Gazeta Shqiptare

Berisha: Ta rrëzojmë, Rama bëri puç për asgjësimin e Kushtetues­es

"Shqipëria e sotme i ngjan diktaturës"

-

Ish-

kryeminist­ri Sali Berisha deklaroi dje se shqiptarët nuk do të kenë më Gjykatë Kushtetues­e. Berisha theksoi se asgjësimi i Kushtetues­es erdhi nga puçi antikushte­tues i kryeminist­rit Edi Rama. Mes të tjerash ish- lideri i PD- së tha se Shqipëria e sotme i ngjason sistemit të diktaturës, pasi tre pushtetet janë në dorë të Ramës. "Asgjësimi i Gjykatës Kushtetues­e puç antikushte­tues i Edvin Kristaq Ramës dhe narkoshtet­it të tij! Shqipëria nuk ka më Gjykatë Kushtetues­e, organi përgjegjës sipas Kushtetutë­s së vendit për garantimin e kësaj të fundit si dhe lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptare. Ky është një puç i vërtet antikushte­tues, vepër makabre kriminale e Edvin Kristaq Ramës, i cili pasi u bë kryegjykat­ës dhe kryeprokur­or i Shqipërisë, përdori vetingun për të rrëzuar institucio­nin e fundit kushtetues që nuk varej prej tij",- shprehet z. Berisha. Ai shtoi se: "Sot në Shqipëri, i gjithë pushteti ekzekutiv, gjyqësor dhe legjislati­v, njëlloj si në ditët më të zeza të diktaturës është në duart e një kryekrimin­eli që nuk njeh norma, kufij apo standarde për pushtetin e tij personal. "Përdorimi i vetingut, në sy të mbarë shqiptarëv­e dhe

THIRRJA

"Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe puçin antikushte­tues të Edvin Kristaq Ramës dhe klikës së tij, ftoj qytetarët të ngrihen në lartësinë e guximit të tyre dhe të flakim sa më parë kalbësirën e tij!", - tha z. Berisha.

botës, jo për të reformuar pushtetin gjyqësor, por për të eliminuar institucio­net kushtetues­e është një akt makabër për vendosjen e plotë të narkoshtet­it në Shqipëri. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe puçin antikushte­tues të Edvin Kristaq Ramës dhe klikës së tij, ftoj qytetarët të ngrihen ne lartësinë e guximit të tyre dhe të flakim sa më parë kalbësirën e tij!",tha z. Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania