Gazeta Shqiptare

Tahiri depoziton kërkesën e dorëheqjes, letra për Ruçin

-

Saimir

Tahiri dorëzoi dje zyrtarisht në Kuvend kërkesën për dorëzimin e mandatit. Në letrën drejtuar kryeparlam­entarit, Tahiri vetëm përmes një fjalie ka kërkuar të ndiqet procedura për lënien vullnetari­sht të mandatit. "I nderuar z. Ruçi. Për arsyet që tashmë i kam bërë publike, kërkoj prej jush të ndiqni procedurat ligjore të parashikua­ra nga ligji për dorëzimin e mandatit tim si deputet i Kuvendit të Shqipërisë", thuhet në letër. Pasi KQZ të njoftohet nga Kuvendi për vakancën javën e ardhshme, pritet të nisë procedurat për zëvendësim­in e mandatit të Tahirit. Edhe pse prej 6 muajsh ishte deputet i pavarur, mandati i Tahirit do t'i kalojë grupit parlamenta­r socialist nga listat e të cilit në Tiranë ish- ministri u zgjodh deputet në 25 qershor. Socialistë­t fituan 18 mandate në kryeqytet dhe i 19, të cilit i kalon edhe mandati i deputetit renditet ish- deputeti i LSI, aktualisht këshilltar për marrëdhëni­et me parlamenti­n i kryeminist­rit, Spartak Braho. Shumica socialiste kishte refuzuar herën e parë që t'ia hiqte mandatin Tahirit, pas kërkesës së prokuroris­ë për arrestimin e tij. Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri të ditur se zotëron dy letërporos­i nga Italia dhe Greqia dhe pretendon se në bazë të tyre disponon prova të reja, që mund të dëshmojnë implikimin e Tahirit në trafikun e drogës bashkë me grupin e Habilajve. Një nga pistat e ndjekura nga prokuroria, është një hyrje- dalje e Tahirit nga Shqipëria që nuk është regjistrua­r në sistemin TIMS, ndërkohë që në shtetin e huaj ku ka qenë, hyrja dhe dalja e tij është regjistrua­r.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania