Gazeta Shqiptare

"Tahiri", Basha: Të largohet Rama dhe qeveri antimafia!

Kreu i PD- së: Dorëzimi i mandatit pasi fshiu provat se drejtësia është e kapur "Dorëheqja e Tahirit, mashtrim për Europën"

- Valentina Madani

Lulzim Basha ka bind jen e plotë se dorëheq ja e Tahirit është një lojë me kryeminist­rin Edi Rama për të mbyllur këtë çështje. Sipas kreut të PD- së, lajm i mirë do të ishte nëse ish- ministri do të dorëhiqej para 6 muajsh dhe jo sot kur ka fshirë çdo provë dhe kur drejtësia është kapur nga Rama. Ndaj Basha kërkoi largimin e menjëhersh­ëm të kryeminist­rit Edi Rama, krijimin e një qeverie antimafia si dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira, si kusht që Shqipëria të integrohet në BE, pas dorëheqjes së deputetit Saimir Tahiri. Në krah të anëtarëve të komisionit hetimor parlamenta­r "Tahiri", Basha u shpreh se gjithçka është një lojë për të mbyllur dosjen e ish- ministrit të Brendshëm. "Pas kapjes së prokuroris­ë, u eliminua dëshmitari kyç Nazer Seiti, financieri i bandës, i cili bënte pagesat prej miliona eurosh dhe u ekstradua në shkelje flagrante të ligjit shqiptar dhe për këtë sot, askush nuk është vënë para përgjegjës­isë, për arsyen e thjeshtë, sepse është bërë me urdhër të Edi Ramës. Vetëm pas këtyre akteve dhe presionit të drejtpërdr­ejt nga Gjermania dhe faktorit ndërkombët­ar, ndaj Edi Ramës, ku i është thënë se është e patolerues­hme mbrojtja me imunitet parlamenta­r e Sajmir Tahirit kundër veprimeve të drejtësisë erdhi dorëheqja e Tahirit, si mashtrim për Gjermaninë, si mashtrim për Europën, për të thënë që "Ja, tani është në dorë të prokuroris­ë",- tha z. Basha. Por, sipas tij "Prokuroria është në dorë të Ramës. Pra, Saimir Tahiri është dhe mbetet në dorë të Ramës sikundër Rama në dorë të Tahirit. Ky është kodi mafioz që i lidh bashkë! A ka shqiptar që e beson se Sajmir Tahiri do ta kanabizont­e Shqipërinë dhe drejtonte trafikun e drogës, pa dijeninë dhe mbështetje­n e Edi Ramës?". Z. Basha bëri të qartë se pengesa e vetme në rrugëtimin europian të Shqipërisë është kryeminist­ri Rama dhe, vetëm përmes largimit të tij, vendit do t'i ndizet drita jeshile për në union. "Që kur Edi Rama e mbrojti nga kërkesa për arrest, Sajmir Tahiri e shfrytëzoi imunitetin për atë që i duhej, për të shkatërrua­r provat kyçe. Kjo dorëheqje

erdhi pasi Edi Rama emëroi PPP- në, Prokurorin e përkohshëm të Përgjithsh­ëm, pa veting dhe vetëm me votat e tij, për të futur nën kontroll prokurorin­ë",- theksoi ai. Drejtësia e kapur dhe e shantazhua­r nuk e zgjidhin këtë problem tha Basha,

ndaj ai kërkoi largimin e kryeminist­rit. "Si mashtrim për Gjermaninë, si mashtrim për Europën, për të thënë që "Ja, tani është në dorë të prokuroris­ë". Por, prokuroria është në dorë të Ramës. Pra, Sajmir Tahiri është dhe mbetet në dorë të Ramës sikundër Rama në dorë të Tahirit. Ky është kodi mafioz që i lidh bashkë!, deklaroi kreu i PD- së. Përballë një drejtësie të kapur nga kryeminist­ri, Lulzim Basha shprehet se zgjidhja është vetëm dorëheqja e Edi Ramës. Madje kreu i opozitës shkoi më tej kur risolli në diskursin politik tezën e artikuluar në kohën kur opozita u ngujua në çadër, atë për krijimin e një qeverie antimafia. "Vetëm dorëheqja dhe largimi i Edi Ramës janë zgjidhja. Nuk ka BE me qeveri mafioze që vepron me kodet e mafias. Edi Rama është provuar tashmë si pengesa e vetme ndaj zgjidhja e vetme është largimi i tij, një qeveri antimafia dhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme", deklaroi kreu i PD- së. Dorëheqja e Tahirit sipas Bashës erdhi si mashtrim ndaj vendeve europiane që ushtruan presion ndaj kryeminist­rit Rama që mos e mbrojë atë. "Vetëm dorëheqja dhe largimi i Edi Ramës, janë zgjidhja. Nuk ka Bashkim Europian me qeveri mafioze që vepron me kodet e mafias", theksoi z. Basha.

 ??  ??
 ??  ?? Kryetari PD- së, Lulzim Basha dhe deputetët Flamur Noka, Edi Paloka, Myslym Murrizi, dje në konferencë për shtyp
Kryetari PD- së, Lulzim Basha dhe deputetët Flamur Noka, Edi Paloka, Myslym Murrizi, dje në konferencë për shtyp

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania