Gazeta Shqiptare

Atentati në Shkodër, Gjovalin Guri: Më qëlluan dy persona sapo dola nga shtëpia

Policia identifiko­n autorët e krimit: Pista kryesore e hetimit, borxhi "S'i njoha për shkak të errësirës, nuk e di pse më zunë pritë, pasi nuk kam konflikte me askënd"

-

Pak orë pas atentatit ndaj 35- vjeçarit Gjov alin Guri, policia e Shkodrës ka mundur të identifiko­jë autorët dhe po punon për kapjen e tyre. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Grudë e Re të njësisë administra­tive Rrethina. Mësohet se Guri sapo ka dalë nga banesa e tij, është qëlluar me një plumb në trup, duke mbetur i plagosur. Menjëherë në vendngjarj­e ka shkuar policia si dhe një ambulancë e spitalit rajonal të Shkodrës, e cila ka bërë transporti­min e të plagosurit. Sapo ka mbërritur në urgjencën e spitalit, 35- vjeçarit i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Mjekët e këtij spitali dje bënë me dije se Gjovalin Guri është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, blutë kanë nisur hetimet. Pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimore, hetuesit e çështjes pohuan se Guri është qëlluar nga dy persona. Të ndihmuar nga errësira në një prej akseve dytësore të fshatit Grudë e Re, dy autorët kanë qëlluar ndaj 35vjeçarit, i cili mësohet ishte objektiv i këtij atentati.

ATENTATI

Ka qenë ora 22: 00, kur Gjovalin Guri ka dalë nga banesa e tij. Pak metra më tutje, dy persona e kanë pritur duke qëlluar ndaj tij me një pistoletë. Nga hetimet e bëra në vendngjarj­e, grupi i ekspertëve ka gjetur vetëm një gëzhojë pistolete. Menjëherë pasi kanë qëlluar në drejtim të 35- vjeçarit, dy atentatorë­t janë larguar me shpejtësi. Sipas burimeve të mësipërme, dyshohet se shkak i këtij atentati mund të jetë një borxh që personat e përfshirë në këtë ngjarje mund të kenë ndaj njëri- tjetrit. Kjo është një prej pistave kryesore që policia ka për momentin. Megjithatë, blutë po hetojnë në disa pista për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Përmes njoftimit zyrtar, policia e qytetit verior deklaroi se janë identifiku­ar autorët e krimit, por pa bërë me dije identiteti­n e tyre. Sipas bluve, njëri ka qëlluar ndaj Gurit me pistoletë ( me një plumb), ndërsa personi tjetër ka ndihmuar autorin që të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Tashmë forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të dy shtetasve të dyshuar si autorë të plagosjes. Kërkimet policore po bëhen përgjatë zonës ku ndodhi ngjarja në Grudë të Re, por edhe zona të tjera ku mund të ketë informacio­n në rrugë operative për vendndodhj­en e autorëve të plagosjes. Dy shtetasit akuzohen për veprat penale "Vrasje me paramendim" e

mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtj­e pa leje".

DËSHMIA E TË PLAGOSURIT

Pas plagosjes, policia ka

marrë në pyetje Gjovalin Gurin në ambientet e spitalit rajonal të Shkodrës. 35vjeçari i plagosur ka rrëfyer se ngjarja ka ndodhur

pak metra pasi ka dalë nga shtëpia e tij. Ai ka thënë se para bluve se nuk e ka idenë se cilët mund të jenë autorët e plagosjes së tij, sepse nuk Nga hetimet e bëra në vendngjarj­e, grupi i ekspertëve ka gjetur vetëm një gëzhojë pistolete. Menjëherë pasi kanë qëlluar në drejtim të 35- vjeçarit, dy atentatorë­t janë larguar me shpejtësi. Sipas burimeve të mësipërme, dyshohet se shkak i këtij atentati mund të jetë një borxh që personat e përfshirë në këtë ngjarje mund të kenë ndaj njëri- tjetrit. Kjo është një prej pistave kryesore që policia ka për momentin.

ka arritur që t'i identifiko­jë për shkak të errësirës. "Sapo dola nga shtëpia, më qëlluan. Mesa kam parë, kanë qenë dy persona. Nuk e kam idenë se kush mund të jenë sepse nuk arrita që t'i shoh. U larguan me shumë shpejtësi. Nuk e di arsyen e plagosjes, sepse unë nuk kam probleme me askënd, as ndonjë konflikt. Nuk e kuptoj përse më kanë qëlluar", është shprehur Gjovalin Guri.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi atentati
Vendi ku ndodhi atentati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania