Gazeta Shqiptare

Sulmet e PD- së ndaj ministrit Xhafaj, Erjon Braçe: Mafia kështu sulmon

-

Deputeti

socialist, Erion Braçe, u shpreh dje në mbrojtje të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pas akuzave të opozitës për vëllain e ministrit. Përmes një postimi në "Facebook", Braçe shkruan "mafia kështu sulmon". "Fatmir Xhafaj nuk është një mik, koleg në Kuvend apo në partinë tonë. Fatmir Xhafaj është një njeri i ligjit! Formimin dhe çdo punë, nga fillimi në fund, e ka të lidhur me ligjin. Në më shumë se 20 vite që e njoh, nuk gjej një rast të vetëm në gjithçka që arkivoj- ju e dini që unë arkivoj plot që, dikush, qytetar apo politikan, përfshi dhe politiqen, oral, manual apo dixhital që, ta ketë akuzuar për një shkelje ligji, vjedhje, grabitje, ryshfet - në formën më të lehtë, pasurim apo pasuri të paligjshme. Asnjë, kurrë! Edhe sot, dje, pardje, para një viti, dy vitesh, pesë vitesh", u shpreh dje Braçe. "Fatmir Xhafaj është njeriu që udhëhoqi të gjithë procesin e Reformës në Drejtësi! Reforma në Drejtësi- historike, po shemb themelet e një sistemi juridik të korruptuar deri në palcë, i cili duke u hetuar siç reforma parashikoi, rezulton se ka grumbullua­r pasuri të paligjshme, duke rrjepur qytetarët e mjerë të këtij vendi në përmasa të frikshme. Shembja e themelit të korruptuar të drejtësisë po rrëzon sistemin e pandëshkue­shmërisë masive në këtë vend, po bën të prekshëm të paprekshmi­t me pushtet politik dhe ekonomik, ka rrëzuar garantët për ta, iu ka prishur qetësinë e fituar me mund politik- vendimmarr­je për prokurorë e gjykatës në sistem dhe para të cilat i kanë përdorur për të rehatuar dhe prokurorët e gjykatësit e korruptuar. Kaq është! Ky është qëllimi i sulmit!", shkroi dje Braçe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania