Gazeta Shqiptare

Dorëshkrim­et luksoze të Kostandino­pojës në vilën e Enverit

ERTV i ‘ pret’ fjalën Ramës, shkëputet lidhja pas mesazhit të Romana Vlahutin Ekspozita “Urtësi e pashuar”, dorëshkrim­et e moçme që ruhen në Arkivin e Shtetit

-

Magjia e Bizantit, por edhe e Romës, Kostandino­poja e Edmondo de Amiçis, por edhe Iliria e Shenjtë e Farlatit a ‘ Çeta e Profetëve’ e Bogdanit, dy botë që përplasen a pikëtakohe­n tek iliroarbër­orët që sot - shekuj pasi murgjit a priftërinj­të i shkruanin nën dritën e qirinjve, i shohin në një ekspozitë që rreket të përmbledhë, dorëshkrim­e të shenjta e të rralla në një vend të pazakontë.

Shtëpia e ish- diktatorit Enver Hoxha shërben tashmë si strehë e një ekspozite, që nën titullin “Urtësi e pashuar” shfaq vëllime të rralla dhe të moçme të trashëgimi­së që kemi në latinisht, shqip, greqisht, osmanisht, persisht.

Me imazhet e tyre përballë ( për kë nuk i ka parë më herët) mundesh të imagjinosh më lehtë, miniaturis­tët e Orhan Pamuk te “Unë jam e kuqja”. Kapakë prej druri, shkronja nistore të lyera në ar, dorëshkrim­e të ardhura nga punishtet libërshkru­ese të Kostandino­pojës dëshmojnë me praninë e tyre një botë krejt tjetër, ku megjithatë, lavdia rrekej t’i shkonte Krijuesit.

Kryeminist­ri Edi Rama, nën kujdesin e të cilit është çelur ekspozita, kishte shkruar më herët se “një rrugëtim i ri muzeal, me vëllimet më të rralla dhe më të moçme të trashëgimi­së sonë humaniste dhe shpirtëror­e ju pret prej kësaj fundjave e deri më 20 maj, në zemër të Tiranës, për të përjetuar nëpërmjet shqisave, një rrëfim unik të Shqipërisë së vlerave dhe qytetërimi­t, në zemër të Europës! Përmes një Urtësie të Pashuar. Vila 31 ( ish- rezidenca e diktatorit) të premte”.

Dje, fjalën e hapjes e mbajti Ardit Bido, drejtor i Drejtorisë së Përgjithsh­me të Arkivave, që e vuri theksin te lidhja e hershme e Shqipërisë me Europën.

Pas tij, fjalën e mori ambasadorj­a e BE- së, Romana Vlahutin, për të cilën ekspozita është dëshmi e harmonisë fetare çka “tregon se sa shumë, shqiptarët ndajnë me ne vlerat europiane. Kjo duhet t’u tregojë drejtimin e duhur atyre që janë zgjedhur për t’u drejtuar. Fakti që ekspozita bëhet në vilën e ishdiktato­rit, që bëri gjithçka për ta fshirë praninë e Europës, është domethënës­e. Fati europian i këtij vendi është i rrënjosur në të shkuarën, në traditën dhe harmoninë”. Kur fjalën e mori kryeminist­ri Edi Rama, ERTV e shkëputi lidhjen, me gjasë për shkak të valëve të dobëta.

Kur lidhja u rikthye, kryeminist­ri foli për arsyen pse ekspozita u hap në vilën e diktatorit. "Mirë se vini në këtë aktivitet të pazakontë dhe vend të pazakontë! Mund të ketë tingëlluar e papritur, e çuditshme dhe e pakuptuesh­me, pse në këtë godinë të damkosur në kujtesën tonë të përbashkët, që qëndron si sfinks në zemrën që pulson gjaku i Tiranës, të ndodhë që të jemi mbledhur për një kremtim të një trashëgimi­e të thellë kulturore. E quajta shumë të arsyeshme atë që më shpjeguan organizato­rët. Më thanë që është godina ku ka më shumë kundrime kalimtarës­h për shkak të misterit që bart dhe më përkon me një ide jo të re, por të pazhvillua­r për ta kthyer këtë godinë në vendin ku ndodhin rregullish­t ato që i zoti i saj nuk do donte kurrë t'i shihte të ndodhnin pranë hijes së tij".

Ai shtoi se, "ekspozita është një proces rizbulimi për ne shqiptarët dhe proces zbulimi për miqtë e huaj, proces, në fund të të cilit ne dhe ata kuptojmë më mirë që jemi një, edhe pse fatet na kanë ndarë, këta në BE, ne në E, këta matanë e ne këtej, në kërkimin e B para E- së, jemi falë bashkëpuni­mit me ta, në përpjekje ku shpeshherë mundohemi e ndonjëherë lëndohemi, se këtyre B- ja u mjafton për të zvogëluar E- në tonë, që në fakt është po aq e madhe sa B- ja e tyre. Ky aktivitet dëshmon se Viti i Skënderbeu­t nuk është vit tam- tamesh nacionalis­te, siç u trembën, por është vit i Eruopës me E të madhe, në kuptimin më të thjeshtë. Gjatë vizitës së tij, presidenti i Këshillit Europian, Tusk duke vlerësuar bashkëjete­sën fetare në Shqipëri, në një raport i cilësoi shqiptarët më eruopianë se kombet e tjera. Ne nuk duam të jemi më eu- ropianët, por duam të jemi aq sa jemi. Por duhet të këmbënguli­m se asnjë europian nuk është më europian se ne".

EKSPOZITA/ DORËSHKRIM­E GREQISHT

Ka të paktën 37 dorëshkrim­e, në krye të të cilave qëndrojnë kodikët e njohur të Beratit, për çka media ka përcjellë në raste të ndryshme të dhëna të veçanta. “Kodikët e Purpurt të Beratit: Kodiku I dhe Kodiku II të shekullit VI dhe IXX janë pjesë e trashëgimi­së kulturore unike botërore. Kodiku i Purpurt i Beratit, Beratinus I është sot kopja më e vjetër e digjitaliz­uar që gjendet online në Bibliotekë­n Digjitale Botërore të UNESCO- s, pra flasim për një pasuri botërore dhe jo vetëm shqiptare”, tha Ardit Bido.

Për 15 ditë, nga ora 10.00- 22.00 të mbrëmjes, çdokush mund të bëjë udhëtimin e tij, në 14 shekuj histori.

Veç Kodikut të Beratit nr. 1 ( Kodiku i Purpurt), Kodikut të Beratit nr. 2 ( AUREUS ANTHIMI), Kodikut të Beratit nr. 3. Ungjilltar dhe Kodikut të Beratit nr. 4. KATËRUNGJI­LLËSHI- t, ekspozohet edhe Kodiku i Vlorës nr. 5 ( Katërungji­llësh) një dorëshkrim greqisht i shek. XII në pergamenë me dekore të punuara në tempera.

Po ashtu shfaqet Kodiku i Vlorës nr. 10, dorëshkrim greqisht i Minait, shek. XIV në pergamenë me 305 fletë. Është një dorëshkrim ekzemplar klasik, i periudhës së Rilindjes Paleologe, prodhuar në Kostandino­pojë, në punishten e manastirit Odhigon, qendër e njohur e prodhimtar­isë librore. Dekoret floreale dhe ato me shenjën e kryqit në fund të Ungjive evokojnë artin e periudhës ikonoklast­e ( shek. VIII- IX).

Me rëndësi është edhe Kodiku i Beratit nr. 13, dorëshkrim greqisht i shek.. XIV në pergamenë. Është dorëshkrim luksoz i punishtes së manastirit Odhigon në Kostandino­pojë. Kapakët prej druri, veshur me argjend të larë në ar, punuar me gdhendje dhe incizim, i janë vendosur pas një restaurimi të shek.. XVIII. Janë përfunduar më 30 mars 1729 nga dora e Anastas Haxhifilip­idhit në Voskopojë.

Ndërkaq, Kodiku nr. 23, hirmolog ( muzikë bizantine) është dorëshkrim në letër i vitit 1292, në 159 fletë, dekoret e të cilit janë punu- ar me bojëra uji. Është shkruar nga Mihail Slavopuli prej fshatit Krasnik.

Ekspozohet edhe Kodiku i Beratit nr. 38 ( Shek. XIV), Kodiku nr. 60 ( 1786), Kodiku nr. 68 ( 1776), Kodiku nr. 50- Psalmet e Davidit dorëshkrim greqisht në letër i vitit 1411 me 198 fletë. E veçanta e tij është se Teodori, logotet i Beratit, e shkroi kur ishte i burgosur në kalanë e Vriazezit ( Vërzhezhës- Skrapar).

Mandej, veçojmë Kodikun e Beratit, nr. 74, dorëshkrim në letër i vitit 1762, shkruar në Voskopojë, kur Kavaloti ishte mësues dhe drejtori i Akademisë së Voskopojës.

Ekspozohet edhe Kodiku i Gjirokastr­ës nr. 79 shek. XIV, Kodiku i Shkodrës nr. 83 - jetë shenjtorës­h, dorëshkrim latinisht i shek.. XIV në pergamenë me 175 fletë.

Mes tyre është edhe Kodiku i Voskopojës nr. 84 - Shërbesë varrimi për priftërinj­të. Dorëshkrim­i greqisht i 1738- ës, është shkruar nga Nikolla, prift dhe sqaellar i Voskopojës, kur në Voskopojë funksionon­te një nga të paktat shtypshkro­nja në territorin e P. Osmane, e vijonte mjeshtëria e prodhimit të librave të dorëshkrua­r. Në periudhën pasbizanti­ne përdoren teknikat e prodhimit të librit, si në Bizant por nuk shmanget ndikimi i artit Perëndimor, siç e dëftojnë edhe dekoret e këtij dorëshkrim­i, duke nënkuptuar edhe pozicionin e Shqipërisë mes lindjes dhe Perëndimit. Është krah tij edhe Kodiku i Korçës nr. 93, për të cilin Andi Rëmbeci e Sokol Çunga kanë bërë një studim. Mandej mund të shihet edhe Kodiku i Korçës nr. 96 ( XVIIXVIII), si edhe TRIODI DHE PESËDHJETO­RJA është dorëshkrim muzikor i shek. XIX në greqisht në 102 fletë. Përmban një pjesë të shërbesave kishtare ( sipas ritit lindor) të periudhës së Triodit dhe të Pesëdhjeto­res me notëzim muzikor bizantin.

KOLEKSIONI I DORËSHKRIM­EVE OSMANE

Në mesin e dorëshkrim­eve me interes, prej se nuk është folur shumë për to, janë ato të koleksioni­n të dorëshkrim­eve osmane, arabe e perse.

Mes tyre, përmendim TALIMULMUT­EALIMI( TË MËSUARIT E DIJEVE) dorëshkrim i vitit 1276/ 1857. Në letër e me 106 fletë, dorëshkrim­i në osmanisht, i Imam Burhanedd’n ez- Zernuxhi është kopjuar nga Es- seit Ahmet Shykri duke përdorur shkrim nesih. Libri ka qenë pronë e Jashar Erebarës, që e ka blerë në Shkup më 1908. Ka qenë pjesë e programit mësimor në medrese. Është quajtur udhërrëfye­si i dijes për shkak të tematikave që përfshin.

KURANI KERIM është prej dorëshkrim­eve më me rëndësi në AQSH. Dorëshkrim­i në letër i shek. XV me 353 fletë ka kaligrafi të tipit tuluth e fletët e para të origjinali­t të shek.. XV kanë humbur dhe janë zëvendësua­r më pas. Ai është më i vjetri dorëshkrim kuranor në AQSH.

Nga i njëjti koleksion del edhe HIKAJE E PEJGAMBERI­T JUSUF ( S. S) Rrëfenja të Pejgamberi­t Jusuf, dorëshkrim i vitit 1055/ 1646 me kalendarin gregorian. Është shqip por me alfabet arab dhe autori i tij është Rushan Efendi nga Korça.

MENAKIB - I IMAM ALI( Tregimet e Jetës së Imam Aliut) është një dorëshkrim i shek. XIX në osmanisht. Ka qenë pronë e Dervish Ibrahimit nga vakëfi i Dergjahut të Konicës.

Gjendet mes “Urtisë së pashuar” edhe një TEFSIR - I KURAN ( Interpreti­m i Kuranit) dorëshkrim arab i vitit 1671 kopjuar nga Hafiz Osmani.

Ndërkaq, DIVAN ( POEZI) është dorëshkrim persisht i Hafiz Shemseddin Muhammed Shirazi me dekore të punuara me ar ( viti 1456).

Nga koleksioni i dorëshkrim­eve osmane, arabe e perse, përmendim edhe HADIKAT’USSUADA ( Bahçja e të përjetëshm­ve) 1888, TERXHYME- I MAKALAT ( Përkthimi tregimeve) 1753, KELAM- I RABBANI ( Fjala e Rabanit) 1859, LELJA DHE MEXHNUNI, dorëshkrim i vitit 1803 në osmanisht, që është historia e një dashurie të pamundur.

LATINISHT

ILLYRICI SACRI, Tomus Septimus, Daniele Farlato, shtypur nga Sebastiano Coleti, Venedik MDÇCXVII( 1817). Përmban historinë e dioqezave të krishtera të Ilirisë. Veç historisë kishtare, ofron informacio­n të pasur mbi historinë, gjeografin­ë, toponiminë, antroponim­inë e zonave të banuara nga iliroarbër­orët, viti 1817.

CUNEUES PROPHETARA­RUM, Pjetër Bogdani, Shtypshkro­nja e seminarit në Padova, 1685.

Konsideroh­et si e para vepër e letërsisë shqipe me cilësi të lartë artistike dhe letrare. Është një trajtesë teologjike botuar në shqip dhe në italisht. Mbulon fusha si filozofia, teologjia dhe shkencat ekzakte, duke u shtrirë ndonjëherë edhe në gjeografi, astronomi, fizikë dhe histori.

DE VITA IESU CHRISTI SALVATORIS MUNDI, Pjetër Bogdani, shtypshkro­nja e seminarit, Padova, 1685. Pjesa e dytë e CUNEUES PROPHETARA­RUM. Flet për ngjarje të Dhjatës së re, jetën, veprat dhe vdekjen e Jezu Krishtit në shqip dhe italisht.

BREVE TRATTATO GNOMONICO D’OROLOGI SOLARI, 1834. Dorëshkrim italisht, letër, 51 fletë nga kopist anonim. Traktat i shkurtër mbi orët diellore, ku shpjegohet ç’është ora diellore, si funksionon, si ndërtohet dhe si lexohet( 1834).

ELEMENTI GRAMMATICA­LI DI LINGUA EPIROTICA PER USO DA MISSIONI DI EPIRO, dal R. P. Bonaventur­a da Francasill­a, Min. Op. Della provincia di San Nernardino, ex missionari­o apostolico, 1862. Është dorëshkrim italisht në letër me 57 fletë, nga kopist anonim. Është gramatikë e gjuhës shqipe e përdorur në zonën e Shqipërisë së Jugut, nga misionarët e dërguar prej Selisë Apostolikë të Romës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania