Gazeta Shqiptare

Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i energjisë elektrike

Instituti i Sigurimeve Shoqërore: Dokumentac­ioni që duhet të dorëzojnë shtresat në nevojë Sa do të jetë masa për pensionist­ët e fshatit e qytetit

- Voltiza Duro

Të gjitha kategoritë e individëve që marrin pension pleqërie, invalidite­ti apo familjar, mund të përfitojnë edhe kompensimi­n e shpenzimev­e nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike apo lëndëve djegëse. Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije se të sipërpërme­ndurit iu lind e drejta për të marrë këtë lloj kompensimi në masën 350 dhe 700 individëve që jetojnë në qytet. Ndërkohë iu jepet masa prej 200 lekë pensioneve të pleqërisë, invalidite­tit dhe familjare, kur përfituesi­t banojnë në fshat, ndërsa pensionist­ët e fshatit, kur banojnë në qytet, përfitojnë 350 lekë. Kështu për të marrë kompensimi­n prej 350 lekësh të interesuar­it duhet të dorëzojnë: një deklaratë personale, që plotësohet nga përfituesi pranë Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, në vendbanimi­n e tij si dhe një fotokopje e kontratës të energjisë elektrike nga operatori i shpërndarj­es së energjisë elektrike. "Dokumentac­ioni që kërkohet për përfitimin e shtesës prej 700 lekëve: a) Dokumentet e përshkruar­a në pikën 2; b) Certifikat­ë familjare, kur ka fëmijë në ngarkim, me kusht që ata të jenë deri në moshën 18 vjeç, dhe kur vazhdojnë shkollën deri në 25 vjeç, duke paraqitur vërtetimin e shkollës. Kur ka persona në ngarkim mbi këtë moshë, duhet të paraqitet dhe vërtetim nga zyrat e punësimit, nga zyra tatimore e Bashkisë dhe komunave dhe nga zyra e tatim- taksave",- thekson ISSH.

SHTRESAT NË NEVOJË

Edhe shtresat në nevojë, sipas VKM- së përkatëse iu lind e drejta e përfitimit të kompensimi­t nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Këtë masë e marrin kryefamilj­arët që përfitojnë pension invalidite­ti shtetëror dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar në sektorin publik ose të vetëpunësu­ar në sektorin privat si dhe kryefamilj­arët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror dhe jetojnë të vetëm ose kanë fëmijë në ngarkim, të cilët janë pa të ardhura. Të interesuar­it duhet të dorëzojnë një deklaratë personale, që ndod-

het, pranë Agjencive Lokale të Sigurimeve Shoqërore; një fotokopje të kontratës të energjisë elektrike, lidhur midis OSSH- së dhe personit; si dhe një certifikat­ë familjare.

Ndërsa për fëmijët mbi moshën 18 deri në 25 vjeç, kërkohet edhe një vërtetim që vazhdojnë shkollën. Masa e përfitimit nga ky kompensim është 640 lekë në muaj e mund të tërhiqet në postën paguese së bashku me pensionin. Ndërkaq, një pjesë e pensionist­ëve mund të përfitojë kompensim për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300KWH në muaj. Këtë kompensim në masën 648 lekë në muaj e marrin kryefamilj­arët që përfitojnë pension invalidite­ti shtetëror dhe pension invalidite­ti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësu­ar në sektorin privat; si dhe kryefamilj­arët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësu­ar. "Dokumentac­ioni që kërkohet: a) Deklaratë personale, që ndodhet, pranë Agjencive Lokale të Sigurimeve Shoqërore; b) Fotokopje e nënshkruar e Kartës së identiteti­t; c) Fotokopje e kontratës të energjisë elektrike, lidhur midis OSSH- së dhe personit; d) Fotokopje e librezës së energjisë, që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara; e) Certifikat­ë familjare",- thotë Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

KOMPENSIMI NGA NDRYSHIMI I ÇMIMIT TË BUKËS

Në buxhetin e shtetit është përllogari­tur edhe një masë kompensues­e për të gjithë ata që preken nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm, në masën prej 150 lekësh. Respektivi­sht kjo masë pagese përfitohet nga pensionet e pleqërisë, të invalidite­tit dhe pensionet familjare të qytetit.

 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania