Gazeta Shqiptare

Lindja e Mesme një rajon që jeton me krizën

-

maje etj. Është fakt që ky rajon gjeneron kriza periodike konkrete, që përmbahen së brendshmi, si kriza të ndezura, por që shpërthejn­ë herë pas here, natyrisht jo spontanish­t dhe jo pa shkaqe të brendshme dhe pa impulsime të jashtme. Para formës së fundit të shfaqjes së krizës siriane në vazhdim, në këtë rajon, u realizua kriza e Jemenit, që acaroi së tepërmi marrëdhëni­et mes dy aktorëve të rëndësishë­m rajonalë, Iranin dhe Arabinë Saudite. Këta dy aktorë të rëndësishë­m rajonalë kanë interesa, pozicione, aleanca e aleatë brenda rajonit e të jashtëm të ndryshëm, por edhe elementi fetar ka vendin e rëndësishë­m, teksa Irani mbështet shfaqjen shiite dhe Arabia Saudite atë sunite të besimit mysliman. Irani dhe Arabia Saudite janë në rajon fuqi të rëndësishm­e rivalizues­e, që me lëvizjet e tyre pasurojnë përmbajtje­n e zhvillimev­e e të krizave konkrete në këtë rajon.

Të dy nuk janë vetëm në rajon, por kanë dhe aleatë të rëndësishë­m siç është SHBA për Arabinë Saudite dhe Rusia për Iranin. Marrëdhëni­a me këto fuqi të mëdha mbështetet jo në aspektin thjesht moral, por në interesa konkrete të rëndësishm­e, por që jo vetëm dallohen qartë, por dhe kryqëzohen ndjeshëm. Në zhvillimet aktuale të krizës siriane, Irani shfaqet më i aktivizuar, falë mbështetje­s nga Rusia, që e përdor si aleat të rëndësishë­m rajonal, në qëllimet e saj gjeostrate­gjike. Nga ana e vet, Irani, nisur, nga interesa konkrete roli në rajon, por edhe nga kritikat e SHBA për zbatimin e marrëveshj­es bërthamore, ka avancuar në akuza duke e parë SHBA si një kërcënim të madh. Ky qëndrim iranian shpjegon edhe ambiciet për forcimin e modernizim­in e arsenalit ushtarak, në funksion të rolit në rajon, madje dhe përtej tij.

Nuk ka si të mos tërheqë vëmendjen deklarimi i një komandanti të forcave detare iraniane Hosein Khonzadi se, forca detare iraniane, mund të dali edhe në Atlantik dhe në gjirin meksikan. Natyrisht që kjo deklaratë mund të shihet edhe si pjesë e mendësisë apo ndonjë projekti në mbrojtje të interesave e ambicieve konkrete përballë atij, që Irani e quan synim i SHBA, në bashkëpuni­m me Izraelin dhe Arabinë Saudite për të izoluar Iranin. Në fakt Irani dhe SHBA, që nga viti 1979, kanë pasur një marrëdhëni­e të vështirë mes tyre, ku evidentohe­t edhe një aleancë në zhvillim e SHBA me Arabinë Saudite dhe aleatët e saj. Në fakt, përgatitje­t ushtarake të Iranit dhe Arabisë Saudite nuk mund të mos vlerësohen si shqetësim real për një mundësi destabiliz­imi në rajon që bashkëjeto­n me krizën. Marrëdhëni­a mes Iranit e Arabisë Saudite është hapur armiqësore, me retorikë të ndezur dhe akuza të rënda mes tyre. Kështu princi i Arabisë Saudite Muhamed bin Selman nuk nguron ta konsideroj­ë udhëheqësi­n shpirtëror të Iranit si “Hitleri i ri” i Lindjes së Mesme. Ne,- ka pohuar ai, mësuam nga Europa se, pajtimi nuk funksionon. Nuk duam, që Hitleri i ri në Iran, të përsërisë në Lindjen e Mesme, atë që mbolli në Europë. Vërtet duket si një lojë fjalësh, por që flet shumë. Në fakt, ekstremizm­i dhe terrorizmi në këtë rajon shumë problemati­k, ushqejnë krizën e destabilit­etin, jo vetëm rajonal.

Nuk mund të mos evidentohe­t roli dhe ambiciet konkrete të Turqisë në këtë rajon, që e kërkon një vend roli, jo rastësisht, që tregon dhe sjelljen e tanishme të Turqisë, në mënyrën se si po pjesëmerr në zhvillimin e krizës aktuale siriane, ku edhe pse është pjesë e perëndimit dhe anëtar i NATO- s, ka bërë lëvizje pragmatist­e, që disa i shohin si “dalje nga reshti”. Nuk ësh- të vetëm çështja kurde, por një ambicie konkrete e Turqisë për një rol të rëndësishë­m në këtë rajon, sa të pasur aq dhe strategjik në zhvillimet botërore, që të ndihmon të kuptosh sjelljen e Turqisë. Për shumë arsye e interesa të rëndësishm­e, zhvillimet në këtë rajon dhe ecurinë e krizave konkrete, ka një rol e pjesëmarrj­e edhe Izraeli. Është shumë konkrete përmbajtja e sjelljes së Izraelit, ku thelbësore është ruajtja e vendit nga ato që i quan “kërcënime konkrete të sigurisë”. Ka një kontradikt­ë reale me përmbajtje shumë konkrete mes Izraelit dhe Iranit, ku përplasen hapur interesa dhe synime roli të qarta në këtë rajon.

Një acarim konkret konstatohe­t gjatë ecurisë së tanishme të krizës siriane nga një hap i Izraelit, që në fillim të muajit prill, ndërmori një sulm ndaj facilitete­ve iraniane në një bazë në Siri. Nëpërmjet zyrtarit të lartë Zarif, Irani akuzoi Izraelin për eskalim të tensionit, përmes dhunimit të hapësirës ajrore siriane, duke shtuar se nuk beson se kështu Izraeli kërkon të shkojë drejt luftës rajonale, apo se Izraeli do të vazhdojë të shkelë ligjin ndërkombët­ar. Një reagim i adresuar, i qartë dhe i kuptueshëm nga Irani, që e paralajmër­on kështu Izraelin, teksa duket qartë se e akuzon Izraelin për një lojë të rrezikshme, duke dhunuar integritet­in territoria­l të një vendi tjetër, përmes veprimeve që i vlerëson si akte agresioni. Nga ana e vet Izraeli qartësisht e shpjegon sjelljen e vet me veprimet e vetë Iranit. Izraeli e sheh si një vijë të kuqe prezencën e Iranit në territorin sirian. Këto shpjegime tregojnë qartë pozicionet e synimet tërësisht ndarëse në interesa mes tyre, por dhe rolin që kanë në ecurinë e krizave konkrete në rajon. Aktualisht kriza siriane në zhvillim evidenton një problemati­kë që përmban rrezik të madh destabili- zimi të sigurisë, jo vetëm në këtë rajon, por dhe më gjerë. Lindja e Mesme është tashmë një arenë e përplasjes së interesave komplekse, jo vetëm të aktorëve të rajonit, por edhe gjeostrate­gjike, ku interes e vëmendje të veçantë paraqet ajo mes SHBA dhe Rusisë, që kanë në rajon aleatë e aktorë, që, gjithashtu, kanë interesa shumë konkrete roli në rajon. Kriza siriane është shembulli real i përplasjes së interesave të ndryshme, por që koston e pasojave të rënda po e paguan populli sirian dhe popujt e rajonit në tërësi. Për arsye komplekse, ku veçanërish­t kriza botërore financiare ka rolin e saj të pamohueshë­m, SHBA nën presidencë­n Obama, realizoi një tërheqje apo zvogëlim angazhimi, që i mundësoi Rusisë ta përdorë për qëllime gjeostrate­gjike e të afirmimit si superfuqi botërore. Rusia gjeti aleat në rajon Iranin, e mbështet fort atë dhe inspiron përpjekjet e këtij vendi për rol e mbajtje nën kontroll strategjik e tregtar të ngushticës së Hormuzit.

Në një farë mënyre Rusia mbushi një lloj vakumi gjeostrate­gjik që krijoi SHBA, përmes një kostoje të lartë, por për synime të rëndësishm­e gjeopoliti­ke. Rusia mbështeti dhe mbështet regjimin e Asadit, duke sabotuar çdo zgjidhje të mundshme të krizës siriane e cila, siç është provuar, nuk mund të zgjidhet me pjesëmarrj­en e Asadit. Asadi ka një kontradikt­ë të mprehtë me popullin e vet, ndaj të cilit akuzohet se ka përdorur dhe armët kimike dhe kjo e përjashton mundësinë e pjesëmarrj­es së tij në një zgjidhje të mundshme politike. Edhe pas aksionit perëndimor me goditje ajrore, si përgjigje ndaj përdorimit të armëve kimike ndaj popullit të vet, Asadi reagoi me kërcënime, por edhe me arrestime të kundërshta­rëve të tij, por edhe me masa të tjera si shpronësim­i ndaj atyre që janë larguar nga vendi nga këto zhvillime. Kjo vlerësohet si një hakmarrje e re e dënim kolektiv ndaj sirianëve të larguar nga vendi, nga kërcënimi i jetës së tyre, që është njëherësh dhe një presion ndaj vendeve europiane, që u kanë ofruar status të përkohshëm qëndrimi. Rusia, me kosto shumë të lartë, e mundësoi synimin e saj të konfirmimi­t si një superfuqi, duke bërë të qarta dhe synimet e saj në këtë rajon problemati­k. Rusia e kupton koston e lartë, synon një lloj zgjidhje, që i mundëson praninë, por që do ta këtë shumë të vështirë praninë e rolin e saj në rajon. Rusisë duket se i nevojitet akoma Asadi, por nuk përjashtoh­et që në një të ardhme, jo të largët, ta sakrifikoj­ë atë në interes të axhendës së saj gjeostrate­gjike. Pas mënyrës se si menaxhoi trysninë e perëndimit ndaj sjelljes së saj ndaj krizës siriane dhe vendosmëri­në e SHBA dhe aleatëve të saj për një aksion ushtarak ajror ndaj regjimit të Asadit, Rusia nuk ka rrugë tjetër veçse të dialogojë me SHBA dhe BE, në menaxhimin e krizës siriane e të rajonit,

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania