Gazeta Shqiptare

Negociatat me BE, deputeti holandez: Qeveria jonë është ekstremish­t hezituese

Holanda, nis një grup faktmbledh­ës para marrjes së vendimit për Shqipërinë “Tahiri, nuk mund të thuhet të shkojë në burg”

- Darina Tanushi

Një grup prej 8 de putetësh holandezë ndodhen këto dy ditë në Tiranë me një mision faktmbledh­ës, para marrjes së vendimin për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Pas takimit me kreun e qeverisë dhe më pas me kreun e Partisë Demokratik­e dhe deputetë të tjerë nga PD e PS si edhe me pjesëtarë të shoqërisë civile një prej deputetëve të grupit tha se qeveria e tyre është ekstremish­t hezituese për të hapur negociatat me Shqipërinë, por do të vendosë parlamenti i tyre. "Është bërë një propozim nga Komisioni Europian për çeljen e negociatav­e dhe për këtë qeveria jonë e ka tashmë pozicionin e saj të shprehur dy javë më parë. Qeveria jonë është ekstremish­t hezituese dhe është më hezituese se vendet e tjera në BE. Por nuk është vetëm në këtë situatë. Nëse shohim Francën dhe Gjermaninë do të shihni hezitim për të hapur negociatat. Prandaj ne si parlament vendosëm të organizojm­ë këtë mision faktmbledh­ës me anëtarë të 7 partive holandeze, të gjitha partitë kryesore janë këtu. Më pas ne do të kemi një debat sesi po shkon zbatimi i 5 prioritete­ve",- u shpreh deputeti holandez, Pieter Omtzigt. Deputeti Pieter Omtzigt nga Partia Kristian Demokrate është pyetur nga gazetarët dhe për çështjen hetimore ndaj ish- ministrit Tahiri. "Ne i kemi vëzhguar këto raste, por do të ishte shumë e çuditshme nëse ne kërkojmë nga njëra anë, që të kemi një gjyqësor të pavarur dhe në anën tjetër, të flasim për një emër të veçantë që duhet të shkojë në burg. Është një mesazh që nuk do ta dëgjoni. Nuk mund të thuash që ai person duhet të shkojë në burg, pasi merr ekzakt të kundërtën e asaj që kërkohet, ç'ka përkon me pavarësinë e gjyqësorit", theksoi deputeti. Ndërkohë në drekën e organizuar me deputetë të maxhorancë­s dhe opozitës, këta të fundit janë shprehur se BE duhet të mbështesë rekomandim­in për negociata, kjo si instrument kontrolli mbi qeverinë. Deputetët holandezë pas bisedimeve me palët në Shqipëri do të hartojnë një raport pikërisht për parlamenti­n e "Opozita kërkoi që parlamenti holandez të mbështesë hapjen e negociatav­e. Ata kanë shqetësime për krimin dhe drogën. Qëndrimi jonë ka qenë që hapja e negociatav­e do të ndihmojë që qeveria të monitorohe­t. Holanda heziton si pasojë e krimit shqiptar në Roterdam dhe Amsterdam, por edhe rritjen e krimit dhe trafikut të drogës në Shqipëri. Ne jemi optimistë, opozita do e mbështesë procesin",tha Tabaku.

 ??  ??
 ??  ?? Deputeti holandez, Pieter Omtzigt
Deputeti holandez, Pieter Omtzigt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania