Gazeta Shqiptare

Deputeti grek: Jo anëtarësim­it të Shqipërisë në BE, Rama narkotrafi­kant

-

Shqipëri- Greqi, që shpreh mbështetje­n për anëtarësim­in e Shqipërisë në BE sa më shpejt ka sjellë një reagim të ashpër të një prej deputetëve të Agimit të Artë në Greqi. Ky memorandum është nënshkruar tre vjet më parë nga ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë dhe projektlig­ji përkatës është shqyrtuar të enjten në një mbledhje të Komisionit parlamenta­r të Politikës së Jashtme. Dy partitë e koalicioni­t qeveritar, Syriza dhe Grekët e Pavarur, si dhe partia "To Potami" janë shprehur në favor të votimit të tij. Partia më e madhe opozitare Demokracia e Re, PASOK dhe Unioni i Qendrës thanë se do të pozicionoh­en gjatë diskutimit në seancë plenare kur edhe do të hidhet në votim. Ndërsa Agimi i Artë dhe Partia Komuniste thanë se do të votojnë kundër. Në fund, Komisioni ka propozuar që projektlig­ji të votohet nga parlamenti pa asnjë ndryshim. Gjatë diskutimev­e në komision e ka marrë fjalën edhe deputeti i Agimit të Artë, Kristos Papas, i njohur për deklaratat e tij antishqipt­are. Papas theksoi se, "Agimi i Artë i thotë jo anëtarësim­it të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në kohën që SHBA, NATO dhe BE mbështesin planet e shqiptarëv­e për krijimin e Shqipërisë së madhe". Papas akuzoi qeverinë aktuale greke pse siç tha, "falë politikave të saj, 50% e ushtarëve në ishujt e Greqisë janë me origjinë shqiptare". "Kryeminist­ri i Shqipërisë, narkotrafi­kanti Edi Rama dhe budallenjt­ë e Tiranës do t'i shkaktojnë edhe më tej shumë të këqija atdheut tonë", përfundoi deputeti i ekstremit të djathtë, i cituar nga portali i Agimit të Artë, citon "Ora News".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania