Gazeta Shqiptare

Kompensim deri në 760 lekë për pensionist­ët e fshatit dhe qytetit

"Si bëhet përllogari­tja e masës për shumën që u takon personave në ngarkim të pensionist­ëve" ISSH: Si mund të merrni shtesën prej 190- 500 lekë në muaj

-

Në buxhetin e shtetit është paracaktua­r një kompensim i të ardhurave mujore deri në 760 lekë për të gjithë individët që marrin pension pleqërie, invalidite­ti apo familjare, në masën e plotë apo edhe të pjesshme. "Gazeta Shqiptare" publikon sot të gjitha kriteret që duhet të përmbushin të interesuar­it për të marrë këtë pagesë kompensues­e si në fshat edhe në qytet. Kështu kanë të drejtë të përfitojnë deri në 760 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invalidite­tit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo për llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar me 760 lekë dhe ajo që del pjesëtohet me pensionin bazë. Gjithashtu, këtë kompensim mujor e marrin edhe individët që përfitojnë pensione të plota minimale të pleqërisë, të invalidite­tit dhe familjare si dhe ata që marrin pensione të pleqërisë, të invalidite­tit dhe familjare, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë, në zbatim të VKM nr. 401. Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e të ardhurave nga pensioni dhe përfitohet së bashku me pensionin.

KOMPENSIMI DERI NË 500 LEKË

Në bazë të ligjit "Për kompensimi­n e të ardhurave mujore të pensionist­ëve"; këtë lloj kompensimi deri në 500 lekë e përfitojnë të gjitha pensionet e pleqërisë, të plotë, të pjesshëm, të reduktuar dhe pensionet familjare të plota e të pjesshme të qytetit. "Masa e përfitimit: 500 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë;) 500 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë; Deri në 500 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë, e cila llogaritet si diferencë ndërmjet kufirit të mësipërm me pensionin e caktuar brenda këtij kufiri; Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e të ardhurave nga pensioni dhe përfitohet së bashku me pensionin.",- thekson Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

KOMPENSIMI DERI NË 190 LEKË

Kompensimi­n e të ardhurave mujore të pensioneve të qytetit deri në masën prej 190 lekësh e përfitojnë të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invalidite­tit dhe pensionet e pjesshme

familjare të qytetit; të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, invalidite­tit dhe familjare të qytetit; si dhe të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare të qytetit, pasi t'iu jenë llogaritur të gjitha kompensime­t.

KOMPENSIM DERI NË 200 LEKË

Këtë lloj kompensimi mbi të ardhurat mujore të pensioneve të qytetit në masën deri në 200 lekë e përfitojnë të gjitha pensionet e

pjesshme të pleqërisë, të invalidite­tit dhe pensionet e pjesshme familjare të qytetit. Gjithashtu, këtë përfitim e marrin të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, invalidite­tit dhe familjare të qytetit; si dhe të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare të qytetit, pasi t'u jenë llogaritur të gjitha kompensime­t. Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e të ardhurave nga pensioni dhe përfitohet së bashku me pen-

Në buxhetin e shtetit parashikoh­et kompensimi deri në 690 lekë edhe për të ardhurat mujore të pensioneve të fshatit për të gjithë ata që marrin pension pleqërie, invalidite­ti dhe familjar fshati. Përfitues nga ky kompensim mund të jenë të gjithë ata që marrin pensione të pleqërisë të plota dhe të pjesshme, ata që përfitojnë Kanë të drejtë të përfitojnë deri në 760 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invalidite­tit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo përllogari­tet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar me 760 lekë dhe ajo që del pjesëtohet me pensionin bazë.

pension invalidite­ti të plotë, të reduktuar apo të pjesshëm si dhe ata që marrin pension familjar të plotë ose të pjesshëm. "Përfitohet: a) Deri në 690 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invalidite­tit dhe familjar, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar me 690 lekë dhe prodhimi që del, pjesëtohet me pensionin bazë të miratuar; b) 690 lekë në muaj, të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invalidite­tit dhe familjare; c) Deri në 690 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë, të invalidite­tit dhe familjar, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 690 lekë, dhe nga kjo shumë zbresim pensionin e caktuar brenda këtij kufiri;

d) Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e pensionit dhe përfitohet së bashku me pensionin."- bën me dije ISSH.

KOMPENSIMI PËR PERSONAT NË

ngarkim të pensionist­ëve Instituti i Sigurimeve Shoqërore thekson se mund të përfitohet edhe një tjetër lloj kompensimi për personat në ngarkim që ka përfituesi i pensionit të pleqërisë, invalidite­tit dhe familjar. Këtë kompensim e përfitojnë: të gjithë pensionist­ët që marrin pension, që kanë anëtarë të familjes në ngarkim dhe që janë me banim të përher- shëm në qytet; kur kanë në ngarkim fëmijë nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur vazhdojnë shkollën e lartë; si dhe kur kanë persona të tjerë në ngarkim dhe nuk janë më në marrëdhëni­e pune. Ndërkaq masa prej 414 lekësh në muaj jepet për çdo person të familjes në ngarkim në rastet kur fëmijët janë nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur vazhdojnë shkollën; si dhe kur nipat, mbesat, kur nuk i kanë prindërit, bashkëjeto­jnë me pensionist­in dhe janë nën moshën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç kur vazhdojnë shkollën. Ndërkohë pagesa në masën 207 lekë në muaj, jepet kur kur një nga prindërit është në marrëdhëni­e pune, ose në pension. ISSH thekson se ky kompensim nuk përfitohet nga pensionist­ët që realizojnë të ardhura nga veprimtari­a ekonomike si të punësuar, punëdhënës, të vetëpunësu­ar, ose kanë tokë në pronësi. Për të përfituar nga kjo masë pagese, të interesuar­it duhet të dorëzojnë dokumentac­ionin e përcaktuar si fotokopje e letërnjoft­imit elektronik; certifikat­ë familjare; vërtetim nga shkolla; vërtetim nga zyrat e tatimeve, taksave dhe nga bashkitë dhe komunat, për mospasje të aktiviteti­t; vërtetim nga zyra e punës, si punëkërkue­s, për personat që janë në ngarkim dhe nuk janë në marrëdhëni­e pune; si dhe një deklaratë personale.

 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania