Gazeta Shqiptare

"Xhafaj", Edi Rama: SHBA e BE kanë verifikuar dhe s'kanë çfarë thonë

Kryeminist­ri në Kuvend: Krimet e Rënda taposën hetimet për kokainën "PD ' zbuloi' fakte të njohura, që nuk implikojnë ministrin"

-

Kryeminist­ri Edi Rama i bëri të qartë opozitës se historia e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është sqaruar edhe më parë nga vetë ministri dhe është verifikuar nga partnerët ndërko- mbëtarë. Gjatë seancës së tensionuar në Kuvend, Rama tha: "Nëse në këtë zurna do të kishte një grimcë të vërtetë lidhur me përgjegjës­i të çfarëdo natyre të ministrit tonë të Brendshëm, besoj se asnjë shqiptar nuk e quan të paarsyeshm­e bindjen time se përpara se të flisnin këta, do të kishte folur miku ynë, protagonis­t i jetës sonë publike, ambasadori amerikan; do kishte folur Bashkimi Europian, do kishin folur ata, të cilët nuk kanë lënë rast pa folur, pasi nuk kanë lënë rast pa verifikuar. Ata as kanë folur dhe as kanë çfarë të thonë fare, sepse për ta, ky është një fakt i njohur dhe nuk përbën asnjë implikim direkt ose indirekt, qoftë të qeverisë së këtyre, sepse kjo ndodhi, e publikuar dje me bujën e një lajmi sensaciona­l, i përket kohës kur qeverisnin këta, as për qeverinë tonë të parë, as për këtë qeveri dhe as për personalis­ht ministrin e Brendshëm", u shpreh më tej Rama. "E si ka mundësi, ndërkohë që shpërtheu ky ' zbulim sensaciona­l', ambasadori amerikan nuk iu referua hiç këtij fakti kaq tronditës, sipas këtyre, por u detyrua të mbajë qëndrim publik lidhur me një fakt tjetër, për të cilin këta përsëri na akuzuan neve, më akuzuan mua personalis­ht pas lëvizjes së kreut të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda?! A mund ta përfytyroj­ë kush, që nëse do të kishte një fije të vërtetë në goditjen e këtyre për lëvizjen e kreut të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, do kishte dalë miku ynë i shtrenjtë, njohësi i kudondodhu­r i të gjithë proceseve tona, për të vënë drejtësi në këtë vend?! Nuk diskutohet. Atëherë, pse del sot ky fakt? Kjo është pyetja", vijoi më tej kryeminist­ri. Sipas tij, kjo opozitë nuk ka as program, as ide e as skuadër. "Këta duan të vazhdojnë atë që kanë nisur, të pengojnë çeljen e negociatav­e, duke vazhduar të helmojnë sa të munden gjakun dhe mendjen e kujtdo, në çdo parlament të atyre vendeve, që sot mbeten kyçe për të marrë vendimin, që mund të jetë i interesuar për të thënë ' jo'", tha më tej Rama.

KOKAINA

Kreu i qeverisë u shpreh se, "çështja e kokainës, se këtyre u ka mbirë kokaina në gojë, tani që lufta me kanabisin është histori, i takon të shkuarës, është problem i këtyre dhe kjo nuk është pjesë e asaj politikës kush të shajë më shumë e kush të akuzojë më shumë. Sepse historia e kokainës së kapur së fundmi nga ne, nga agjencitë tona ligjzbatue­se nuk ka filluar dje dhe arrestimi i atij personit është i lidhur me një histori që ka filluar më parë. Një histori që ka filluar më parë, të cilën Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet ta kishte hetuar më parë. E vërteta e lidhur me trafikun e kokainës, e vërteta e lidhur me operacioni­n që çoi në pranga një eksponent të rëndë- "Ne duam të çelim negociatat për të garantuar një herë e mirë se ky vend nuk kthehet më mbrapa. Unë kam besim që ne do t'ia dalim. Kam besim që do ta kapërcejmë varganin e kodrave dhe të maleve me baltë, që na kanë vënë këta dhe që ndërtojnë këta, çdo ditë, në rrugën drejt fundit të qershorit", tha dje Rama në Kuvend.

sishëm, por jo të vetmin të këtij trafiku, e vërteta lidhur me taposjen e kanalit të hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për këtë çështje do dalë, mund të vonojë, por do dalë, siç kanë dalë shumë të vërteta të tjera", u shpreh kreu i qeverisë. Kryeminist­ri Edi Rama u pyet në një intervistë për radion ' BBC' në lidhje me bandat shqiptar. "Kam dëgjuar shumë nga këto teori gjatë fushatës së ' Brexit', por siç të dhënat zyrtare flasin qartë, shumë prej tyre janë vetëm ekzagjërim­e për qëllime të caktuara politike. Unë nuk po e mohoj këtë problem, por e kemi dëgjuar këtë lloj etiketimi edhe më parë në histori", tha Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dje në parlament
Kryeminist­ri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dje në parlament
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania