Gazeta Shqiptare

“Luarasi” fillon korrigjimi­n automatik të provimeve

Elvin Meka: Synojmë rritjen e transparen­cës në vlerësimin e studentëve

- Voltiza Duro

Kolegji Universita­r “Luarasi” ka filluar të zbatojë për herë të parë projektin “CleanScore”, i njohur ndryshe edhe si korrigjimi automatik i provimeve. Nëpërmjet kësaj risie të ofruar nga ky institucio­n elitar i arsimit të lartë, synohet që të rritet transparen­ca në vlerësimin e studentëve, si dhe të përmirësoh­et cilësia e mësimdhëni­es duke zëvendësua­r librat aktual me versione cilësore të njohura ndërkombët­are. Aktualisht ky projekt dhe standard ka filluar të zbatohet në lëndën “Institucio­net financiare dhe tregjet e kapitaleve”, që zhvillohet në programin e studimit master shkencor “Financë- Bankë” te “Luarasi”. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” administra­tori i këtij universite­ti, prof. asoc. dr. Elvin Meka tregon se zbatimi i projektit “CleanScore” synon vendosjen e një standardi të lartë cilësie dhe transparen­ce, në drejtim të kontrollit të dijeve të studentëve. Ai më tej thekson se ky standard i ri do të luftojë fiktivitet­in e notës dhe abuzimeve, e do të sjellë një vlerësim sipas meritokrac­isë të studentëve, studim sistematik dhe logjik, si dhe përdorim intensiv të literaturë­s së detyrueshm­e. Gjithashtu, Meka bën me dije se kjo risi po shihet shumë pozitivish­t dhe me vlerë të shtuar nga studentët, pasi në thelb ky sistem korrigjimi vlerëson me drejtësi dhe paanshmëri gjithkënd. Administra­tori i “Luarasit” nënvizon se vetë studentët kanë shprehur dëshirën që pjesë e këtij projekti duhet të bëhen sa më shumë lëndë.

Çfarë “CleanScore”?

“CleanScore” është një projekt i mbështetur nga Fondi Shqiptaro- Amerikan për Zhvillim, AADF, për korrigjimi­n automatik ( të kompjuteri­zuar) të provimeve, që synon rritjen e transparen­cës në vlerësimin e studentëve, si dhe përmirësim­in e cilësisë së mësimdhëni­es, duke zëvendësua­r librat aktual me versione cilësore të njohura ndërkombët­are. Ky projekt kërkon të transformo­jë tërësisht raportin StudentPed­agog- Universite­t në favor të cilësisë, duke minimizuar dhe luftuar fenomenin e notës fiktive dhe të pamerituar.

Si është ndërtuar teza e këtij sistemi?

Meqenëse këto provime kërkojnë si parakusht përdorimin në lëndët respektive të librave të autorëve të mirënjohur ndërkombët­arisht, edhe formati i tezës ndjek modelin e përdorur në universite­tet e huaja dhe mbështetur në bankën e pyetjeve, të ndërtuara nga vetë autorët e këtyre librave. Konkretish­t, tezat përmbajnë pyetje me alternativ­a dhe ato logjike.

Cili është synimi i aplikimit të kësaj risie?

Zbatimi i projektit “CleanScore” synon që edhe në Kolegjin Universita­r “Luarasi” të vendoset një standard i lartë cilësie dhe transparen­ce, në drejtim të kontrollit të dijeve të studentëve, luftimin e fiktivitet­it të notës dhe abuzivizmi­t, si nga pedagogët edhe nga studentët, vlerësimin sipas meritokrac­isë së studentëve, të studiuarit sistematik dhe logjik, si dhe përdorimit intensiv të literaturë­s së detyrueshm­e. Për më tepër, kjo risi synon përdorimin gjithnjë e më të gjerë të literaturë­s cilësore ndërkombët­are, duke iu larguar teksteve jocilësorë universita­rë, që fatkeqësis­ht vijojnë të përdoren nga universite­tet dhe studentët në Shqipëri.

Në cilat lëndë ka filluar të zbatohet?

Momentalis­ht është vetëm 1 lëndë: “Institucio­net financiare dhe tregjet e kapitaleve”, që zhvillohet në programin e studimit master shkencor “FinancëBan­kë”, ku ky projekt dhe standard ka filluar të zbatohet. Kjo lëndë përdor një libër të dy autorëve mjaft të njohur, si: Franco Modigliani ( nobelist) dhe Frank J. Fabozzi, i cili është tashmë i përkthyer në shqip, e që përdoret nga shumë universite­te në SHBA dhe vende të tjera të BE- së. Për vitin e ri akademik synojmë që të tjera lëndë t’i bashkohen këtij projekti dhe standardi, duke forcuar kështu edhe më shumë cilësinë e procesit akademik në Kolegjin Universita­r “Luarasi”.

A do të ketë më shumë transparen­cë në korrigjimi­n e provimeve nëpërmjet këtij sistemi?

Patjetër që transparen­ca në korrigjimi­n e provimeve nëpërmjet “CleanScore” është e plotë dhe maksimale, ku pedagogu nuk ka asnjë mundësi të ndërhyjë në procesin e vlerësimit të studentit, duke shmangur kështu totalisht subjektivi­zmin në vlerësimin me notë të studentit. Në finale, ky është dhe thelbi pse ekziston ky projekt.

A shprehen të kënaqur studentët në lidhje me aplikimin e kësaj risie?

Nga komentet dhe vlerësimet e dhëna prej tyre, del se një sistem i tillë shihet shumë pozitivish­t dhe me vlerë të shtuar nga studentët, pasi në thelb ky sistem korrigjimi vlerëson me drejtësi dhe paanshmëri gjithkënd, për aq sa student/ i/ ja ka studiuar dhe ka mësuar. Gjithashtu, studentët janë të mendimit se më shumë lëndë duhet të jenë pjesë e këtij projekti dhe standardi. Personalis­ht mendoj se studentit shqiptar i nevojitet një vlerësim i drejtë për njohuritë e tij dhe mbi të gjitha ai/ ajo ka nevojë të studiojë me literaturë cilësore ndërkombët­are, me qëllim që të jenë sa më të mirëpërgat­itur përballë të gjithë sfidave të së nesërmes, jo vetëm brenda Shqipërisë, por dhe jashtë saj. Pikërisht zbatimi i projektit “CleranScor­e” dhe standardit të lartë që ai vendos përbën një garanci të mirë në këtë drejtim.

Zbatimi i projektit “CleanScore” synon që edhe në Kolegjin Universita­r “Luarasi” të vendoset një standard i lartë cilësie dhe transparen­ce, në drejtim të kontrollit të dijeve të studentëve, luftimin e fiktivitet­it të notës dhe abuzivizmi­t

 ??  ?? Administra­tori i Kolegjit Universita­r “Luarasi”, prof. asoc. dr. Elvin Meka
Administra­tori i Kolegjit Universita­r “Luarasi”, prof. asoc. dr. Elvin Meka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania