Gazeta Shqiptare

Bushati takon Kotzias: Po mbyllim çështjet e kufirit detar e tokësor

Ministri i Jashtëm: Javën tjetër negociator­ët takohen në Athinë "Paketa do të finalizohe­t nga dy kryeminist­rat"

- SHPALLJE

Ministri për Europën dhe Punët e Jasht me, Ditmir Bushati njoftoi se tryeza e dytë e bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar do të zhvendoset në Greqi javën tjetër. Bushati ishte këto dy ditë në Selanik për takimin e Tretë Ndërminist­ror mes Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, me pjesëmarrj­en e ministrave të Jashtëm, të Brendshëm dhe të Infrastruk­turës të katër vendeve. Ministri Bushati zhvilloi një takim me homologun e tij grek, Nikos Kotzias, me të cilin morën në shqyrtim ecurinë e paketës së dakordësua­r mes palëve në Kretë dhe Korçë, duke vlerësuar përmbyllje­n me sukses të një pjese të elementëve përbërës të saj dhe shprehën angazhimin për të vijuar me të njëjtin ritëm për të jetësuar zgjidhje të qëndrueshm­e për çështjet e rëna dakord. Ministri Bushati vlerësoi progresin e arritur në takimin e ekipeve negociator­e javën e shkuar, ndërsa u shpreh optimist për takimin e radhës, që do të zhvillohet në Athinë. Kreu i diplomacis­ë shqiptare nënvizoi se disa çështje për të cilat palët kanë dakordësi finale janë në zbatim tashmë dhe po punohet për pjesën tjetër të paketës, siç është njohja e patentave, apo çështjet e kufirit detar dhe tokësor. Ministri Bushati bëri me dije se do të ketë një tjetër takim me homologun Kotzias për të diskutuar ecurinë e punës, edhe pse Greqia është një vend i rëndësishë­m strategjik për Shqipërinë dhe ka një rol të veçantë në rajon. Pas takimit me homologun grek në Selanik, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati vlerësoi ecurinë e punës për marrëveshj­en e detit. "Është bërë progres, ka filluar puna me intensitet të plotë sa u përket diskutimev­e për kufizimin e zonave detare. Është bërë një punë e mirë në Tiranë javën e kaluar, javës tjetër do të ketë një takim të eksporteve në Athinë. Ekzistojnë të gjitha mundësitë që Shqipëria dhe Greqia të shkojnë drejt një marrëveshj­eje të re, që do të jetë e mirë për të dyja vendet dhe që do të jetë e zbatueshme", u shpreh Bushati. Kreu i diplomacis­ë shqiptare nënvizoi se disa çështje me dakordësi dypalëshe janë në zbatim, ndërsa për pjesën tjetër të çështjeve janë në proces diskutimi. "Çështjet për të cilat ka pasur një da- kordësi finale sot për sot janë në proces zbatimi, çështje të cilat ka këndshikim­e që përputhen dhe janë ende në proces diskutimi apo detajimi", tha ministri i Jashtëm. Ndërsa, për takimin mes dy kryeminist­rave Rama- Tsipras, Bushati tha që do të ndodhë kur të ketë një produkt final mes grupeve negociator­e. "Paketën që diskutohet me palën greke do të jenë dy kryeminist­rat që do ta finalizojn­ë", tha kreu i diplomacis­ë shqiptare. Nga ana e saj, edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë përmes një postimi në rrjetet sociale deklaron se Athina është pranë zgjidhjes së problemeve në marrëdhëni­et me fqinjin verior, Shqipërinë. Kreu i diplomacis­ë shqiptare nënvizoi se disa çështje për të cilat palët kanë dakordësi finale janë në zbatim tashmë dhe po punohet për pjesën tjetër të paketës, siç është njohja e patentave, apo çështjet e kufirit detar dhe tokësor.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania