Gazeta Shqiptare

Lista me 4600 fermerë fitues të subvencion­it

Skema Kombëtare e Mbështetje­s, lista finale sipas pikëzimit në bazë të kritereve Nis verifikimi për subjektet në bazë të vetëdeklar­imit

-

më parë. "Aplikimi me 0 dokumente nga 13 të tillë që duheshin më parë dhe krijimi i agropikave që shërbyen si ' one stop shop', favorizuan dhe nxitën interesin e fermerëve për të aplikuar në skemat e subvencion­it për projektet e tyre në sektorin ru- ral", theksoi ministri. Sipas tij, tashmë është mbyllur edhe aplikimi për skemat e mbështetje­s në investime në bujqësi dhe brenda afateve do të shpallen fermerë dhe agropërpun­ues të tjerë fitues të subvencion­eve. "Gazeta Shqiptare" pub- likon listën me fituesit e fazës së parë. Ministria ka nisur verifikimi­n në terren të deklarimev­e të fermerëve.

FONDI

Fondi për Skemat e Mbështetje­s në Bujqësi për vitin 2018 u rrit në 20 milionë USD. Ky program mbështet rritjen e konkurrues­hmërisë së produkteve bujqësore, përmirësim­in e zinxhirit të sigurisë ushqimore të produkteve blegtorale, diversifik­imin e aktiviteti­t ekonomik në zonat rurale, nxitjen e prodhimit vendës dhe produkteve tradiciona- le si dhe akses në tregjet ndërkombët­are të prodhimit vendës. Ndërsa lidhur me shkrirjen e 13 drejtorive bujqësore në të gjithë vendin, ministri Peleshi theksoi se ato e kishin humbur funksionin e tyre dhe do të zëvendësoh­en me dy agjenci kryesore, agjencinë e këshillimi­t dhe atë veterinare, me qëllim rritjen e sigurisë së produkteve bujqësore dhe shtazore. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka folur nga qyteti i Korçës në kuadër të turit të llogaridhë­nies me qytetarët.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania