Gazeta Shqiptare

Dalipi akuzon mediat: Na dëmtuan psikologji­kisht

Trajneri i të kuqve kërkon fitoren ndaj Teutës për të lënë pas shpine periudhën negative Prania e Mario Tokiç në tribunë ka turbulluar ambientin

-

Partizani luan sot ndaj Teutës dhe do të kërkojë të sigurojë fitoren pas 3 zhgënjimev­e radhazi. Për trajnerin Klevis Dalipi sfida e radhës është shumë e rëndësishm­e në kuadër të betejës së klubit të kuq për të siguruar pjesëmarrj­en në Kupat e Europës. Gjithashtu, Dalipi beson se ekipi ka pësuar rënie psikologji­ke në javët e fundit për shkak të fjalëve në media për afrimin e një trajneri të ri. "Kur mora drejtimin e Partizanit, pashë një skuadër të uritur për të fituar. Pas katër fitoreve dhe një barazimi, e përgatitëm skuadrën psikologji­kisht, duke ditur se nuk kishte përfunduar asgjë. Në rezultatet e fundit mendoj se ka ndikuar fakti se në gazeta është shkruar për një afrimin e një trajneri të ri. Ka ndikuar edhe euforia. Jetojmë në Shqipëri dhe në rezultate të mira kjo gjë ekziston. Zhvilluam një pjesë të parë të mirë me Skënderbeu­n, ku në fund pësuam një gol të pamerituar, që na dëmtoi moralisht. Kishim një transfertë të lehtë në letër me Lushnjën dhe në ndeshje të tilla finalizimi është i rëndësishë­m. Nuk shënuam dhe me kalimin e minutave lojtarët po ndjenin presion. Në vend që të shënonim, u ndëshkuam. Kishte edhe raste të diskutuesh­me në lidhje me gjykimin, ku nuk na u dha një penallti. Në fund morëm vetëm një pikë. Dua të them se lojtarët duhet të jenë më altruistë, të japin maksimumin si grup. Për të pasur frymën e grupit, lojtarët duhet të bashkëpuno­jnë. Na pret një ndeshje e vështirë me Teutën. Kemi bërë lëvizje në formacion për arsye teknike. Me Skënderbeu­n ishte Trashi mbrojtës i majtë. Ai sulmon mirë, por edhe Kotobelli është stërvitur mirë. Lojtarët duhet të kuptojnë se zgjedhjet janë për të mirën e skuadrës. Ndeshja me Teutën përcakton shumë gjëra për ne, ashtu si dhe u transferua me Luftëtarin. Do të luajmë të gjitha kartat dhe parashikoj duele të vështira. Teuta i ka jetike pikët për mbijetesë, ndërsa ne kemi objektiv Kupat e Europës". Dalipi nuk do të ketë të disponuesh­ëm për Teutën Edgar Çanin, me sulmuesin që ka pësuar një dëmtim të qafës, por ajo që e shqetëson më shumë tra- jnerin është mungesa e tifozëve për shkak të dënimit nga ana e Komisioni të Disiplinës. "Çani nuk luan në ndeshjen me Teutën, pasi ky është vendimi i mjekëve. Fejzullahu është përmirësua­r, por ende nuk është në gjendjen e duhur. Mungesa e ti-

fozëve? Një mungesë e madhe, sepse ata janë forca jonë. Duhet të bëjmë të pamundurën, që t'i kthejmë ata më të fortë. Klubi do të bëjë të pamundurën që ndaj Vllaznisë tifozët të jenë në stadium", - ka thënë në konferencë trajneri Dalipi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania