Gazeta Shqiptare

Vetingu, shkarkohet gjyqtari i tretë i Kushtetues­es, Fatmir Hoxha

Gjykata mbetet me tre anëtarë, së shpejti seanca dëgjimore për Bashkim Dedjan e Gani Dizdarin KPK: Nuk justifikon një apartament në Tiranë me vlerë 140 mijë euro

-

Vetingu skualifiko­i ditën e djeshme nga radhët e sistemit të drejtësisë, anëtarin e tretë të Gjykatës Kushtetues­e, Fatmir Hoxhën. Vendimi për shkarkimin e tij u morr pas një hetimi administra­tiv disa mujor dhe zhvillimit të seancës dëgjimore publike. Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it vendosi t'i ndërpresë karrierën gjykatësit, me arsyetimin se ai nuk justifikon­in pasurinë. Gjykatësi i karrierës, rezulton se ka në zotërim vetëm një apartament banimi në Tiranë, megjithatë blerjen e tij nuk mundi ta justifikon­te me të ardhura të ligjshme. "Trupa gjykuese pasi mori në shqyrtim të gjithë dokumentac­ionin, kreu një proces të mirëfilltë, një hetim të thellë dhe të pavarur, dëgjoi pretendime­t e përfaqësue­sit ligjor më 7 maj.

Në përfundim të procesit të rivlerësim­it, trupa gjykuese vendosi me shumicë votash shkarkimin e Fatmir Hoxhës",- deklaroi relatorja. Gjatë shpalljes se vendimit, Hoxha nuk ishte i pranishëm, ndërsa avokati i tij nuk bëri asnjë koment. Më herët gjatë seancës dëgjimore, KPK theksoi se Hoxha disponon një apartament 112 m2 në Tiranë, e cila është blerë në shumën 140 mijë euro. Sipas këtij komisioni blerja e apartament­it nuk justifikoh­et, pasi për të është deklaruar marrja e një kredie si i pastrehë në vlerën 5 milionë lekë dhe mungon justifikim­i i pjesës së tjetër të shumës. Por sipas avokatit të gjyqtarit Hoxha, klienti i tij ka marrë borxh 28 mijë euro nga kunati i tij për blerjen e këtij apartament­i. "Është një element në vitin 2003 ku pre- tendohet nga KPK që nuk justifikoh­et pasuria. Por shuma është plotësisht e justifikue­shme. Gjyqtari ka qenë bashkëpunu­es me KPK- në. Apartament­in, gjyqtari e ka blerë me kredi dhe një borxh të marrë nga kunati në vlerën e 28 mijë eurove. Gjyqtari lekët e shtëpisë i ka bërë cash, por ai i ka deklaruar pranë ILDKPI. Nga dy dasmat e bëra gjyqtari ka grumbullu- ar vlera monetare dhe dhurata. Ai më pas ka marrë kredi, e cila është marrë në bazë të vendimit të Këshillit të ministrave. Borxhin e ka marrë për apartament, dhe deri tani ai është shlyer",- tha avokati Julian Mërtiri. Fatmir Hoxha është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë së Universite­tit të Tiranës në vitin 1991 dhe e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1993 si kry- etar i Gjykatës së Pukës. Në vitet 1996- 1998 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Apelin e Tiranës, ndërsa në vitet 20032008 ka mbajtur pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Apelit të Shkodrës. Hoxha është gjyqtari i pestë i Kushtetues­es që përfshihet në procesin e vetingut, pas Besnik Ymerajt, Fatos Lulos, Vitore Tushës dhe Altina Xhoxhajt. Ymeraj dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor, por u referua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it në Prokurori, Fatos Lulo dhe Altina Xhoxhaj u shkarkuan nga detyra, ndërsa Vitore Tusha është e vetmja e konfirmuar në detyrë deri më tani. Arsyeja e shkarkimit është e njëjtë për të gjithë: Nuk justifikoj­në pasurinë e tyre. Sakaq Gjykata Kushtetues­e, më e rëndësishm­ja në sistemin gjyqësor në Shqipëri, rrezikon të mbetet pa asnjë anëtar, për shkak të veprimit të ligjit të vetingut. Nga nëntë zyrat e gjykatësve kushtetues­e, vetëm tre prej tyre qëndrojnë ende të hapura. Kryetari i institucio­nit Bashkim Dedja e Gani Dizdari presin të vetohen për të mësuar nëse do të konfirmohe­n në detyrë, apo do largohen nga sistemi.

 ??  ?? Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it
Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania