Gazeta Shqiptare

Kryemadhi: Gabuam që bëmë Ramën kryeminist­ër e Tahirin ministër

LSI mbledh Komitetin Drejtues Kombëtar, kryetarja: Njerëzit tanë u kërcënuan "Saimiri, apologji false e lot krokodili"

- Darina Tanushi

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi deklaroi dje, se ndaj anëtarëve të LSI- së të punësuar në shtet ka pasur presione e kërcënime. "Duke pasur parasysh që problemati­kat që ka sot qeveria apo dhe mazhoranca në parlament mendon që vetëm duke i intimiduar njerëzit apo duke i kërcënuar ata mund të kalojnë problemati­kat që kanë". E duke vijuar me atë që ishte çështja e ditës, largimi i Saimir Tahirit nga Kuvendi, ajo tha se asnjë fjalë të sinqertë nuk ka pasur dje, në atë që ajo e quajti "apologjia" e Saimir Tahirit. Gjatë fjalës në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, Kryemadhi u shpreh: "Vëmendja e publikut ka qenë e fokusuar tek ishministr­i i Brendshëm. Dhe, për fat të keq, jo për ato që ka thënë ose ka për të thënë, por për ato që Saimir Tahiri nuk i ka thënë dhe nuk do t'i thotë kurrë, sepse ai dhe ish- shefi i tij tashmë janë jo vetëm peng i njëri- tjetrit, por dhe peng i krimit të organizuar". "Të gjithë kanë muaj që presin drejtësi për çështjen e ishministr­it të Brendshëm, një nga përgjegjës­it kryesor për kanabizimi­n dhe renditjen e Shqipërisë në krye të trafikimit dhe përdorimit të dograve të forta. Por drejtësia ka munguar që në krye të herës, dhe nuk ka më njeri në Shqipëri të besojë tashmë se Edi Rama do urdhërojë institucio­net që varen prej tij, si Prokuroria e Përgjithsh­me, që të hetojnë për ish- bashkëpunë­torin e tij",- u shpreh Kryemadhi. Sipas saj, "asnjë fjalë të sinqertë nuk ka pasur në apologjinë false të ish- ministrit të Brendshëm. Madje dhe lotët e tij për të disatën herë duken si lot krokodili dhe janë pjesë e tragjikome­disë që Edi Rama e inskenon kaq bukur për bashkëpunë­torët e tij që jemi mësuar t'i shikojmë në gjithë jetën politike të z. Rama". "Nëse Saimir Tahiri do kishte ndjerë qoftë dhe një fije përgjegjës­i për llumin e drogës, në të cilin e zhyti Shqipërinë, të paktën duhet të kërkonte ndjesë publike jo vetëm për shqiptarët, por më shumë për ata të rinj dhe të reja që sot janë peng i përdorimit të drogave të forta ku dhe Shqipëria mban vendin e parë në botë për përdorimin e kokainës. Duhet të tregonte dinjitet dhe të përballej me të vërtetën dhe jo të shantazhon­te Edi Ramën me gjuhën e mafiozëve, të cilën jemi mësuar ta dëgjojmë rëndon nëpër foltore",- u shpreh kryetarja e LSI- së. Sipas saj, "Sh- qipëria po jeton sot ditët e saj me të këqija të 25- 30 viteve të fundit. Dhe padyshim është detyrë jona të përpiqemi ta nxjerrim vendin nga ky batak ku e çuan Edi Rama dhe mafiozët që e mbajnë peng dhe në pushtet në të njëjtën kohë". Për këtë Kryemadhi kërkoi nga drejtuesit e LSIsë, deputetët më shumë angazhim me njerëzit. "Problemi i LSI ka qenë gabimet e së shkuarës, të cilat ne duhet t'i lexojmë shumë mirë për të Ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha dje, se për zgjedhjet e ardhshme LSI- së i duhen shokë, por njëri është përjashtua­r. "Partia e Edi Ramës nuk mund të ketë shansin të përfitojë nga djersa e ballit e çdo anëtari dhe votuesi e LSI. Nuk është e thënë të jetë detyrimish­t edhe me PD. Jam i bindur që më PDIU bëhet koalicion shumë i mirë, me PAA, me Aleancën Kuq e Zi",tha dje, Manjani.

vazhduar përpara dhe për të mësuar nga gabimet tona. Gabimi i LSI ka qenë bërja e Edi Ramës kryeminist­ër. Gabimi i LSI ka qenë pranimi i Saimir Tahirit si ministër i Brendshëm. Gabimi i LSI ka qenë mos reagimi i saj kur Shqipëria filloi të kanabizohe­j. Gabimi i LSI kanë qenë votimet e shumë ligjeve, qoftë ligji i arsimit të lartë, qoftë dhe i atyre ligjeve të reformës në drejtësi të cilat u votuan pa kompromis",- tha Kryemadhi.

 ??  ??
 ??  ?? Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania