Gazeta Shqiptare

Manjola Xhaxho kalon "në sitën" e vetingut, KPK: Pasuria e ligjshme, rezulton e pastër

Gjykatësja e Tiranës, drejt rikonfirmi­mit në detyrë

-

Komisioni

i Pavarur i Kualifikim­it zhvilloi ditën e djeshme seancën dëgjimore me gjyqtaren e gjykatës së Tiranës, Manjola Xhaxho, njëkohësis­ht kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Trupa Gjykuese e KPK- së, e cila përbëhej nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktar­i theksoi se për gjyqtaren Xhaxho kanë kryer hetimet të thelluar për tre kriteret, atë të pasurisë, aftësive profesiona­le dhe integritet­it të figurës. Sipas KPK, ILDKP ka sjellë raport që gjyqtarja Xhaxho ka bërë deklarim të saktë të pasurisë. "S'ka fshehje pasurie. Nga hetimi i thelluar ka munguar deklarata e vitit 2006. Gjyqtarja ka sjellë përgjigje se ka qenë me leje studimore jashtë vendit në atë vit. Nga hetimi i plotë për vlerësimin e pasurisë u mor raport nga ILDKPI. Na rezulton se gjyqtarja ka apartament 2+ 1 në pronësi të prindërve. Apartament­i i blerë nga gjyqtarja dhe i është dhuruar prindërve nga ajo në vitin 2011. Gjyqtarja nuk ka pasuri tjetër. Nga drejtoria e informacio­nit të klasifikua­r rezulton e pastër. KLD ka sjellë vlerësim që është e aftë profesiona­lisht",- tha relatorja e KPK. Ndërkohë gjykatësja u shpreh se ishte dakord me re- zultatin e hetimit administra­tiv. "Jam dakord me gjetjet e KPK- së, nuk kam asnjë objeksion. Sigurisht që kërkoj konfirmimi­n në detyrë",- tha ajo. KPK ka theksuar më tej se i vetmi problem i ngritur për Xhaxhon, e cila është prej 16 vjetësh gjykatëse në Tiranë, ishte mungesa e deklaratës së interesave personale në vitin 2006, por gjykatësja shpjegoi se gjatë atij viti kishte qenë me studime jashtë vendit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania