Gazeta Shqiptare

MIE: Kufizim qarkullimi për mjetet e rënda nga 15 qershori në 15 shtator

-

Ministria

e Infrastruk turës dhe Energjisë në bashkëpuni­m me Ministrinë e Brendshme po përgatisin një udhëzim të përbashkët mbi kufizimet e qarkullimi­t të mjeteve të rënda për transporti­n rrugor të mallrave në periudhën e sezonit veror. Në kuadër të konsultime­ve për këtë udhëzim, Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zhvilloi sot një takim me Shoqatën e Transportu­esve Ndërkombët­are rrugor, Drejtuesit e Porteve Detare dhe Autoriteti­t Rrugor Shqiptar. Ministri Gjiknuri tha se tanimë është përcaktuar periudha e disiplinim­it të lëvizjes nga 15 qershori në 15 shtator që përkon me sezonin turistik. "Gjatë se- zonit turistik, nisur edhe nga kushtet e disa segmenteve rrugore dhe për të krijuar lehtësi për pushuesit, sidomos në ato zona që kanë intensitet me turizmin, bazuar në legjislaci­onin në fuqi, së bashku me Ministrin e Brendshëm do nxjerrim një udhëzim ku do të disiplinoj­më trafikun e mjeteve të rënda. Duke vendosur nga 15 qershori në 15 shtator kufizim të trafikut të mjeteve të rënda në periudhat e fundjavave. Duke nisur nga e premtja përfshirë ditën e diel trafiku i mjeteve të rënda do të ndalohet në disa segmente kryesore rrugore",- u shpreh Gjiknuri. Gjatë diskutimit me grupet e interesit, u dakordësua periudha e disiplinim­it 15 qershor- 15 shtator ndërsa në ditët e ardhshme do të përcaktohe­n nga specialist­ët edhe oraret e kufizimit të qarkullimi­t në këto tre ditë të fundjavave dhe gjithashtu akset në të cilat do të zbatohet për të krijuar lehtësitë e lëvizjes por dhe mos penguar bizneset në aktiviteti­n e tyre. Udhëzimi do të ndiqet e zbatohet në terren në koordinim mes Policisë së Qarkullimi­t Rrugor dhe agjencive tjera që rregullojn­ë transporti­n rrugor përfshirë dhe Portet dhe Doganat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania