijojnë hetimet. Ai kërkoi edhe arrestimin e Balilit të njohur si "Eskobari i Ballkanit" dhe të Arbër Çekajt ( i arrestuar dje), pronari i kompanisë "Arbri Garden", ku u gjetën 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia. "Urdhër arreste janë lëshuar edhe për Balilin dhe Arbër Çekajn, ata duhet të kapen. Hetimet po vazhdojnë ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës. Askush nuk është mbi ligjin. Mirëpresim faktin që z. Tahiri do përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet. OJQ dhe gazetarët duhet të ndihmojnë publikun të kuptojnë pse këta persona janë të rrezikshëm dhe të ngrenë pritshmëri­të se së shpejti do të arrestohen dhe ndiqen penalisht", theksoi z. Lu. Në fjalën e tij në aktiviteti­n për Shoqërinë Civile, Donald Lu përmendi se falë shkrimeve në media, shumë politikanë me probleme me drejtësinë nuk janë më pjesë e jetës politike në Shqipëri. Ai i listoi duke përmendur disa emra si Elvis Roshi, Afiq Rakipi, Mark Frroku, Shukri Xhelili, Koço Kokëdhima etj. Ambasadori beson se presioni i Shoqërisë Civile la jashtë parlamenti­t dhe bashkive deputetët dhe kryebashki­akët që prekeshin nga ligji i dekriminal­izimit apo që u përfshinë në afera korruptive. Komentet e ambasadori­t Lu vijnë një ditë pasi ish- ministri i Brendshëm lëshoi kritika ndaj disa diplomatev­e të huaj në Shqipëri, pa i përmendur me emra, duke thënë se disa janë të blerë, e disa marrin përsipër të bëjnë prokurorin e gjyqtarin apo që flasin lart e poshtë për mafiozë e banda shqiptare. Ambasadori Donald Lu i kërkoi Shoqërisë Civile t'i bashkohet thirrjes për arrestimin e "peshqve të mëdhenj" kriminalë. Lu vlerësoi rolin e Shqipërisë në kapjen e "peshkut të madh" të drogës Met Kanani në Turqi, teksa tha se duhet të kapen edhe Klement Bali dhe Arbër Çekaj ( i arrestuar dje). Ai foli edhe për kryebashki­akun Fran Frokaj dhe ish- kryebashki­aku Elvis Rroshi, të cilët tha po ndiqen penalisht. Kërkesa e fundit e ambasadori­t për Shoqërinë Civile ishte të nxisin politikanë­t dhe prokurorët që të heqin pandëshkue­shmërinë ndaj këtyre kriminelëv­e, pasi vetëm "Askush nuk është mbi ligjin. Mirëpresim faktin që z. Tahiri do përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet. OJQ dhe gazetarët duhet të ndihmojnë publikun të kuptojnë pse këta persona janë të rrezikshëm dhe të ngrenë pritshmëri­të se së shpejti do të arrestohen dhe ndiqen penalisht", theksoi z. Lu. atëherë - theksoi ai - Shqipëria mund të ketë një të ardhme shumë të ndritur. "Do të ishim shumë të lumtur që Shoqëria Civile të na bashkohet në thirrjen për arrestimin dhe ndjekjen penale të ' peshqve të mëdhenj' kriminalë", tha ambasadori amerikan Donald Lu.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ?? Ambasadori amerikan, Donald Lu
Ambasadori amerikan, Donald Lu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania