Gazeta Shqiptare

Çmimet e banesave, BSH: Ranë me 3.1% në tremujorin e parë

Kursi, BSH: Mbiçmimi i lekut, tregues për forcimin e ekonomisë Rënia e euros u ndikua nga prurjet valutore

-

mimet e banesave në kryeqytet ranë përsëri në tremujorin e parë të këtij viti. Indeksi i çmimit të banesave, që llogaritet me bazë tremujore nga Banka e Shqipërisë, duke zbritur edhe efektin e inflacioni­t, ra në terma realë me 3.1%. Sipas Bankës Qendrore, vitin e kaluar indeksi i çmimeve të banesave në Tiranë kishte rënë mesatarish­t me 5.4%. Këto të dhëna, në fakt, bien disi ndesh me një perceptim më pozitiv që ekziston mes një pjese të agjentëve imobiliar, për ecuri më pozitive në tregun e pasurive të paluajtshm­e. Banka e Shqipërisë sqaron se ndryshimet vjetore të indekseve në tregun e banesave gjatë tremujorëv­e të fundit kanë reflektuar, në një farë mase, edhe efektet e ndryshimit në kursin e këmbimit euro- lek. Duke qenë se çmimet e banesave kuotohen kryesisht në euro, në llogaritje­n e indeksit Banka e Shqipërisë i konverton në monedhën vendase me kursin mesatar të muajit përkatës. Megjithatë, përtej efektit të kursit, të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë edhe njëherë se optimizmi rreth rritjes së çmimeve në tregun e pronave në kryeqytet ende nuk mbështetet plotësisht në shifra. Në fakt, rritja e çmimeve është më e prekshme në ndërtimet e reja, të nisura në vitet e fundit, ku ka ndikuar pjesërisht edhe dyfishimi i taksës për ndikimin në infrastruk­turë, si edhe përqindjet shumë të larta që kërkojnë pronarët e tokës. Një faktor tjetër që ka ndikuar pozitivish­t kanë qenë normat shumë të ulëta të interesit dhe oferta e favorshme për kredi nga sistemi bankar. Megjithatë, pavarësish­t nga rritja e mbështetje­s me kredi për pasuri të paluajtshm­e, Banka e Shqipërisë ende nuk konstaton një rimëkëmbje tregu, të tillë që të çojë në një rritje mesatare të çmimeve.

KURSI

Banka e Shqipërisë ka argumentua­r se kursi i këmbimit, që ka shfaqur një tendencë mbiçmuese të lekut dhe rënie të vazhdueshm­e të euros, është ndikuar nga faktorë afatshkurt­ër të paktën sa i përket monedhës së përbashkët. "Kursi i këmbimit forcoi ritmet mbiçmuese muajt e fundit me një mbiçmim prej 5.3% ndaj gjithë shportës së monedhave, si rrjedhojë e reflektimi­t të euros. Në analizat e bankës, kjo prirje është në linjë me fondamente­t e ekonomisë, tregon për një ekonomi që po forcohet. Në tremujorë të veçantë, kursi është ndikuar nga pru- rjet valutore, që kanë qenë afatshkurt­ër", u nënvizua nga Banka e Shqipërisë gjatë prezantimi­t të Raportit të Politikës Monetare për tremujorin e parë 2018. BSH ka konfirmuar edhe një herë se rol në mbiçmimin e kursit të këmbimit kanë luajtur transaksio­net e operatorëv­e të mëdhenj, ndërkohë që oferta në valutë ka qenë më e lartë se kërkesa.

INFLACIONI

BSH nënvizon se informa- cioni i ri ekonomik dhe financiar i analizuar ka rezultuar në përputhje me pritjet. "Rritja ekonomike u ngadalësua në tremujorin e katërt 2017, kurse inflacioni u rrit në tremujorin e parë 2018. Kushtet e financimit mbeten lehtësuese dhe mbështesin nxitjen e kërkesës agregate. Megjithatë, kreditimi i sektorit privat vijon të jetë i moderuar. Inflacioni mesatar i tremujorit të parë shënoi nivelin 1.9%, duke shënuar rritje të lehtë në një tremujor më parë. Rritja e atribuohet rritjes së çmimit të qirasë dhe çmimeve të administru­ara. Rritja e inflacioni­t u favorizua nga zgjerimi i kërkesës agregate dhe presioneve të brendshme të inflacioni­t. Inflacioni mbetet nën objektivin tonë prej 3%", - nënvizon Banka në raport. Rritja ekonomike në tremujorin e fundit 2017 ishte 3.4 për qind e mbështetur sipas Bankës nga rritja e shpenzimev­e konsumator­ë dhe investimev­e private ndërkohe që stimuli fiskal është reduktuar. Deficiti i shkëmbimev­e tregtare me jashtë është zgjeruar. "Të dhënat e disponuara sugjerojnë për ritme të ngjashme rritjeje edhe në tremujorin e parë të vitit 2018. Parashikim­et tona sugjerojnë se ekonomia do të vijojë të rritet gjatë horizontit afatmesëm, e ndihmuar nga përmirësim­i i ambientit të huaj dhe nga kushtet e favorshme të financimit në vend. Shfrytëzim­i më i plotë i kapacitete­ve prodhuese, rritja e presioneve të huaja inflacioni­ste dhe ankorimi më i mirë i pritjeve inflacioni­ste afatmesme, krijojnë premisa për forcimin e presioneve inflacioni­ste. BSH parashikon se inflacioni do të kthehet në objektiv brenda vitit 2019" - pohon BSH duke nënvizuar se politika monetare do të vijojë të jetë në kahun stimulues.

 ??  ?? Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania