Gazeta Shqiptare

Arratisja e 4 shqiptarëv­e nga porti i Pireut, ja si i shpëtoi policisë i tmerrshmi Juliano Halili

"Niko" është dënuar me burgim të përjetshëm për 4 vrasje

-

GREQI - Policia greke ka zbardhur detaje të reja në lidhje me arratisjen e 4 të dënuarve shqiptarë mbrëmjen e së mërkurës në portin e Pireut, teksa po transporto­heshin nga Athina për në Kretë. Mësohet se shqiptarët kanë arritur të heqin prangat dhe kanë ikur me vrap nga porti, ndërsa pritej të nisej trageti për në Hania. Mësohet se ata janë Juljano Halili, i dënuar me burgim përjetë për vrasje si dhe Alfons Ndoci, Robert Xhimaj dhe Petris Luçi të dënuar me 25 vjet burg për trafik droge. Policia e vendit fqinj ka arritur të kapë Xhimajn dhe Luçin, ndërsa vijon kërkimet për kapjen e Juljano Halilit dhe Alfons Ndocit. Ndërkaq, policia greke e konsideron të mirëorgani­zuar skemën e arratisjes së 4 shqiptarëv­e. Ndonëse u arrit kapja e dy prej të dënuarve, policia greke dështoi në kapjen e Halilit dhe Ndocit. Këta dy të fundit u larguan me shpejtësi drejt rrugës "Termopilet", ku dyshohet se janë marrë nga dy furgona që i prisnin. Burimet e mësipërme pohuan se dy të arratisuri­t, që konsideroh­en tepër të rrezikshëm do tentojnë të futen ilegalisht në territorin shqiptar. Juliano Halili, i njohur dhe emrin Niko, është dënuar me burgim të përjet- shëm për 4 vrasje. Ai u arrestua, pasi më 29 nëntor të vitit 2011 vrau me plumb në kokë 35- vjeçarin Fillim Mesaja si dhe djalin e këtij të fundit, Oligertin, vetëm 2.5 vjeç. Vrasjet që ndodhën në Kallamata ishin porositur nga greku famëkeq, Vasilis Varelas, për prishje të pazareve në fushën e trafikut të kokainës. Pas arrestimit të vrasësit me pagesë, policia zbuloi se ai kishte kryer edhe dy vrasje të tjera, një në vitin 2008, kur vrau një 28- vjeçar në Kallamata dhe vrasjen e një greku në Nea Filadelfia në 2009- ën. Arrestimi i tij u krye nga forcat speciale greke EKAM, në Porto Rafti pak kohë pas vrasjes së babë e bir nga fshati Caj i Kukësit. Juliano Halili do të transferoh­ej mbrëmë në burgun e Kretës. Ndërkohë, Alfons Ndocaj, i arratisuri i dytë është i dënuar për grabitjen dhe vrasjen e një gruaje në Elefsina. ar. su.

 ??  ?? I dënuari me burg përjet Juljano Halili
I dënuari me burg përjet Juljano Halili
 ??  ?? I arratisuri Alfons Ndoci
I arratisuri Alfons Ndoci

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania