Gazeta Shqiptare

Balla: Historia e vëllait të Xhafajt, e ngjashme me atë të vëllait të Alibeajt

"Ministri ka marrë mbështetje­n e miqve amerikanë e evropianë"

-

Kreu

i grupit par lamentar të PS- së, Taulant Balla, vlerësoi dje për punën e shkëlqyer në krye të Ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj, duke hedhur poshtë akuzat e PD- së. "Lulzim Basha iu rikthye akuzave të babait të tij politik Sali Berisha, dje dhe sot, për vëllain e kolegut tonë Fatmir Xhafaj. Pak e çuditshme kjo rishfaqje e telenovelë­s së vjetër, ndodhur dhe ' xhiruar' 15- 20 vite më parë, në këto ditë të rëndësishm­e të rrugës europiane të Shqipërisë dhe kur puna e shkëlqyer e Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme ka marrë vlerësimin dhe mbështetje­n e miqve europianë e amerikanë të Shqipërisë", u shpreh dje Balla. "Prej 15 vitesh Sali Ber- isha dhe tani kryetari i komanduar i PD, Lulzim Basha, tjerrin të njëjtën histori personale të shtetasit Agron Xhafaj, i cili deri në vitin 2002 ka qenë një emigrant në Itali si shumë shqiptarë të tjerë. Siç i përgjigjej Fatmir Xhafaj më 7 tetor 2010 Sali Berishës, asokohe kryeminist­ër dhe Lulzim Bashës asokohe ministër i Brendshëm", u shpreh më tej Balla. Ai kujton se "Lulzim Basha në vitin 2010, ministër i Brendshëm, bashkë me Agron Kuliçajn kërkuan dhe kontrollua­n çdo dosje apo vendim për këtë çështje. Edhe në vitin 2012. Edhe më pas. Pra, lajmi ' bombë' i Lulit dje dhe sot është një histori shumë e vjetër. Ka ndodhur 20 vite më parë. Është një çështje që drejtësia italiane ka folur. Është një çështje po aq e ngjashme me vëllain e Enkelejd Alibeajt, e që ne e kemi mirëkuptua­r se deputeti apo ish- ministri Alibeaj nuk ka përgjegjës­i për vëllanë e tij. Është një çështje që nuk implikon sot, pas 20 vitesh, ministrin aktual të Brendshëm në asnjë rrethanë", tha Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania