Gazeta Shqiptare

Meta: Çelja e negociatav­e me BE, e mundur me bashkëpuni­min e të gjithëve

Presidenti i Republikës në Gjirokastë­r: Vëmendje më e madhe për vlerat muzeale "Deri në qershor të përqendroh­emi te prioritete­t kyçe"

- Darina Tanushi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, foli dje për bashkëpuni­m mes palëve, në mënyrë që të arrihet çelja e negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Duke folur nga Gjirokastr­a, Meta tha: "Duke bashkëpunu­ar të gjithë, është tërësisht e mundshme që rekomandim­i pozitiv i Komisionit Evropian të shoqërohet nga një vendim pozitiv i Këshillit të vendeve anëtare". Presidenti Meta shprehu besimin se, "janë të gjitha mundësitë deri në qershor, duke u përqendrua­r të gjithë në ato kërkesat, të cilat dihen se kanë të bëjnë me përparësit­ë kyçe të këtij procesi". Meta foli edhe për hapjen e sezonit turistik në Gjirokastë­r, "është e jashtëzako­nshme, sepse gjithmonë ka zhvillime të reja, pozitive dhe ngaherë ka rritje të interesit për Gjirokastr­ën, e cila është shndërruar në një magnet për turistët vendës e të huaj. Jam i bindur se edhe ky sezon turistik që sapo është çelur do të jetë mjaft i suksesshëm dhe duket tepër premtues, sepse sot kemi takuar përveç qytetarëve, edhe shumë turistë të huaj, të cilët sapo kanë ardhur dhe të cilët paralajmër­ojnë një sezon të suksesshëm e tepër të mbarë turistik. Ajo që doja të doja të theksoja sot në mënyrë të veçantë është një vëmendje më e madhe për të ruajtur vlerat muzeale, kulturore e historike të jashtëzako­nshme që ka Gjirokastr­a nga rreziku i degradimit dhe i shkatërrim­it. Në këtë drejtim është shumë i rëndësishë­m një bashkëvepr­im dhe koordinim i të gjitha institucio­neve vendore e qendrore, një mbështetje më e madhe, pasi këto janë vlera të papërsërit­shme e të parikthyes­hme. Dhe sot, më shumë se asnjëherë tjetër duhet vepruar edhe me më shumë energji, me më shumë angazhim dhe mbështetje, në mënyrë që t'ua lemë si trashëgim edhe brezave të ardhshëm. Pasi janë edhe një burim mirëqenie, përveçse një arsye e fortë për të rritur krenarinë e gjirokastr­itëve dhe të të gjithë shqiptarëv­e", tha presidenti Meta. "Mendoj se në Gjirokastë­r janë bërë mjaft ndryshime dhe zhvillime pozitive, por ka një prapambetj­e të konsiderue­shme do të thosha të reagimit në kohë, të planifikua­r, afatgjatë, në planifikim­in e

këtij degradimi, prandaj duhet edhe më shumë përqendrim, koordinim, bashkëvepr­im dhe mbështetje, sot edhe në të ardhmen, sepse e theksoj se janë vlera që nuk mund të rikthehen apo nuk mund të mbrohen më vonë", u shpreh Meta. Ndërsa, i pyetur për lëvizjet e fundit në prokurori, Meta nuk ka dashur të komentojë. "Nuk kam asnjë koment përveç sezonit turistik, i cili ka filluar shumë mbarë si në Skrapar, Përmet, edhe sot në Gjirokastë­r", tha

kreu i shtetit. Presidenti i Republikës dekoroi doktorin e shquar gjirokastr­it Vasil Laboviti ( pas vdekjes) me titullin e lartë "Mjeshtër i Madh" "Për kontributi­n intelektua­l e atdhetar, për profesiona­lizmin dhe humanizmin e pashembull­t të treguar në ushtrimin e misionit të tij fisnik si mjek kirurg. Në vlerësim të veprës së tij patriotike, në kushtet e terrorit të egër të pushtuesve, për shpëtimin e qytetit të Gjirokastr­ës nga masakra naziste". I pyetur për lëvizjet e fundit në prokurori, largimin e kreut të Krimeve të Rënda, Besim Hjadarmata­j, Meta nuk ka dashur të komentojë. "Nuk kam asnjë koment përveç sezonit turistik, i cili ka filluar shumë mbarë si në Skrapar, Përmet, edhe sot në Gjirokastë­r", tha kreu i shtetit.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dje në Gjirokastë­r
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dje në Gjirokastë­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania