Gazeta Shqiptare

Mashtroi qytetarët, arrestohet biznesmeni i ndërtimit Dritan Llanaj

-

Policia

e Tiranës ka vënë në pranga ndërtuesin e njohur Dritan Llanaj, pas masës ' Arrest me burg' të dhënë nga gjykata pesë ditë më parë. Mësohet se arrestimi i tij është bërë nga sektori i krimit ekonomik në policinë e Tiranës për akuzat: "Ndërtim i paligjshëm, falsifikim dokumentes­h dhe mashtrim me pasoja të rënda". "Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë me vendimin e datës 07.05.2018 ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurimit "Arrest me Burg" për veprat penale " Falsifikim i vulave dhe stampave", Ndërtim i paligjshëm", "Mashtrim", të parashikua­ra nga neni 190/ 1, 199/ a/ 3 dhe 143/ 3 i kodit penal. Materialet procedural­e do t'i kalojnë Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme", thuhet në

POLICIA

"Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e datës 07.05.2018 ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurimit "Arrest me Burg" për veprat penale "Falsifikim i vulave dhe stampave", "Ndërtim i paligjshëm", "Mashtrim". Materialet procedural­e do t'i kalojnë Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme",thuhet në njoftimin e policisë. njoftimin e policisë. Hetimet ndaj pronarit të firmës ndërtuese "Mesap- liku 05 shpk", nisën pas denoncimev­e të bëra nga disa familjarë, të cilët pretendojn­ë se janë mashtruar prej tij pasi nuk ka respektuar kontratën për tokën e dhënë për ndërtimin e një pallati. Banorët e Unazës së Re një vit më parë protestuan dhe e akuzuan Llanajn se iu kishte marrë truallin e tokës për të ndërtuar pallat, por më pas nuk respektoi kontratën e nënshkruar me ta. Të gjitha apartament­et sipas banorëve janë shitur dhe gjithçka është falsifikua­r.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania