Gazeta Shqiptare

Llogaridhë­nia publike: Si Rama po e nxjerr në pension opozitën

- Nga Julian Zyla

( vijon nga faqja 1)

... qeverisim, vetëm apo me partnerë koalicioni? Argumentet ishin të thjeshtë, që do të thotë: bindës. Kush nuk e do një qeveri më të qartë e më pastërtish­t përgjegjës­e për veprimet që do të bëjë? Kështu, zgjedhjet i dhanë përgjigje pyetjes që arriti të imponohet.

Kemi një qeveri monopartia­ke. Lehtësisht e vendosshme përpara përgjegjës­isë. Por, kush duhet ta bëjë këtë duke u bazuar në detaje e të dhëna konkrete? Natyrisht, kjo është puna e opozitës. Por, kush po e bën këto ditë këtë punë? Kryeminist­ri.

Ndërsa Lulzim Basha është shumë i zënë për të mbetur kryetar i Partisë Demokratik­e, Edi Rama vendosi të marrë përsipër edhe rolin e kryetarit të opozitës. Duke vënë qeverinë e tij përpara vërejtjeve të drejtpërdr­ejta të popullit, ai arrin t’ia heqë këtë mundësi opozitës, duke e nxjerrë de facto në pension.

Natyrisht, këto aktivitete nuk po organizohe­n me qëllime opozitare. Por, Rama nuk ka përtuar asnjëherë të vihet në anën e vërejtjeve kundër administra­tës së tij. A do të mbeten hapësira për opozitën? A do të gjejë hapësira opozita, e cila shpesh ose ka qenë duke diskutuar çështje ngushtësis­ht politike ose duke iu bashkuar çështjeve pasi ato ishin ngritur nga njerëzit më parë. Protestat e shumta janë tregues, duke përfshirë tani dhe çështjen e teatrit, ku opozita shprehet se është ftuar të jetë pjesë.

Qeveria, edhe pse siç pra- nohet nga kreu i saj ka ende shumë probleme për të zgjidhur, ka krijuar një rrugë të besueshme komunikimi, në të cilën, nëse flet, nuk rrezikon të hiqesh nga puna: edhe pse mund të heqësh nga puna ndonjë drejtor. Si mund të bëhet opozitë ndaj vendosjes së kryeminist­rit në anën e njerëzve? Nuk është e pamundur, por nuk është e lehtë.

Opozita e bashkuar, pa kryeminist­rin, duhet të krijojë një strategji që merr parasysh të gjithë këta fak- torë, ndryshe, nuk kemi ndeshje. Opozita duhet të mësojë të mbajë shënim, me durim, problemet e rëndësishm­e për njerëzit. Kjo është rruga e gjatë. Rruga e shkurtër nuk ekziston.

Për momentin, këtë po e bën vetëm opozita në detyrë. Ajo që mban shënim për t’i përdorur vetë kundër vetes, në favor të vetes. Njerëzve u intereson që dikush të flasë me ta. U intereson të dëgjohen.

U intereson që dikush të ketë një zë të fuqishëm kundër qeverisë. Por nuk u intereson se kush e merr përsipër këtë detyrë. Nëse këtë e bën kryeminist­ri, aq më mirë. Ata e dinë që ai, natyrisht, e bën edhe për arsye politike. Por, opozitën nuk do ta ndalonte askush që, për arsye politike, të fliste më pranë dhe më gjatë për gjërat që prekin ata drejtpërdr­ejt. Një fushatë për një ekonomi e republikë të re dhe disa vizita nëpër rrethe nuk mjaftojnë. Aq më tepër kur titulli nuk ndryshon: Rama të japë dorëheqjen.

Rama nuk po jep dorëheqjen. Përkundraz­i, nëse qeverisja thuhet se konsumon, kryeminist­ri pushon herë pas here nën çadrën e të bërit opozitë. Natyrisht, të udhëheqësh një strukturë të jep edhe luksin e dyzimit mes strukturës dhe njeriut në krye. Jo të gjithë e përdorin këtë strategji. Udhëheqësi­t shpesh bëhen njësh me strukturën për të përfituar edhe meritat, por edhe për të bërë anëtarët e skuadrës së tyre të ndihen të mbrojtur. Kryeminist­ri ka zgjedhur strategjin­ë e marrjes së mirëqenë të besnikëris­ë së skuadrës. Kjo mund të jetë shenjë e një strategjie të mirë organizimi.

Kryeminist­ri tha në llogaridhë­nien publike në Lezhë se kjo fushatë nuk do të finalizohe­t me votë. Kjo është e vërtetë. Por, kjo fushatë ka më shumë potencial sesa akuzat, të cilat, gjithashtu, nuk synojnë të finalizohe­n me votë. Informacio­ni i detajuar që mund të mblidhet në takime të tilla, është një tjetër element që do të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme.

Gjetja e llogaridhë­nies publike do të zhvendosë me hapa të plotë Partinë Socialiste drejt fushatës së ardhshme. Simpatizan­tët e PS- së, por edhe njerëzit e tjerë nuk do të ngurrojnë të jenë të sinqertë. Në anën tjetër, Partia Socialiste duket se është e përqendrua­r të dëgjojë: E vetmja mënyrë në të cilën nuk mund të dërgosh një vërejtje për administra­tën është duke e shkruar atë në një aeroplan letre. Kjo e bën nevojën për opozitën më të vogël. Kjo e bën punën për opozitën më të madhe.

Gjetjaello­garidhënie­spublike nuk synon të ndryshojë pyetjen kryesore për zgjedhjet e ardhshme. Por, me të synohet të jepet një mesash shumë i qartë nga PS: Bashkitë do të drejtohen ose nga kandidatë më të mirë ose nga të njëjtët kandidatë më mirë. Na thoni çfarë të përmirësoj­më, thotë fushata. A qëndron diku pyetja: kush doni të qeverisë? Opozita nuk duhet të presë që këtë pyetje ta shtrojë qeveria.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania