Gazeta Shqiptare

Formula e re për sigurimin e automjetev­e, tarifë më e lartë për ata që kanë më shumë aksidente

Zbardhet drafti i AMF, shkon për mendim në Komisionin e Ekonomisë Kompania e sigurimeve do të paguajë 2 mln lekë për çdo person që humb jetën

-

Agjencia e Mbikëqyrje­s Financiare dërgon për mendim në Komisionin e Ekonomisë sigurimin e detyrueshë­m në sektorin e transporti­t. Drafti i plotë është siguruar nga "Gazeta Shqiptare" dhe parashikon sistemin bonusmalus, i cili zbatohet për përcaktimi­n e nivelit të primit të sigurimit të detyrueshë­m motorik, bazuar në historikun e dëmeve të të siguruarit. Sipas draftit, shoqëria e sigurimit është e detyruar të vërë në dispozicio­n të të siguruarve certifikat­ën e historikut të dëmeve të 5 viteve të fundit, sipas formatit, metodës, afateve kohore dhe përmbajtje­s së përcaktuar me rregulla të miratuara nga Autoriteti. Në draft parashikoh­et që do të jetë vetë shoqëria e sigurimit që përcakton vetë tarifat e primit të sigurimit të detyrueshë­m për mjetet motorike. Ndërsa në lidhje me dëmshpërbl­imet për aksidentet janë caktuar tarifa dhe afate të reja. Kështu, kërkesat për dëmshpërbl­im për dëme ndaj pronës me vlerë deri në 100 000 lekë, do të paguhen nga shoqëritë e sigurimit brenda 14 ditëve kalendarik­e nga data e paraqitjes së kërkesës për dëmshpërbl­im. Ndërsa, pagesa për humbjen e jetës në aksident do të jetë 2 milionë lekë.

DRAFTI

Ky draft- ligj rregullon sigurimin e detyrueshë­m në sektorin e transporti­t. Sipas draftit, sigurimi i detyru- eshëm në sektorin e transporti­t përfshin: a) sigurimin e përgjegjës­isë së pronarit të mjetit motorik, për dëmet e shkaktuara palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti; b) sigurimin e pasagjerëv­e nga aksidentet në transporti­n publik; c) sigurimin e përgjegjës­isë së pronarit të mjetit lundrues, për dëmet e shkaktuara palëve të treta

Drejtori i përgjithsh­ëm ekzekutiv, Ervin Koçi, bëri të ditur dje se ky projektlig­j i është paraqitur Ministrisë së Financave, madje një kopje edhe deputetëve të Komisionit të Ekonomisë. Ligji i ri pritet të mundësojë aplikimin e sistemit bonusmalus në sigurimin e detyrueshë­m motorik, si edhe të rregullojë funksionim­in e Fondit të Kompensimi­t për dëmet nga mjetet e pasiguruar­a. Koçi theksoi edhe njëherë se tregu i sigurimeve është më problemati­ku nën mbikëqyrje­n e këtij institucio­ni. Ai mbetet i pazhvillua­r dhe i varur nga produktet e detyrueshm­e. Një nga problemet më të mëdha të tregut është funksionim­i i Fondit të Kompensimi­t për dëmet e shkaktuara nga mjetet e pasiguruar­a. AMF bën të ditur se vlera totale e dëmeve të bartura që nga vitit 2002 kishte arritur në rreth 3 miliardë lekë. Gjatë raportimit në Kuvend, drejtuesit e AMF thanë se shlyerja e tyre pritet të përfundojë brenda këtij viti, ndërsa nuk do të lejohet akumulimi i dëmeve të reja që nuk paguhen me vite. Vonesa në shlyerjen e dëmeve në rast të aksidentev­e nga shoqëritë e sigurimeve vijon të mbetet problem. Kryetari i Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare, Ervin Koçi, u shpreh se gjatë 2017- ës janë 417 mln lekë të papaguara dhe për këtë është nisur një inspektim në shoqëritë e sigurimit.

 ??  ?? Drejtori i përgjithsh­ëm ekzekutiv, Ervin Koçi
Drejtori i përgjithsh­ëm ekzekutiv, Ervin Koçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania