Gazeta Shqiptare

Efektivi u mbyt në lumin Kir, policia nis hetimet për shkakun e vetëvrasje­s

"Rebelohet" ish- zëdhënësja e bluve: S'kishte çfarë të deklaronte, veç bukës së fëmijëve Do merren në pyetje kolegët, kishin dijeni se 52- vjeçari ishte i stresuar nga procesi i vetingut

- Senad Nikshiqi

Një ditë pas vetëvrasje­s së efektivit Dedë Shkalla, policia e Shkodrës ka nisur procedim penal për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Babai i 5 fëmijëve u mbyt në ujërat e lumit Kir, në vendin e quajtur "Zalli i Kirit". Tashmë nuk ka asnjë dyshim se Shkalla i dha fund jetës së tij. Pas kryerjes së hetimeve dhe ekspertizë­s ka rezultuar se nuk ka asnjë shenjë që mund të ngjallë dyshime për ekspertët e kriminalis­tikës. Të gjithë kanë dalë në një konkluzion të vetëm se 52vjeçari nga fshati Golem i njësisë administra­tive Rrethina është vetëvrarë. Ndërkohë, blutë po hetojnë mbi shkaqet që e çuan kolegun e tyre drejt vdekjes. Burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Shkodrës bënë me dije se në lidhje me ngjarjen e ndodhur të enjten do të merren në pyetje një numër i konsiderue­shëm personash. Fillimisht do të jenë familjarët apo edhe ndonjë i afërm që do të dëshmojnë mbi arsyet që e çuan Dedë Shkallën deri në aktin ekstrem. Po të njëjtat burime pohuan se të afërm të 52- vjeçarit kanë pranuar se stresi i kohëve të fundit e ka bërë atë që t'i japë fund jetës. Kjo konfirmon pistën e ngritur menjëherë pas ngjarjes se shkak është çështja e vetingut. Dedë Shkalla, punonjës policie tek salla operative në policinë e Shkodrës është ankuar herë pas here për pamundësin­ë e tij për të plotësuar dokumentet për procesin e vetingut, detyrim ky për çdo punonjës policie. Afrimi i afatit për dorëzimin e dokumentac­ionit për vetingun dyshohet se ka qenë një trysni e madhe për policin. Kjo e ka munduar gjatë gjithë kohës derisa është hedhur në ujërat e lumit Kir. Përveç familjarëv­e e të afërmve, do të merren në pyetje edhe disa prej kolegëve të tij më të afërt. Burime konfidenci­ale dje deklaruan për "GSH" se kolegët kanë qenë në dijeni të problemit të Dedë Shkallës. Ai u ka rrëfyer atyre vështirësi­të për plotësimin e dokumentac­ionit për vetingun dhe stresin që po përjetonte. Në këtë mënyrë, edhe policët do të duhet të dëshmojnë mbi informacio­net që mund të kenë për kolegun e tyre, i cili u përcoll dje për në banesën e fundit. Në ceremoni morën pjesë një numër i konsiderue­shëm personash, duke qenë se Dedë Shkalla njihej për natyrën gazmore, tipin e qetë dhe mirësinë e tij, gjë e cila ka lënë respekt tek të gjithë ata që e njohën. Burime konfidenci­ale dje deklaruan për "GSH" se kolegët kanë qenë në dijeni të problemit të Dedë Shkallës. Ai u ka rrëfyer atyre vështirësi­të për plotësimin e dokumentac­ionit për vetingun dhe stresin që po përjetonte. Në këtë mënyrë, edhe policët do të duhet të dëshmojnë mbi informacio­net që mund të kenë për kolegun e tyre, i cili u përcoll dje për në banesën e fundit.

REAGIMI

Gentiana Maçi, ishzëdhënë­sja e policisë së Shkodrës para afro 10 viteve e ka njohur efektivin Dedë Shkalla, i cili u mbyt në ujërat e lumit Kir. Pasi ka mësuar ngjarjen e trishtë, ajo ka reaguar përmes faqes së saj në rrjetin social "Facebook" me një mesazh prekës. Maçi, përmes një rebelimi për ngjarjen e rëndë thotë se Dedë Shkalla duke qenë se nuk kishte një gjendje ekonomike shumë të mirë, nuk kishte se çfarë të deklaronte përveçse sa kafshata bukë ka ngrënë secili nga 5 fëmijët e tij. Ish- zëdhënësja Maçi është kritike edhe ndaj të gjithë atyre që nuk i ofruan ndihmë kolegut për të plotësuar dokumentet e vetingut.

 ??  ?? Lumi Kir ku u mbyt efektivi i policisë
Lumi Kir ku u mbyt efektivi i policisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania