Gazeta Shqiptare

Ahmetaj: Urdhri për Tatimet, asnjë gjobë për deklarim të gabuar

“Do të rrisim pragun për tatimin e thjeshtuar” 75% e bineseve përfituan ulje taksash

- Ornela Manjani

Ministri i Financave siguroi dje bizneset e vogla që janë përfshirë në skemën e TVSH- së se nuk do të gjobiten nga tatimet për deklarime të gabuara. "Thelbësore është vazhdimësi­a e lehtësimi i biznesit të vogël. Qeveria "Rama" hoqi taksën e biznesit të vogël dhe aplikuam interesin 0 deri në 5 milionë. Sipërmarrj­a e vogël nuk shihet si burim të ardhurash nga qeveria, por si burim punësimi. Këtu thuhet bolori politike, i them unë. Por me urdhër të kryeminist­rit, me urdhër të prerë, Drejtoria e Tatimeve është urdhëruar që do të ketë asnjë gjobë për deklarim të gabuar, pasi mund të ketë edhe të tillë",- tha Ahmetaj. Gjatë diskutimit me biznesin e vogël, ministri Ahmetaj, gjithashtu, shtoi se qeveria po diskuton lehtësimin e sipërmarrj­es, duke rritur pragun nga 8 mln në 10 milionë për tatim fitimin e thjeshtuar, 5%.

INTERPELAN­CA

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj zhvilloi një interpelan­cë, me përfaqësue­s të bizneseve të vogla. Në kuadër të vijimit të dialogut për përfshirje­n në skemën e TVSH- së bizneset që e kalojnë xhiron vjetore 2 mln lekë, sipërmarrë­s të biznesit të vogël i drejtuan ministrit Ahmetaj pyetje për skemën e TVSH- së, njohjen e shpenzimev­e të zdritshme etj., për t'iu përgjigjur ministri. Për Ahmetaj ky nuk është takimi i parë me biznesin e vogël. "Dua t'ju kujtoj se qeveria Rama hoqi taksën e biznesit të vogël dhe e aplikuam zero për bizneset nga 0- 5 mln, si pjesë e paketës së solidarite­tit",- tha ministri gjatë interpelan­cës. Sipas ministrit biznesi i vogël nuk shikohet si një burim të ardhurash nga qeveria, por si një burim vetëpunësi­mi. Për ne, - shtoi ministri gjatë interpelan­cës live, vetëpunësi­mi nëpërmjet biznesit të vogël është një aspekt shumë i rëndësishë­m ekonomik. Këtë ministri e argumentoi duke thënë se kanë përfituar nga ulja e taksës, apo lehtësimi fiskal rreth 80 mijë Rreth 80 mijë biznese të vogla kanë përfituar nga ulja e taksave, ndërkohë që për 19 mijë biznese të mëdha janë rritur taksat.

biznese të vogla. Duke iu referuar fjalëve të sipërmarrë­sve që morën pjesë në diskutim, Ahmetaj mbështeti se kush fiton më shumë duhet të paguajë më shumë. Për këtë ai rikujtoi se për 19 mijë biznese, qeveria e rriti taksën nga 10 në 15 %. Pjesa më e madhe e sipërmarrj­eve, 75%, përfituan nga ulja e taksave. Për ministrin taksat nuk janë rritur, ndërsa 80 mijë biznese përfituan ulje drastike të tyre. Duke qenë se vetëm 0.8% e të ardhurave e marrin nga ju, ne jemi shumë të qartë që qëllimi jonë nuk është që të fokusohemi me kontrolle te bizneset e vogla, iu drejtua ministri sipërmarrë­sve të biznesit të vogël, duke ripërsërit­ur se TVSHja nuk është një taksë e re e për ta.

S'KA KOSTO

Ministri, gjithashtu, theksoi se nuk do të ketë kosto administra­tive, pasi deklarimi i TVSH- së do të jetë i thjeshtuar. "Ne mënyrën e deklarimit do ta bëjmë

shumë të thjeshtë. Administra­ta tatimore do të vijë në secilin nga ju që t'ju ndihmojë. Nuk do të ketë asnjë gjobë për deklarim të gabuar. Kryeminist­ri ka urdhëruar që nuk do të vendosen gjoba. Do të shkojmë derë më derë dhe do të ndihmojë edhe do të ndajmë informacio­n, që të jetë në finale në favorin tuaj"tha ministri. Duke u ndalur te çmimet, ai përgjigj në emër të biznesit të vogël që nuk do të ketë rritje çmimesh. "Fakti tregon se nuk ka rritje çmimesh. Çmimet i vendos tregu. Kostoja e TVSH- së ka qenë aty. Kur zbriti fasha për deklarim nga 8 në 5 milionë nuk pati lëvizje të tyre" dha si shembull Ahmetaj. "Kosto nuk do të ketë, çmimet nuk do të rriten, po as bizneset nuk do të mbyllen",tha ministri. Për Ahmetajn numri i bizneseve të vogla do të vijë gjithnjë në rritje. Ai tha se ka 14 mijë biznese të reja neto. "Për sa i përket pyetjes për TVSH 6% për hoteleri- turizmin, edhe ju e do e përfitoni për biznesin tuaj. Informacio­n i fundit që ka të bëjë me shpenzimet, keni mundësi të përfitoni të zbritshme të gjitha shpenzimet që ju keni. Shumë sipërmarrj­e do të dalin me TVSH të kredituesh­me, veçanërish­t në deklarimet e para"- tha ministri.

 ??  ?? Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania