Gazeta Shqiptare

Sherri me thika te Politeknik­u, flet një nga të plagosurit: Nuk e njihnim autorin

Sulmoi katër të rinjtë për motive të dobëta, Henri Karaj: Më ngacmuan të dashurën Klajdi Marku: Na nxorën nga spitali para kohe, Feliksit i ra të fikët

-

Mesditën e së martës Tirana u trondit kur katër të rinj, dy prej tyre studentë të Universite­tit Politeknik mbetën të plagosur pranë ambientit të shkollës. Të rinjtë të moshës 18- 19 vjeç u qëlluan me thikë nga Henri Karaj, i cili u arrestua menjëherë pas konfliktit. Nga përplasja me thikë kanë mbetur të plagosur Jurgen Lleshi, Feliks Lleshi, kushërinj mes tyre bashkë me Klajdi Dumi dhe Klajdi Marku. Në një intervistë ekskluzive për "Gazeta Shqiptare", 19- vjeçari Kladi Marku, i cili ka vetëm 3 muaj që është kthyer në Shqipëri nga Suedia, tregon shkaqet e konfliktit. Ai shprehet i shqetësuar për faktin se si ngjarja u tjetërsua. "Ishin dy persona që na goditën, personi që u arrestua na goditi me thikë nga mbrapa, nuk njihja asnjërin prej tyre. U gjendëm rastësisht në konflikt, shkuam të takonin Jurgen Lleshin. Nuk kisha dijeni për rastin në fjalë, as për ngacmimin që pretendohe­t në media", u shpreh Klajdi Marku. Më tej ai tregoi se pas ngjarjes u transportu­an për në Spitalin Ushtarak, por mjekët i nxorën nga spitali, pavarësish­t gjendjes shëndetëso­re, duke pretenduar se ky veprim u bë për të lehtësuar pozitën e autorit Henri Karaj. "Një padrejtësi që na është bërë dhe që dëshiroj të bëhet publike është mënyra si na nxorën nga spitali pas plagosjes. Na mbajtën vetëm 3 orë. Dhe e gjitha kjo besoj është bërë që t'i lehtësohet pozita e personit që na sulmoi. Feliksit sapo doli nga spitali, i ra të fikët dhe e rikthyen prapë për t'i bërë serum. Pas serumit, e dërguan për në shtëpi dhe në mes të natës pati probleme shëndetëso­re dhe e dërguan sërish në spital", tregoi Marku. Ndërkohë, i arrestuari Henri Karaj ka thënë se ka vepruar në inat e sipër, pasi të rinjtë i ngacmonin të dashurën. "Nuk shkova për t'i plagosur. Ne u takuam dhe një ditë më parë dhe u thashë që ajo është e dashura ime dhe të mos e ngacmojnë. Kur ata pasdite e kishin ngacmuar sërish. Kur i pashë, këtë gjë u thashë, por ata më ofenduan dhe tentuan të më godisnin dhe unë qëllova me biçakun që kisha me vete", ka dëshmuar Henri Karaj.

Klajdi, mesditën e së martës ju u plagosët me thikë nga Henri Karaj pranë Universite­tit Politeknik, mund të na tregoni si ndodhi ngjarja?

Një ditë para se të ndodhte ngjarja kam qenë

me Feliksin te shtëpia e tij. Të nesërmen dolëm për të pirë kafe dhe rastësisht shkuam nga Politeknik­u, pa pasur asnjë informacio­n për sherrin që mund të ndodhte. Takuam djalin e xhajës së Feliksit, që është në atë shkollë, Jurgen Lleshin. Sherri ndodhi papritur, erdhën dy persona drejt Klajdi Dumit dhe Jurgen Lleshit, unë dhe

Feliksi u munduam të qetësojmë situatën. Por mesa duket ishte e planifikua­r që do bënin diçka dhe filluan të sulmonin. Janë edhe kamerat e Politeknik­ut, të cilat filmuan sherrin. Përplasja filloi afër shkollës dhe pas sherrit, kur u plagosëm, u drejtuam për te Presidenca pasi arritëm të shikonim një makinë policie dhe iu drejtuam

për ndihmë.

I njihnit autorët, cili ishte shkaku i konfliktit

Ishin dy persona që na goditën, personi që u arrestua na goditi me thikë nga mbrapa, nuk njihja asnjërin prej tyre. U gjendëm rastësisht në sherr, shkuam të takonin Jurgen Lleshin. Nuk kisha dijeni për rastin në fjalë, as për ngacmimin që

pretendohe­t në media. Jurgen Lleshi dhe Kladi Dume janë nxënës të Politeknik­ut, ne nuk jemi të shkollës. Një ditë përpara sherrit, Henri ka shkuar te shkolla dhe ka goditur me shpullë një student, pasi dyshoi se po i ngacmonte të dashurën. Në atë moment Klajdi Dumi ka mbrojtur studentin dhe i është kundërpërg­jigjur Henrit duke e qëlluar. Të nesërmen mesa duket ishte planifikua­r që Henri do debatonte me Klajdin. Ne nuk kishim asnjë lidhje me gjithë këtë situatë. Jurgeni dhe Klajdi janë shokë dhe ishin bashkë kur Henri u rikthye të nesërmen për të vazhduar konfliktin, ndërsa unë dhe Feliksi rastisëm në atë situatë. Më erdhi shumë keq që u përfshimë në këtë situatë dhe media pa marrë informacio­ne, na bëri publikë emrat duke thënë se u zumë për një femër, kur në të vërtetë ngjarja nuk ishte ashtu. Ne donin vetëm të mbyllej debati. Një padrejtësi që na është bërë, që dëshiroj të bëhet publike është mënyra si na nxorën nga spitali pas plagosjes.

Si është gjendja juaj dhe e personave të tjerë të plagosur?

Na shoqëruan për në Spitalin Ushtarak dhe ndenjëm vetëm 3 orë, edhe pse kishim ende nevojë për ndihmë mjekësore. E gjithë kjo besoj është bërë që t'i lehtësohet pozita e personit që na sulmoi. Feliksit sapo doli nga spitali, i ra të fikët dhe e rikthyen prapë për t'i bërë serum. Pas serumin e dërguan për në shtëpi dhe në mes të natës pati probleme shëndetëso­re dhe e dërguan sërish në spital. Ndërkohë, Jurgen Lleshi ndodhet ende në spital në gjendje të rëndë, pasi ka marrë disa plagë në trup nga sulmi me thikë. Pavarësish­t se ndodhet në atë gjendje, mjekët duan që Jurgeni të dalë nga spitali për të lehtësuar autorin.

Ju treguat që prej vitesh jetoni në Suedi, si jeni njohur me tre të rinjtë e tjerë, të cilët ishin pjesë e debatit?

Unë kam qenë në Suedi për azil prej një periudhë 4vjeçare dhe kam rreth 3 muaj që jam kthyer, edhe Feliksi ka familjen andej. Ne të dy jemi njohur në Suedi. Feliksi ka vetëm një muaj që është kthyer në Shqipëri së bashku me të dashurën e tij suedeze. Dy personat e tjerë i kam njohur prej Feliksit, pasi Jurgeni është kushëriri i tij.

 ??  ?? Feliks Lleshi dhe Klajdi Marku
Feliks Lleshi dhe Klajdi Marku
 ??  ?? Vendi ku ndodhi plagosja
Vendi ku ndodhi plagosja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania