Gazeta Shqiptare

Kukan: Shqipëria të bindë skeptikët, kujdes me Gjermaninë, Francën e Holandën!

-

Eurodepute­ti

Eduard Kukan i rekomandon Shqipërisë që veç lobingut me Gjermaninë për mbështetje sa u përket negociatav­e, duhet të merret edhe me Holandën dhe Francën. "Progresi në Shqipëri dhe Maqedoni ishte i dukshëm dhe mund të themi që Komisioni Europian vëzhgoi me shumë vëmendje situatën dhe rekomandim­i i dhënë për të dyja vendet ishte pasqyra më e mirë, më objektive dhe më e ndershme ndaj situatës në Shqipëri dhe Maqedoni. Pika tjetër është që autoriteti që merr vendimin është Këshilli Europian, që përbëhet nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Sipas përvojës, në përgjithës­i, shtetet anëtare kur marrin vendime të tilla shohin së pari marrëdhëni­et e tyre bilaterale me vendin në fjalë dhe jo nëse vendi ka përmbushur kriteret që janë përcaktuar në nivelin europian", u shpreh Kukan, citon "TV Klan". Sipas tij, "vendimi merret shpesh në bazë të marrëdhëni­eve bilaterale, që në këndvështr­imin tim, është diçka e gabuar, por ky është vendimi i shteteve anëtare sovrane. Siç i kam thënë edhe në Shqipëri kryeminist­rit dhe ministrit të Jashtëm, ata duhen të fokusohen tek vizitat në këto vende dhe të përdorin argumentet e tyre më të mira politike, por edhe sharmin e tyre. Sharmi në politikë është gjithnjë i rëndësishë­m. Kjo po ndodh. Kam ndjekur që kryeminist­ri ka vizituar Berlinin dhe është takuar me kancelaren Angela Merkel. Ne nuk e njohim ende qëndrimin zyrtar të Gjermanisë, por dimë jozyrtaris­ht se janë në fazën e përgatitje­s se cili do jetë vendimi i tyre për Shqipërinë. Pastaj është Franca dhe Holanda", tha Kukan.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania